LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla “kritikon” qytetarët/ Nëse e ndërton shtëpinë pranë tij, pronari Lumë mund ta marrë

28 Janar 2021, 10:05, Politikë CNA
Balla “kritikon” qytetarët/ Nëse e ndërton

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur nga foltorja e Kuvendit lidhur me përmbytjet që kanë ?pushtuar? vendin gjatë ditëve të fundit për shka të reshjeve të dendura të shiut.

Balla u shpreh se ndihet krenar për mënyrën sesi qeveria ka investuar për të penguar përmbytjet. Sipas Ballës, niveli i përmbytjeve është shumë i ulët krahasuar me sasinë e mëdha të reshjeve të rëna. Gjatë fjalës së tij ai kishte një kritike për qytetarët teksa u shpreh se nëse ndërtojnë pranë lumenjve, atëherë rreziku është më i madh për t?ia marrë shtëpinë lumi.

?Niveli i përmbytjeve është shumë i ulët, pavarësisht nivelit të reshjeve shumë më të mëdha. Jemi krenar që kemi arritur të investojmë aty ku duhet. Ne kemi ditur të investojmë. Por nëse ti vendos të ndërtosh shtëpinë pranë bregut të lumit, atëherë pronari lumë mund të vendosë ta marrë shtëpinë para,? u shpreh Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga