LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ahmataj e ka ulur në stol, mbrojtësi braktis menjëherë Skënderbeun

28 Janar 2021, 12:37, Sport CNA
Ahmataj e ka ulur në stol, mbrojtësi braktis menjëherë

Harrallamb Qaqi nuk është më pjesë e Skënderbeut. I pakënaqur nga trajtimi i stafit teknik, mbrojtësi ka kërkuar largimin dhe tashmë është një lotar i lirë.

Pas afrimeve në merkaton e janarit, qendërmbrojtësi u ul në stol nga trajneri Julian Ahmataj, i cili preferoi në pozicionin e tij Bajramin dhe Sadriun, aq më tepër që i dëmtuar ishte edhe Bicaj.

Kjo mësohet se ka zhgënjyer së tepërmi mbrojtësin dhe kësisoji ka vendosur të largohet nga ekipi për të parë një tjetër mundësi për karrierën.

Lajmet e fundit nga