LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hajdari ‘shkund’ Kuvendin/ Qytetarët e Elbasanit i njohin me emër e mbiemër grupet kriminale

28 Janar 2021, 10:18, Politikë CNA
Hajdari ‘shkund’ Kuvendin/ Qytetarët e Elbasanit i njohin me

Deputjetja Rudina Hajdari ka ngritur tonet gjatë fjalës së saj në Kuvendin për krimin dhe varfërinë që ka ?mbërthyer? vendin.

Hajdari tha se në Elbasan nuk ka banorë që të mos dijë me saktësi, aktivitetet e katër bandave, por kryeministri, policia, prokuroria nuk dinë asgjë, duke hedhur akuza për bashkëpunimin, shtet-mafia.

Çfarë vlere kanë këto ligje kur shteti është shkrirë me krimin e  organizuar! Vij pas disa javësh nga Elbasani ku shikoj se çdo qytetar në atë vend i di me emra e mbiemra grupet kriminale.

Nuk ka banor që nuk di se ku janë me vendndodhje, magazina, me detaje aktivitetet e 4 bandave që sot sundojnë Elbasanin. Të gjithë banorët kanë dijeni për aktivitetet kriminale. Si ka mundësi që ministri i Brendshëm nuk thotë asgjë, si ka mundësi që km dhe kryeprokurori nuk thotë asgjë mbi këto organizata kriminale.

Si ka mundësi që ky shtet është gati ti marrë fshatarët nga qerret, t?i nxjerrë, t?i vërë taksa, t?i gjobisë dhe kur nuk paguajnë energjinë elektrike, ky është i njëjti shtet që vret të rinjtë nëpër lagje.

Si ka mundësi që e njëjta qeveri nuk arrin dot të luftojë krimin e organizuar. Si mundësi që i njëjti shtet i çon taksidarët biznesit të vogël, duke iu vënë gjoba, godet padrejtësisht ata që punojnë në mënyrë të ndershme dhe e ka të pamundur të luftojë kriminalitetin.

Ikni në tregun e Elbasanit dhe flisni me tregtarët dhe do ju thonë që s?kanë marrë asnjë ndihmë gjatë pandemisë.

Ligje e letra pa fund. Ikni në fshtrat e Elbasanit e flisni me banorët të cilët edhe vajin e ullirit e mbajnë në shtëpi se nuk ka treg ta shesin.

Kriza është ulur këmbëkryq në familjet e tyre. Dilni nga ato vila lukzoze që keni, vijoi më tej Hajdari./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga