Connect with Us

Krizë e rëndë politike në Itali

Bota

Krizë e rëndë politike në Itali

Publikuar

-

Teatrot e vërteta janë mbyllur për shkak të pandemisë. Por në Itali po zhvillohet një teatër tjetër – një dramë me krizën qeveritare, që është një dukuri shumë e shpeshtë në këtë vend.
Italia është mësuar me krizat qeveritare, por ndryshimet e qeverisë në mes të pandemisë nuk janë të zakonshme. Gazetat dhe programet televizive kanë tani vetëm një temë: Argëtimi i tmerrshëm dhe intrigues – jo në Netflix, por në një dramë e vërtetë politike.

Ndërsa Komisioni i BE-së në Bruksel dhe mbi të gjitha kompanitë italiane dhe njerëzit e biznesit janë duke pritur një plan për të ringjallur ekonominë, politikanët në Romë janë të shqetësuar më së shumti për veten dhe pushtetin. Qeveria e 66-të e Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve rreth programit të ripërtëritjes dhe rreth 200 miliardë euro që do të financohen nga Bashkimi Evropian.

Partneri më i vogël i koalicionit, partia e majtë-liberale “Italia-Viva”, e ish-socialdemokratit dhe ish-kryeministrit Matteo Renzi, ndërpreu bashkëpunimin. Kryeministri Guiseppe Conte, i cili nuk i përket asnjë partie, u detyrua të japë dorëheqjen, megjithëse i ka mbijetuar politikisht mocionit të votëbesimit në të dy dhomat e parlamentit.

Tjetri, ju lutem!

Tani duhet të formohet qeveria e 67-të e pasluftës. Për publikun italian, kriza të tilla janë më shumë rregull sesa përjashtim. Mandati mesatar i një qeverie italiane është vetëm 14 muaj. Sistemi kompleks i qeverisjes në Itali ka konsumuar deri tani 28 kryeministra. Por “Presidenti i Këshillit të Ministrave” – ky është titulli zyrtar, Guiseppe Conte, ka një shans të mirë për të formuar kabinetin e tij të tretë.

Në vitin 2018, pas fitores së populistëve të majtë dhe të djathtë në zgjedhje, atij iu mundësua të vijë në pushtet nga Lëvizja Pesë Yje dhe Lega, si një kandidat kompromisi, sepse ata nuk mund të binin dakord për asnjë nga politikanët e tyre të lartë. Ky koalicion jashtëzakonisht i pazakonshëm qeveritar zgjati vetëm një vit. Pastaj udhëheqësi i partisë ekstremiste të krahut të djathtë Matteo Salvini e pa shansin që të bëhet vetë kryeministër. Por llogaria e tij nuk funksionoi, sepse Conte çuditërisht arriti të fuste socialdemokratët dhe populistët e majtë në një aleancë qeveritare kundër Salvinit.

Hakmarrja e Renzi

Por ky koalicion ishte tani më i përçarë, që nga shtatori 2019, sepse ish-kryeministri Matteo Renzi u largua nga grupi parlamentar socialdemokrat dhe themeloi një parti të re të majtë-liberale me një grusht pasuesish besnikë. E kjo parti u bë papritmas partneri i tretë i koalicionit. Renzi, i cili humbi zgjedhjet e fundit parlamentare në 2018 nga populistët, kërkonte hakmarrje prej asaj kohe. Tani ai e pa shansin për ta rrëzuar Conten dhe për të bërë lojëra me Lëvizjen Pesë Yje.

Guiseppe Conte u përpoq javët e fundit që të shpëtojë aleancën e tij qeveritare. Por ai u ankua se Matteo Renzi kurrë nuk kishte thënë saktësisht se çfarë çmimi po kërkonte për të qëndruar në qeveri, ose për të formuar një qeveri të re. Renzi, i pajisur me një ego të fuqishme, shkonte nëpër emisionet televizive dhe premtonte se fundi i qeverisë do t’i shërbente mirëqenies së Italisë dhe menaxhimit më të mirë të pandemisë.

LEXO EDHE:  Kriza nga COVID-19/ Denaj: Pse nuk krahasohemi dot me Italinë e Spanjën për paketat e ndihmës ekonomike

Por votuesit nuk ishin dakord me te. Dy të tretat e italianëve e konsiderojnë të gabuar lëvizjen e Renzit. Marco Damilano, kryeredaktori i revistës “L’Espresso”, thotë se “spektakli është shpërfillje totale, nëse jo edhe përçmim i plotë, i shikuesve”. Në krizën më të rëndë ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, vendi duhet të ketë shqetësime të tjera.

Mattarella përcakton kursin

Pas dështimit të përkohshëm të qeverisë Conte II, tani rendin e ka presidenti Italian Sergio Mattarella, i cili ditët e ardhshme do të presë udhëheqësit e të gjitha partive në Parlament. Mattarella do të tregojë nëse ia vlen t’i jepet mandati për të formuar një qeveri përsëri Contes. Por ai mund të caktojë një kandidat tjetër për të formuar qeverinë. Nëse kjo dështon, krijimi i një të ashtuquajture “qeveri teknokratike” do të ishte e mundur, por edhe kjo kërkon miratimin e të dy dhomave të parlamentit. Si mundësi mbetet edhe zgjedhja e një parlamenti të ri. Por shumica e partive, përveç populistëve të Lega dhe radikalëve të Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë), nuk duan zgjedhje.

