Connect with Us

Basha premtoi 10 mijë euro për frymë/ Mima: Program pa afat, synojmë ta bëjmë në 2030

Politikë

Basha premtoi 10 mijë euro për frymë/ Mima: Program pa afat, synojmë ta bëjmë në 2030

Publikuar

-

Basha premtoi 10 mijë euro për frymë/ Mima: Program pa afat, synojmë ta bëjmë në 2030

Hartuesi i programit të PD-së, Florion Mima, ka folur mbrëmjen e sotme për planin ekonomik të prezantuar sot nga opozita e Lulzim Bashës.

Mima tregoi se për të realizuar këtë program, Partisë Demokratike do t’i duhen 500 mln euro. Teksa u pyet se ku do t’i gjejë opozita këto para, ai tha se 250 mln euro do hiqen nga duart e korrupsionit dhe 250 të tjerat do të jenë plus nga rritja ekonomike e vendit.

Të gjitha 500 mln euro i kushtojnë buxhetit këto masa. 250 mln euro është parashikimi, do të vijë nga prerja e duarve të korrupsionit dhe 250 të tjera do të jenë plus nga rritja ekonomike e vendit, rreth 5%, hap vende të reja pune, më shumë eksport dhe investime. Thesi është aty, po ju sot nuk e shihni.

Korrupsionit i hiqen nga duart këto para nëse nuk vjedh kryeministri, nuk vjedhin ministrat, drejtorët, etj. Të shkurajohet korrupsioni duke i kapur ata që fusin duart në arkën e përbashkët dhe duke i bërë shembull. Në të gjitha fushat ka platforma për uljen e korrupsionit. KLSH flet për 7.2 mld dollarë të keqpërdoruara. Këtu është një burim, te tenderat, koncesionet, PPP-të, etj”, u shpreh ai.

Ndërkohë për premtimin e Bashës për dyfishimin e të ardhurave për frymë, Mima deklaroi në Abc News se është plan pa afat, që mund të realizohet në vitin 2030.

LEXO EDHE:  “Arratiset” Basha/ Opozita pa kryetar

“Po ta shikoni me kujdes paragrafin që ka folur për dyfishim të të ardhurave për frymë nuk ka afat, ai i referohet një date, që ne në materialet tona që shpejt do të publikohen.

E vetmja rrugë e realizimit është rritja ekonomike e qëndrueshme e vendit. Ne parashikojmë rritjen ekonomike nga 5-8%”, theksoi ish-deputeti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata e Vuçiç/ Reagon Tedi Blushi: Pas 25 prillit…

Publikuar

-

Nga

Meta pranon skandalin/ “Unë fshihem pas bojkotit të AlbControl”

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta,Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili pretendon se pas Lulzim Bashës qëndron ish-kryeministri Sali Berisha.

Blushi ka thumbuar Edi Ramën, për të cilin thotë se dihet kukull e kujt është dhe e paralajmëron se më 25 prill do të marrë gjykimin e popullit.

Zëdhënësi i Metës deklaron se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

LEXO EDHE:  Tërmeti i fuqishëm në detin Egje/ Plagoset një i ri shqiptar, dërgohet me helikopter në Athinë

LEXO EDHE:  Exclusive/ Revealed the 24 names, that Basha will re-nominate by former 2017 MPs

Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi”, thekson Blushi./ CNA.al

“Pas Bashës qëndron Berisha”/ Vuçiç flet për zgjedhjet e 25 prillit: Po i ndjek me vëmendje

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Saliu është lider, Luli kukull që kurdiset”/ Rama: Po tani me kë do të identifikohen tropojanët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën me banorët e qytetit të  Tropojës. Në fjalën e tij Rama komentoi edhe ish kryeminstrin Sali Berisha duke e cilësuar atë si një lider. Sipas tij, Tropojanët u indetifikuan me një figurë si Sali Berisha.

Nga ana tjetër Rama nuk i kurseu ironitë dhe talljet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar atë si një kukull që sillet si ta kurdisësh.

“Me Saliu spo merrem. Ishte si ishte unë nuk e vë në diskutim që Sali Berisha është Lider. Po ky çfarë lideri është ky. E kanë nxjerrë atje si një kukull që kurdiset. E kurdis për Batman ky bëhet Batman dhe hidhet nëpër muret bashkë me ata të tjerët kacavirret nëpër muret e kështjellës do të marrim pushtetin. E kurdin për barbi ky bëhet barbi, si ta kurdisësh. Kështu që për Saliu nuk po e zgjas. Tropojanët u identifikuan me një figurë që është figurë lider.Po tani më kë do të identifikohen tropojanët me Partinë Demokratike, a e imagjinoni jut ë zgjohet Luli të vijë për Tropojë. Tani atij Tropoja do I duket sikur është për të shkuar në Australi”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Partia Demokratike pa kokë”/ Rama tallet me Bashën nga Tropoja

Publikuar

-

Nga

Pas hapjes së aeroportit të Kukësit kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me banorët e Tropojës. Nga atje Rama prezantoi kandidatin për deputet dhe shprehi falenderimin që ditën e sotme kanë qënë më të shumtë në numër se herët e tjera.

“Sot unë ju gjej më të shumtë në numër. Dhe jam i bindur që prezenca nuk ësht ëe lidhur thjesht me ardhjen time. Por me siguri është e lidhur që në këtë zgjedhje Ps ju ka sjellë dikë që është nder ta kesh shok dhe është nder ta kesh përfaqësues”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera kryeministri nuk la pa ironizuar edhe liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar pa kokë. Sipas Ramës, ai ka bërë më shumë për këtë qytet se Partia Demokratike.

LEXO EDHE:  “Arratiset” Basha/ Opozita pa kryetar

LEXO EDHE:  Lulzim Basha në SHBA për inagurimin e Trump si President/ Rama ska ftesë

“PD nuk është një shpellë e mbushur me njerëz që i përkasin një bote tjetër. Pd-ja ka plot njerez të mirë. Në Pd është problem koka, ishte koka kur kishte kokë tani nuk ka kokë imagjino. Për Tropojën unë dhe Partia Sociliaste në këto vite që na hyri në mes me dy akte tërmet dhe pandemia. Kam bërë disa herë më shumë se Sali Berisha dhe Partia Socialiste këtë sma mohon dot një tropojan që mban gishtat lart edhe kur fle gjumë. Për mua ishte një rikthim sepse në Barjam Curr kam qenë kur kam qenë student”, shtoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE