LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berti Qerosi telefonon Ilir Kullën, i përgjigjet Ilir Meta

28 Janar 2021, 12:43, Satire Politike CNA

Dje pasdite, një ngjarje tronditëse ka ndodhur në strukturat e LSI-së në qarkun e Korçës, të cilat menaxhohen dhe drejtohen nga i famshmi intelektual me vlera globale, Berti Qerosi.

Një avokat dhe biznesmen i njohur si mbështetës i LSI-së, kishte njoftuar se ishte larguar nga partia, këtë e kishte bërë nëpërmjet mediave të cilat e kishin konfirmuar lajmin, por i shqetësuar Berti Qerosi nuk mund ta pranonte , ai nuk mund të lejonte se si mund të dilte në këto kohë të vështira një armik në gjirin e klasës së partisë së tij revolucionare.

Partia e cila bën qejf me grupe të rinjsh, tani duhet ta zgjidhte këtë çështje.

Personi që ishte larguar, jo vetëm ishte një biznesmen, por dhe avokat, kishte punuar dhe nëpër gjykata, tani ishte një mbështetës i LSI-së  që kërkonte të prishte frymën e partisë  dhe për këtë duhet të merrte ndëshkimin e merituar.

Qerosi kishte dy zgjedhje, ose ta sulmonte në mënyrë frontale armikun e blerë nga Edi Rama, ose nga ana tjetër ta zgjidhte këtë çështje dhe ta kthente në gjirin e partisë, ta mbante brenda armikun sa për t’i thënë opinionit se Edi Rama nuk na blen dot, dhe kështu ndodhi.

Berti Qerosi menjëherë rrëmbeu telefonin, telefonoi të famshmin Ilir Kulla, këshilltarin e Presidentit Ilir Meta, njeriun e akuzuar nga Basha se familjarët e tij po bënin biznese me kompani telefonike me dhjetra miliona euro. Disa vite më parë, të gjitha të thëna këto në emisionin e Blendi Fevziut , por më pas Kulla u trondit dhe mori masat. Çështja  mori heshtje mediatike, derisa nga kompanitë u shitën dhe Iliri shkoi këshilltarë Presidenti.

Si mjeshtër i të tilla sfidave , ishte i duhuri që duhej të konsultohej Berti Qerosi. Ai telefonoi Kullën dhe i tha: Një armik ka dalë në gjirin e partisë, ai do të largohet. Ilir Kulla tha se do ta konsultonte me të madhin President  i cili sapo dëgjoi që Kulla po fliste me Berti Qerosin, i rrëmbeu telefonin nga dora.

Presidenti Ilir Meta, i tha se armiku në gjirin e partisë duheshe mbajtur fort, nuk duhej lëshuar të ikte se mund të duhej për pazar me Ramën.  Të paktën mjaftonte të gënjenin njerëzit. Ai mund të thotë se ka ikur nga partia në Korçë, por që qëndron tek partia në qendër dhe këtë duhet ta bënte për Ilir Metën, Presidentin e zemrës së tij, theksoi Meta.

Berti Qerosi, i lumtur nga zgjidhja e dhënë nga Ilir Kulla dhe Presidenti Meta, nxitoi të jepte lajmin tek tufa e vogël e njerëzve të LSI-së. Pa rreth e rrotull lokalit, nuk i kishte ngelur asnjëri. Të gjithë kishin ikur, kishte ngelur i vetmuar. Atëherë, telefonoi sërish Ilir Kullën të cilit i kërkoi që t?i jepte zgjidhje vetë çështjes me “armikun”.

Ilir Kulla, menjëherë telefonoi “armikun” duke i thënë: Të lutem, për mua, për Presidentin Ilir Meta , dua që ti të bësh një deklaratë ku të thuash që ti nuk je larguar nga partia në qendër, por vetëm ke pasur probleme në bazë.

Personi nuk pranoi dhe debatoi  por sapo Ilir Kulla i tha se ti duhet ta bësh këtë për Berti artia, të na rrojë Presidenti Ilir Meta!

Berti Qerosin, armiku e pranoi menjëherë dhe tha ?Po?, përpara atij dorëzohem. Të na rrojë Berti Qerosi i cili kohët e fundit ka filluar lexon lajme me zë të lartë, u përlot kur lexoi statusin e “armikut”./CNA.al

Një mandat për Berti Qerosin në Korçë

Zbulohet marrëveshja e Berti Qerosit me Monën

Monika Kryemadhi krenare për Berti Qerosin!

LRI në festë për Berti Qerosin/ Mona drejt Korçës

Lajmet e fundit nga