Connect with Us

Çfarë nuk duan të kuptojnë analistët e Lulzim Bashës

Politikë

Çfarë nuk duan të kuptojnë analistët e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Minutat e fundit: Të hënën Berisha i jep Lulzimit listat e deputetve, dhe ai me zarf të mbyllur i dorzon në KQZ

Analistët e Lulzim Bashës, pra jo të opozitës, por persona të Lulit, dje në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut u përpoqën të tregonin se sondazhet flisnin të gjitha gabim. Pra për ta ishin të besueshme vetëm sondazhet që nxjerrin Lulin fitues.

Në fakt tentuan të sillnin edhe argumenta, shifra apo fakte në lidhje me ardhjen në pushtet të ish kryeministrit Sali Berisha, mënyrën sesi u moderua, qasja e politikës e të tjera. Por, në thelb ata bënin sikur s kuptonin pasi e dinin mjaft mirë por, nuk e artikulojnë publikisht, cilat ishin problematikat e vërteta. Së pari, problematikat lidhen me shifrat, ato që ata nuk i pranojnë.

Shifrat thonë të vërtetën dhe Artan Hoxha përshembull nuk e pranon dot që shumica e shqiptarëve të jenë kundër qeverisë apo të pakënaqur prej saj ekonomikisht apo mbi situatën që po kalon vendi pas tërmetit, gjatë kohës të pandemisë apo të tjera si këto, akuzat e shumta, korrupsioni apo keqqeverisja dhe kjo nuk është kthyer në votë për Partinë Demokratike apo për Lulzim Bashën, kjo është e vërteta dhe mesa duket nuk do të kthehet.

Nga ana tjetër Preç Zogaj artikuloi se Berisha u moderua dhe artikulimi i moderuar sollën avantazhe, por edhe kjo ka një tjetër qasje pasi Lulzim Basha nuk është i moderuar dhe mesa duket nuk do t’i kthehet kjo fitore për Bashën.

Le te sjellim më poshtë, një analizë të shkurtër, për ata që dinë analistët e Lulzim Bashës dhe nuk i thonë.

Së pari shifrat, flasin kundër qeverisë, kjo është e vërtetë por, nxjerrin edhe Edi Ramën sipër Lulzim Bashës sepse në krahasim me 2005 ka një gjë shumë të ndryshme. Në 2005 Sali Berisha nuk akzuohej as për vila sepse nuk i kishte ato, nuk akuzohej për kunatin siç akuzohet Lulzim Basha, nuk i thoshte askush dot gjumash por ishte një “bishë” politike, nuk i thoshte dot as i paaftë politikisht , nuk i thoshte dot asnjeri që nuk kupton, asgjë të tillë.

Kurse Lulzim Bashës sot në gati tre muaj para zgjedhjeve ja thonë të gjitha, gjumash, i paaftë, i korruptuar, shton vilat e të tjera dhe këto ja thonë edhe brenda PD, Berishës nuk ja thoshte njëri këto. Nga ana tjetër jo vetëm kaq,

Sali Berishën askush nuk e bëri ortak me Fatos Nanon, Lulzim Basha shihet si ortak i Edi Ramës dhe midis dy zgjidhjeve njerëzit mbajnë atë që është në pushtet. Për të folur për moderimin e pretenduar nga Preç Zogaj ka një ndryshim të madh, Sali Berisha bashkoi gjithë palët dhe moderoi në një mënyrë brilante.

Lulzim Basha jo vetëm që nuk po moderon por, shpeshherë duke dalë nga vetja tregon se është një njeri i paqendrueshëm , me ankthe dhe që nuk mban dot ngarkesa. Kujtojmë këtu emisionin e fundit “Opinion” , një shpërthim ndaj një drejtuesi institucioni, kujtojmë këtu daljet e shpeshta dhe nervozizmin kur dikush i përmend argumenta apo fakte që atij nuk i pëlqejnë, pa folur për moderimin mediatik që e ka skandaloz.Shkon me pazare, me marrëveshje çfarë do pyetet, çfarë nuk do të pyetet gjë që Berisha nuk e ka bërë kurrë.

Pra që të fitosh zgjedhjet dhe të përmbysësh ato shifra duhte të krijosh frymë, gjë që Lulzim Basha nuk e ka dhe është përgjegjësi kryesor pasi fryma krijiohet duke bashkuar rreth një boshti të qartë djathtas, duke dhënë dhe ideologjinë dhe qendrimin tënd politik dhe më pas duke bërë aleancat e duhura për të ardhmen në qeverisje, jo duke përçarë partinë, faktorët e saj kryesorë, senatorët e saj dhe më pas të marrësh mbetejet e së majtës apo personazhe të konsmuara dhe aleatë të pështirë të opinionit publik të cilët janë thjesht dhe vetëm aleatët e memeve.

Më tej mund të theksojmë se analistët e Lulzim Bashës duhet të kuptojnë se Sali Berisha kishte një autoritet tjetër në vitin 2005. Bëri nëj aleancë, paraqiti kandidatë, lista spektakolare, theu në zona të caktuara ministrat e Fatos Nanos, më të rëndësishmit e tij, njërëzit që i kishte pasur targetin kryesor të politikës, kurse Lulzim Basha pas tetë vjetësh në opozitë vjen me një tufë emrash të ricikluar dhe nga ata që ishin më të paaftët.

LEXO EDHE:  “Qeveria vijon të rëndojë klimën e binzesit në Shqipëri”/ PD: Vendosi një tjetër barrierë proceduriale antiligjore

Personazhet të cilat ishin nivele të dyta apo të treta, Berisha nuk kishte asnjë besim, këta janë emrat që Basha sot ka ngritur në elitë, ka vënë drejtues qarqesh, nënkryetar partie e kështu me radhë.

Pra që të fitosh duhet të bashkosh skuadrën, lideri duhet të krijojë frymën, përtej strategjive dhe propagandës, lideri duhet të ngjallë besimin dhe të jetë ai që tërheq karvanin drejt fitores. Nuk mundet që dikush i pabesueshëm, i krahasueshëm me kryeministrin në detyrë të fitojë, pasi që e djathat ta vijë në pushtet duhet të bëjë një rudhje të madhe të së majtës dhe të rritet vetë më frymë.

Këto janë faktet elektorale, kështu ka ndodhur në 2005-ën që PD fitoi pas përçartjes së të majtës dhe në 2009 në pushtet me një superqeverisje nuk PD mundi të shkonte me aleantët e saj barazimme të majtët. Prandaj edhe sot, që të përmbyset nuk mjafton argumenti i Monikës dhe LSI në krah, nuk mjaftojnë faktet që thotë Luli por, duhet një bashkim i së djathtës, Partisë Demokratike, faktorëve të saj, fryma.

Lideri që udhëheq skudrën dhe maksimalizimi i votave të së djathtës do të sillte më pas një alenacë, ndoshta edhe qeverisjen e nesërme me koalicionet e nevojshme për të rrëzuar Edi Ramën. Por, sot me Lulin me akuzat ndaj tij me të vërtetat dhe skandalete tij vëshitrë se i vjen fitorja, duhen vota jo fjalët e analistëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Publikuar

-

Nga

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, do të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë ku do të takohet me homologun e tij Armend Mehaj.

Ministria e Kosovës njofton se takimi do të fillojë në ora 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas do të ketë deklaratë për media.

Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi do ta presë Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Rama publikon videon nga kompleksi i ri në Laç

Publikuar

-

Nga

Rindërtimi/ Rama publikon videon nga kompleksi i ri në Laç

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon se puna për Rindërtimin e pallateve të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit vijon.

Ai ka treguar pamjet nga kantieri i komplkesit të ri në Laç, me 13 pallate, parqe, qendër tregtare dhe njësi shërbimi.

MIRËMËNGJES 😊 nga kantieri i kompleksit të ri në Laç, me 13 pallate, 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e parqe komunitare😍”, shkruan Rama krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja “Cakaj”/ Meta–Rama përballen sot në Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Sot pritet të përballen në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Çështja që i ka çuar dyshen Meta –Rama në Kushtetuese ka lidhje me mosmarrëveshjen e kompetencave për dekretimin e ministrave.

Padia është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën, për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Kryeministri kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave.

LEXO EDHE:  Aludimet për vaksinën kineze/ Rama nuk përmbahet ndaj Alimehmetit: Është sharlatan

LEXO EDHE:  Basha uron Krishtlindjet

Kujtojmë, se Meta në atë kohë refuzoi të dekretojë Cakajn, i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama.

Kjo është përballja e parë e dy liderve në gjykatë pas zgjedhjeve të 25 prillit./CNA.al

LEXO TE PLOTE