Connect with Us

Energjikë dhe optimistë/ 10 rregullat që duhet të ndiqni për të patur një ditë të lumtur në punë

Life Style

Energjikë dhe optimistë/ 10 rregullat që duhet të ndiqni për të patur një ditë të lumtur në punë

Publikuar

-

Energjikë dhe optimistë/ 10 rregullat që duhet të ndiqni për të patur një ditë të lumtur në punë

Shkoni në punë disa minuta më parë

Shkoni në punë disa minuta më parë ose jini të përpiktë, është hapi i parë për të qenë të lumtur në jetën profesionale. Nëse shkoni me vonesë, duhet të nisni gjithë punët në mënyrë të nxituar ose nervoze. Ndër të tjera keni pak kohë në fillim të ditës. Kur ju jeni të përpiktë do të fitoni po ashtu vlerësimin e drejtuesve më të lartë. Puna ju jep më shumë kënaqësi nëse ndiheni i vlerësuar.

Mbani në rregull tavolinën e punës

Përpiquni që ta mbani gjithnjë në rregull tryezën apo vendin tuaj të punës. Duhet t’i vini mjetet e punës gjithnjë në vendin e tyre. Kur ju duhet diçka në mënyrë urgjente, ju nuk do të nervozoheni për ta gjetur se ku është.

 Personalizoni vendin e punës

Sipas disa studimeve, ata që personalizojnë tavolinën e tyre të punës punojnë më mirë. Ju mund të mbani në tryezë ndonjë vazo me lule, ndonjë foto që ju frymëzon apo foto të familjes suaj. Me këto teknika të thjeshta do të ndiheni më komodë kur punoni dhe do të jeni më efektivë.

 Kryeni më parë punët më të thjeshta

Nëse e nisni ditën me punët më të thjeshta dhe ato që kryhen më shpejt, në pak kohë do të pakësohen dhe gjërat që duhet të bëni. Edhe pse mund të duket vetëm diçka e jashtme, nga ana psikologjike është e rëndësishme që të shihni punët që pakësohen me kalimin e kohës. Kjo do t’ju nxisë të bëni edhe punët më komplekse në një moment të dytë.

Vini një muzikë nën sfond

Studime të shumta kanë vërtetuar se të punosh duke dëgjuar muzikë rrit përqendrimin. Në këtë mënyrë ju do t’i kryeni punët tuaja në një kohë më të shkurtër.

Jini të sjellshëm

Shpesh mund të rezultojë e ndërlikuar të jesh i sjellshëm me ata që ju trajtojnë keq, veçanërisht kur i keni nervat copë. Nëse ndihmoni klientët apo kolegët kur kanë nevojë për ndihmë, shumë shpejt ata do t’ju shprehin mirënjohje. Nëse veproni me nervozizëm nuk do të jeni asnjëherë të lumtur.

Bëni pushim herë pas here

Për të qenë të lumtur në punë duhet të bëni pak pushim herë pas here. Pini një kafe, flisni me kolegë rreth e qark, apo lexoni lajme në internet. Dita juaj do të jetë më e rëndë dhe më e mërzitshme nëse ju nuk bëni ndonjë pauzë të shkurtër. Nëse punoni para kompjuterit ju duhet gjithnjë t’i çlodhni sytë tuaj. A keni provuar ndonjëherë të bëni një shëtitje në ajër të pastër? Dilni dhe merrni pak ajër, kjo do t’ju rifreskojë trupin dhe mendjen.

LEXO EDHE:  U sulmua me granatë në zyrën e tij/ Kryebashkiaku i Lushnjes rikthehet në punë

 Mos bëni shumë punë njëkohësisht

Të bësh shumë punë njëkohësisht mund të duket se sjell avantazhe në afat të shkurtër. Në të vërtetë, kjo ngadalëson ritmin tuaj. Përqendrohuni në një punë të vetme. Nëse doni të përmbushni gjithë detyrat tuaja, bëni në fillim të ditës një listë të punëve urgjente që duhet të kryeni me radhë. Në fund të ditës, do t’ju japë më shumë kënaqësi nëse e keni kryer një punë ashtu siç duhet se sa të keni bërë pesë punë njëherësh të papërfunduara.