Zgjedhjet do të ndihmonin të djathtët

Periudha e rregullt legjislative zgjat deri në pranverën e vitit 2023. Sipas sondazheve, populistët e krahut të majtë të Lëvizjes Pesë Yje do të humbnin në mënyrë drastike. Matteo Renzi nuk do të kishte asnjë shans të kalonte pragun dhe të futet përsëri në parlament. Socialdemokratët do të mbeteshin afërsisht në pozita të njëjta. E djathta e moderuar Forza Italia, partia e Silvio Berlusconit, do të dëmtohej keq. E vetmja që do të mund të festonte, do të ishte Lega e Matteo Salvinit, i cili e sheh veten si kryeministrin e ardhshëm. Por krahu i djathtë nuk do të kishte një shumicë të veten. Në mënyrë dramatike mund të rriten edhe ekstremistët e Fratelli, nga katër në 17 përqind. Për më tepër, deputetët e tanishëm nuk kanë aspak dëshirë të humbin para kohe vendet e tyre të punës dhe dietat e majme. Tashmë është e qartë se shumë prej tyre nuk do të futen prapë në parlament, sepe parlamenti italian do të ulë numrin e deputetëve nga 950 në 600 pas zgjedhjeve të ardhshme.

Mission impossible?

Sipas të gjitha gjasave, Guiseppe Conte do të përpiqet të formojë një kabinet të ri, të tretin me radhë. Shansi ekziston, sepse deputetët italianë shpesh ndryshojnë përkatësinë e tyre dhe kalojnë nga një grup në gurpin tjetër parlamentar, varësisht nga interesat dhe favoret. Conte tani mund të përpiqet t’i bindë deputetët e pavarur apo liberalët që të votojnë për një mandat të tretë të tij, për të evituar zgjedhjet e reja.

Ndryshe kryeministri më i suksesshëm i Italisë deri tani ka qenë Silvio Berlusconi, shikuar nga kohëzgjatja e mandatit të tij. 84 vjeçari Berlusconi, i cili u shoqërua nga skandale të shumta, ende ka gisht në partinë e tij Forza Italia dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit në politikën italiane. Ai tani është anëtar i Parlamentit Evropian. Por as kryeministri aktual Giuseppe Conte nuk është aq keq në renditjen e kohëzgjatjes në këtë post. Ai është në vendin e njëmbëdhjetë, menjëherë pas Matteo Renzit./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Publikuar

-

Nga

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Mbi dy mijë doza të vaksinës anticovid të falsifikuara janë sekuestruar në Kinë dhe në Afrikën e Jugut.

Lajmi është bërë i ditur nga Interpol, i cili dhe më herët ka ngritur alarmin se vaksinat do të ishin objektiv kryesor për organizatat kriminale.

Rreth 400 ampula, ekuivalente me rreth 2,400 doza të vaksinës se rreme u gjetën në një depo në Kinë së bashku me një sasi të madhe maskash. Policia arrestoi 80 persona në një fabrikë që pretendohet se prodhonte vaksinë false.

LEXO EDHE:  Raporti për largimin e shqiptarëve/ Gjosha ‘shkund’qeverinë: Të ndalet ‘gjakderdhja’, nuk jemi në luftë

LEXO EDHE:  Ekonomia drejt “vdekjes së kontrolluar”

Hetimet vazhdojnë dhe Interpol po merr gjithashtu raporte shtesë të shpërndarjes të vaksinave false dhe përpjekjeve të mashtrimit që synojnë organet shëndetësore, të tilla si shtëpitë e të moshuarve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata e Covid në Kosovë/Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave

Publikuar

-

Nga

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se nesër do të bëhet vlerësimi i masave anticovid dhe në rast shtimi të rasteve, masat do të ashpërsohen.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, Zemaj deklaroi se në bazë të situatës mund të ketë ashpërsim të masave dhe kufizim të lëvizjes.

“Do të vlerësohen edhe më tej masat dhe aktivitetet për të parandaluar infeksionin. Nëse kemi rrezikshmëri dhe rritje të numrit të rasteve, masat do të jenë më rigoroze, do të ketë edhe kufizim të lëvizjes dhe aktiviteteve tjera. Duhet të vazhdojë ndalesa për të gjitha takimet që konsiderohen shpërndarëse të infeksionit. Aktivitetet duhet të jenë të organizuara sipas manualit për pandeminë. Institucionet publike dhe ato private duhet të funksionojnë duke iu përmbajtur strikt manualit”-theksoi Zamaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosovë/KQZ shpall zyrtarisht fitues VV, Vjollca Osmani deputetja më e votuar

Publikuar

-

Nga

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në 14 shkurt.

Rezultatet i ka bërë të ditura kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ku në krye të listës kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 438 mijë e 334 vota. Pas Vetë Vendosjes partia e dytë më e votuar është Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota.

Vjosa Osmani e cila mban detyrën si Presidente në Kosovë ka arritur të jetë deputetja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit duke siguruar 300 mijë e 788 vota.

LEXO EDHE:  Ekonomia drejt “vdekjes së kontrolluar”

LEXO EDHE:  Ekonomia drejt “vdekjes së kontrolluar”

“Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Numri i votuesve 89 mijë e 257 votues jashtë kutive të votimit. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK’ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, u shpreh Daka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE