Connect with Us

110 mijë vende të reja pune/ Zotohet Basha: Do e bëj pagën minimale 36 mijë lekë

Politikë

110 mijë vende të reja pune/ Zotohet Basha: Do e bëj pagën minimale 36 mijë lekë

Publikuar

-

Në prezantimin e programit të Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha u zotua për hapjen e 110 mijë vendeve të reja pune si dhe rritjen e pagës minimale në 36 mijë lekë.

“Familja shqiptare është qendra, shtylla e politikave tona. Shqipëria do të fitojë me familje më të arsimuara, ma familje me të ardhura të sigurta, me familje që marrin mbështetje nga shteti dhe që paguajnë  taksa të ulëta, të cilat do të ulin shpenzimet familjare dhe do të rrisin mirëqenien. Rinia ka qenë është dhe do të jetë në këtë program fokusi kryesor i imi personal dhe i politikave tona. Rinia shqiptare është fokusi i këtij programi dhe e ardhmja e vendit, çdo masë, reformave fiskale, taksave, fushës së arsimit, politikat e nxitjes së investimeve të punësimit kanë për qëllim kryesor promovimin e të talentuarve dhe të aftëve dhe thithjen e talenteve të reja. Largimi i të rinjve, largimi i potencialeve njerëzore është një katastrofë kombëtare dhe ndoshta çështja më e rëndësishme që do të ndikojë në të ardhmen tonë. Kjo qeveri jo vetëm e la këtë çështje në harresë të plotë, por nxiti emigrimin më masiv ndër dekada, si rezultat çdo familje shqiptare është prekur nga ky fat, çdo prind pyet çdo ditë, si do t’ja bëjmë me fëmijët? Si do të mundësojmë që ata të ndërtojnë një jetë të mirë dhe normale në Shqipëri. Zgjidhjet e planit tonë i japin përgjigje këtyre dilemave jetike, të çdo prindi, të çdo familje shqiptare dhe tani ë lejoni të ndaj me ju disa prej çështjeve kryesore të planit tonë, të cilin do ta vëmë në zbatim së bashku duke nisur nga dita e parë e punës si kryeministri juaj. Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët, përmes përmirësimit klimës së biznesit, dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

Unë angazhohem të rris pagën minimale dhe ta çojë atë në 36 mijë lek të reja në muaj, zotimi im i para 2 viteve para bashkimit të sindikatave shqiptare, është sot pjesë e planit tonë ekonomik. Rritja e pagës do të bëhet duke krijuar lehtësira për biznesin, duke e mbështetur atë, që jo vetëm të rritet paga minimale, por edhe numri i të punësuarve dhe jo siç ndodh sot, ku për shkak të kostove, taksave, gjobave, biznesi detyrohet të shkurtojë vende pune. Në qofte se biznesi shkurton vende pune nuk ka asnjë vlerë rritja e pagës minimale, ndaj qeveria jonë do të mbështesë dhe do të mbrojë të gjithë punonjësit dhe të vetpunësuarit, sepse kjo është detyrë bazë e qeverisë të mbrojë interesat e njerëzve, por njëkohësisht përmes masave tona fiskale dhe ekonomike qeveria do të garantojë konkurrueshmërinë e të gjithë punëdhënësve, të cilët jo vetëm nuk do të humbin, por do të përfitojnë nga masat e planit tonë ekonomik, duke bërë të mundur që të gjithë të dalin të fituar nga ky plan.

LEXO EDHE:  Muli i lëpihet Lulit

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Basha tallet me tropojanët/ Tropojsa e tropojse…

Publikuar

-

Nga

Video-Basha tallet me tropojanët/ Tropojsa e tropojse…

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha ka vijuar takimet në sajë të fushatës elektorale të 25 prillit.

Sot ai është ndalur në qytetin e Tropojës, ku ka ofenduar dhe është tallur rëndë me banorët e qytetit verior.

Teksa kishte hipur mbi një poltron dhe po fliste para dhjetëra militantëve të PD-së, Basha ka ofenduar vendasit duke i quajtur tropojse dhe topojsa, ndërkohë që banorëve të kësaj zone i thërrasin të gjithë tropojanë.

Kjo tregon papërgjegjshmëri nga ana e kreut të opozitës, i cili pretendon të marrë mandatin e kryeministrit dhe të drejtojë qeverinë e këtij vendi.

LEXO EDHE:  Basha takon protestuesit/ Fton qytetarët të bashkohen kundër Ramës

LEXO EDHE:  Basha: Rama viton Çekinë, por nuk jep shpjegime për CEZ

Basha shpeshherë ka bërë gafa në daljet publike, por deklarata e sotme mund të konsiderohet si më ofenduesja për shqiptarët dhe në veçanti tropojanët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KQZ letër partive: Hiqni materialet propagandistike nga fasadat e ndërtesave publike

Publikuar

-

Nga

“Zgjidh, voto, vendos”/ Celibashi bën thirrjen e fortë për të rinjtë

Megjithëse legjislacioni për afishimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës elektorale ka ndryshuar, sërish partitë politike nuk e zbatojnë atë për të cilën kanë rënë dakord.

Në një shkresë që KQZ u ka dërguar Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, konstaton se ato nuk e kanë zbatuar udhëzimin e Komisionerit dhe Kodin Zgjedhor, duke vendosur materiale propagandistike në ambiente publike dhe fasada godinash të cilat ligji nuk i lejon.

Për këtë arsye Komisioni qendror i zgjedhjeve u ka kërkuar dy partive te mëdha të heqin posterat apo materiale të tjera propagandistike nga ndërtesat e institucioneve publikë. Konkretisht partisë demokratike nga fasada e Universitetit Politeknik të Tiranës, dhe Partisë Socialiste nga fasada e Bashkisë Gjirokastër.

Përveç kësaj, komisioneri Celibashi ka kërkuar nga Partia Socialiste që të shmangë gjuhen denigruese ndaj kundërshtarëve, duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike./euronews

LEXO EDHE:  Rama thumbon opozitën/ Doktoresha e shkencave dhe bashkëvuajtësi i saj ngrohën vezë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e Vuçiç/ Reagon Tedi Blushi: Pas 25 prillit…

Publikuar

-

Nga

Meta pranon skandalin/ “Unë fshihem pas bojkotit të AlbControl”

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta,Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili pretendon se pas Lulzim Bashës qëndron ish-kryeministri Sali Berisha.

Blushi ka thumbuar Edi Ramën, për të cilin thotë se dihet kukull e kujt është dhe e paralajmëron se më 25 prill do të marrë gjykimin e popullit.

Zëdhënësi i Metës deklaron se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

LEXO EDHE:  Manipulimet e votave për kryesinë e PD/ Sfidon publikisht Endira Bushati   

LEXO EDHE:  Rama e quajti Bashën “shalqi me provë”/ Vjen reagimi nga PD: Kungull!

Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi”, thekson Blushi./ CNA.al

“Pas Bashës qëndron Berisha”/ Vuçiç flet për zgjedhjet e 25 prillit: Po i ndjek me vëmendje

LEXO TE PLOTE