Mos kërkoni shumë nga vetja

Në punë nuk duhet të merrni përsipër të bëni gjëra të cilat nuk i bëni dot. Në të njëjtën mënyrë, ju nuk të pranoni të bëni shumë punë për t’u bërë favore kolegëve. Drejtuesit do ta vlerësojnë sinqeritetin tuaj në pranimin e limiteve tuaja. Në këtë mënyrë do të demonstroni aftësi organizative dhe vetëkontrolli. Mendoni më parë për përmbushjen deri në fund të punëve tuaja – vetëm atëherë mund të merrni përsipër detyra të tjera.

Shpërbleni veten

Nëse doni të ndiheni më të kënaqur sa i përket jetës profesionale, duhet të shpërbleni veten kur ju arrini të çoni me sukses në fund detyrat që ju janë ngarkuar. Kur të arrini përmbushjen e objektivave, ju mund t’i kushtoni kohë gjërave që ju pëlqejnë më shumë. Dilni në darkë me të dashurën/të dashurin tuaj për të festuar një sukses në jetën profesionale. Shkoni në kinema ose bëni shopping në një qendër tregtare. Veprime të tilla, mjaft shpërblyese nga ana psikologjike, mund të thyejnë rutinën dhe t’ju nxisin që të jepni më shumë në punën tuaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kuriozitete

Pse shumë njerëz vuajnë nga ankthi i thirrjeve telefonike?

Publikuar

-

Nga

Pse shumë njerëz vuajnë nga ankthi i thirrjeve telefonike?

Qëndrimi në kontakt me të dashurit tuaj pa i takuar ata fizikisht, është bërë edhe më i rëndësishme gjatë pandemisë aktuale. Por për disa njerëz, marrja e një telefonate apo telefonimi i dikujt, është një përvojë stresuese.

Ankthi i thirrjeve telefonike, ose telefonia, është frika dhe shmangia e bisedave telefonike, dhe ai është bërë i zakonshëm në mesin e atyre me çrregullime të ankthit social. Disa simptoma emocionale të ankthit nga thirrjet telefonike, përfshijnë vonesën apo shmangien e bërjes së telefonatave për shkak të ankthit të shtuar, ndjenjën shumë nervoze ose ankthin para, gjatë dhe pas telefonatës dhe fiksimin apo shqetësimin për atë që do të thoni.

Simptomat fizike përfshijnë të përziera, rritje të rrahjeve të zemrës, gulçim, marramendje dhe tension muskulor. Nëse ndiheni kështu, nuk jeni vetëm. Një sondazh i vitit 2019 i punonjësve të zyrave në Britani, zbuloi se 76 për qind e të rinjve të rritur, dhe 40 për qind e fëmijëve kanë mendime negative kur u bie telefoni.

Për shkak të kësaj, 61 për qind e të rinjve i shmangnin plotësisht thirrjet telefonike, krahasuar me 42 për qind të adoleshentëve. Të biseduarit në telefon mund të jetë shqetësuese, pasi ne jemi të kufizuar vetëm tek tingujt e zërave tanë.

Në mungesë të të gjitha shenjave të tjera sociale – përfshirë gjestet, gjuhën e trupit dhe kontaktin me sy – ne shpesh mund të ndjehemi të vetëdijshëm për tingullin e zërave tanë dhe zgjedhjen tonë të fjalëve. Falë teknologjisë, ne shpesh mund të kalojmë ditë, javë apo edhe muaj pa folur drejtpërdrejt me të tjerët në telefon.

Një studim zbuloi se njerëzit me këtë simptomë, preferojnë dërgimin e mesazheve sesa thirrjet telefonike, duke e vlerësuar atë si një medium superior për kontaktet ekspresive dhe intime.

