Kombëtare
Zyrtare/ Abrashi largohet nga Freiburgu, ja ku ka firmosur mesfushori i Kombëtares

Amir Abrashi është larguar nga Freiburg. Mesfushori i kombëtares shqiptare, i ka dhënë fund aventurës me klubin e Bundesligës, pjesë e të cilëve u bë në korrikun e vitit 2015.
“Pitbulli” dardan është transferuar te Basel, në huazim deri në fund të këtij sezoni. Një rikthim në elitën e futbollit zviceran për 30-vjeçarin, aty ku ka luajtur më parë me Grasshopers.
Abrashi ka luajtur pak minuta këtë sezon me Freiburg (vetëm pesë ndeshje), teksa tek ekipi i ri do të ketë shok skuadre Taulant Xhakën dhe Edon Zhegrovën.
Lajme të Rekomanduara:

Kush është Bajrami? Talenti që i tha “PO” kombëtares shqiptare
Nedim Bajrami është transferuar nga Zvicra drejt Italisë i blerë nga Juventusi. Për këtë, Bajrami është një futbollist në pronësi të bardhezinjve, të cilët e...

Mbyll me sukses testet mjekësore te Legia, Ernest Muçi është gati për të debutuar
Ernest Muçi ka bërë hapin e madh në karrierë duke kaluar te Legia e Varshavës pas aventurës me Tiranën. Sulmuesi i rritur në akademinë e...