Kronika
Zhvati vajzën e pacientes me Covid/ Gjykata vendos “fatin” e Tires

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg Tire Alldervishin, sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Tire Alldervishi u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID rreth 8 milionë lekë të vjetra.
Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ ka kallëzuar në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i “premtuar” se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi se kundërta. Ka qenë vajza e pacientes e cila denoncoi faktin se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra, për shërbimet ndaj nënës së saj.
Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj të publikuara në emisionin investigativ ‘Stop’, faktuan se edhe shërbimi, edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen./CNA.al