LEXO EDHE:  110 mijë vende të reja pune/ Zotohet Basha: Do e bëj pagën minimale 36 mijë lekë

LEXO EDHE:  110 mijë vende të reja pune/ Zotohet Basha: Do e bëj pagën minimale 36 mijë lekë

Disa njerëz zgjedhin dërgimin e mesazheve, pasi kjo gjë u jep atyre kohë të mendojnë për formulimin e mesazheve të tyre, duke u dhënë mundësinë të jenë jo formalë. Në disa raste, ata zhvillojnë një personalitet të ndryshëm të veçantë dhe në kontrast me jetën e tyre reale, më të heshtur.

Gjithashtu, studimet sugjerojnë që ankthi i thirrjeve telefonike, lidhet me një shqetësim mbi atë që mendon personi tjetër për ta. Duke eleminuar reagimin e menjëhershëm të të tjerëve në bisedat e folura, mesazhet me tekst mund t’u ofrojnë këtyre njerëzve njëlloj mënyre për të pasur kontakte shoqërore, pa frikën e refuzimit ose mosmiratimit.

Ekspertët mendojnë se një nga mënyrat më efektive, për të kapërcyer ankthin gjatë bisedave telefonike, është që të ekspozoheni ndaj më shumë telefonatave. Sa më shumë ta bisedoni në telefon, aq më pak sfilitëse bëhet kjo përvojë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Debati me Julin pas komentit “Je si vaji i Borshit”/ Sindi flet për marrëdhënien me konkurrentin

Publikuar

-

Nga

Debati me Julin pas komentit “Je si vaji i Borshit”/ Sindi flet për marrëdhënien me konkurrentin

Pak javë më parë mes Sindi Locit dhe Julit të Përputhen pati një debat shumë të fortë që shkoi deri në ofendime. Pas kësaj si Sindi dhe Juli u pezulluan për disa ditë. Pas kthimit të tyre ata u vendosën në një përballje me njëri-tjetrin për të sqaruar të gjitha gjërat që kishin ndodhur mes tyre në emision dhe në prapaskenë pas komentit të Julit ku e krahasoi Sindin me vajin e virgjër të Borshit.

LEXO EDHE:  110 mijë vende të reja pune/ Zotohet Basha: Do e bëj pagën minimale 36 mijë lekë

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Punët e mira bëhen me nxitim

Le të themi që dyshja u sqaruanb pas përballjes, por si është marrëdhënia e tyre pas debatit?

Teksa ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Sindi ka treguar se marrëdhënia mes tyre është normale.

Ne as nuk u vramë, as nuk patëm diçka që të mos flasim më kurrë me njëri-tjetrin. Një leksion shumë i rëndësishëm që kam mësuar unë në “Përputhen” është ‘kurrë mos thuaj kurrë’, shkruan ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Leonora Jakupi feston ditëlindjen/ A e dini sa vjeç mbush këngëtarja?

Publikuar

-

Nga

Leonora Jakupi feston ditëlindjen/ A e dini sa vjeç mbush këngëtarja?

Ditën e sotme këngëtarja Leonora Jakupi feston ditëlindjen. Kënëgatrja e njohur është rritur në skenë dhe ka një karrierë të gjatë në muzikë.

Jemi mësuar ta shohim në skenë gjithnjë dhe duket sikur vitet kanë ndaluar për Leonorën. Ajo ka të njëjtën pamje të freskët si gjithnjë dhe mjaft e kuruar në daljet e saj.

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Dashuria dhe puna në fokus, zbuloni si do të jetë kjo ditë për ju

LEXO EDHE:  Fotot/ Punët që robotët kanë mësuar t’i bëjnë, nga polic tek bankier dhe operator ekologjik

Por a e dini se sa vjeç mbush sot Leonora?

Leonora mbush plot 42 vjeç. Në rrjetin e saj social, Instagram kanë vërshuar komentet komplimentuese nga miqtë dhe të afërmit.

Kujtojmë se kohë më parë ajo rrëeu se ishte në një lidhje dashurie, megjithëse ka vendosur që partnerin e saj ta mbajë larg syrit mediatik./ CNA.al

LEXO TE PLOTE