Connect with Us

Zbulohet arsyeja pse Tirana i besoi stolin Orges Shehit

Sport

Zbulohet arsyeja pse Tirana i besoi stolin Orges Shehit

Publikuar

-

Refik Halili ka pasur në tryezë një listë emrash që kanë drejtuar në Superiore. Mes tyre, ka pasur edhe preferenca dhe dëshira paraprake që nga e shkuara, por në fund emri i Orges Shehit ka parakaluar të gjithë në vendimmarrjen e numrit një të klubit kryeqytetas.

Burimet pranë klubit bëjnë me dije se bëhet fjalë pikërisht për prezantimin e trajnerit të ri. Shehi mësohet të jetë përzgjedhur për vetë njohjen që ka të situatës dhe skuadrave të Kategorisë Superiore dhe mënyrës se si funksionon kampionati ynë.

Ndeshja e radhës luhet të dielën dhe koha shtrëngon. Për këtë, Tirana dhe drejtuesit nuk kanë kohë për të pritur një trajner tjetër pa eksperienca në elitën e futbollit shqiptar.

Jo vetëm kaq, por njohja dhe miqësia me drejtorin Osmani e kanë “sugjeruar” te presidenti Halili. Gjithashtu, Shehi në të shkuarën ka pasur edhe eksperienca si trajner te skuadra e Skënderbeut, por edhe te Kukësi, ku dha sinjale pozitive për bashkim të grupit dhe një filozofi të bukur loje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sport

Pezullime, rrëzime dhe pranime kërkesash. Zbulohen vendimet e Komisionit të Disiplinës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Disiplinës, ka zbuluar së fundmi vendimet e marra për javën e fundit në futbollin shqiptar.

Lojtari i Veleçikut, Alsed Hotaj është pezulluar me 5 ndeshje, për shkak se goditi kundërshtarin me grusht. Është pezulluar me 3 ndeshje edhe lojtari i Erzenit, Myslim Ramilli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit.

VENDIMET:

1. Lojtari i KSSH Veleçiku, Alsed Hotaj, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i KF Erzeni, Myslim Ramilli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Brians U-15, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.
4. Lojtari i Çamërisë 5×5, Korado Teodori, për sjellje josportive ndaj kundërshtareve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Lojtari i Prestige 5×5, Renato Shabi, për sjellje josportive ndaj kundërshtareve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Anulimin e rezultatit të ndeshjes së Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 midis Prestige kundër Çamëria, në bazë të neneve 10/e dhe 26 të KDS. Në bazë të neneve 10/f, dhe 64/5 të KDS, urdhërohet riluajtja e ndeshjes midis Prestige kundër Çamëria. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për zbatimin e këtij vendimi.
7. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-15, Oresti Rifa, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
8. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Jurgen Sina, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-17, Irdo Bubeqi si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
10. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti U-19, Kosta Belba, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
11. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol, Llazar Dushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zyrtare/ Dinamo emëron trajnerin e ri

Publikuar

-

Nga

Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos. Klubi e pati paralajmëruar që dje që do t’i besohet një shqiptari dhe kështu ndodhi.

Uku do të jetë trajneri më i ri i Dinamos, pas një largimi  të papritur ditën e djeshme të Françesko Moriero.

Uku jo vetëm që është një ish-lojtar i bluve, por ka edhe një të shkuar në pankinë. Në kohën e Fabricio Kamaratës, ai ka qenë zv.trajner dhe më vonë iu bashkua Nevil Dedes në të njëjtin rol te Tirana. Kur pjesa dërrmuese e lojtarëve nuk kanë ndryshuar, askush më mirë se ai nuk mund ta merrte përsipër këtë detyrë.

Njoftimi i klubit:

Zyrtare/ Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos.

Tekniku 31-vjeçar rikthehet në pankinën Blu pas një eksperience të shkurtër si zv.trajner në ekipin e Tiranës.

Uku është një njohje e vjetër e ekipit pasi ka qenë në rolin e zv.trajnerit edhe gjatë sezonit të kaluar si dhe trajner i ekipit të 21-vjeçarëve.

Trajneri i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontrelli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Kishte pak hapësira”, trajneri i Legias për Muçin: Ndeshja e fundit tregoi çfarë lige jemi për lojtarët teknikë

Publikuar

-

Nga

Ernest Muçi tashmë ka luajtur ndeshjen e parë me Legian e Varshavës, teksa tekniku Czesłav Mishnievicz, i dhuroi 45 minuta aktivizim për të gjithë pjesën e dytë në ndeshjen në transfertë ndaj Gornik.

19-vjeçari-vjeçari i solli fat skuadrës duke qenë se pjesa e parë ishte mbyllur 1-1 dhe në fund Legia fitoi me rezultatin, 1-2.

Megjithatë, ish-futbollisti i Tiranës, nuk pati mundësinë të tregonte shumë aftësitë e tij pasi nuk ia doli të gjente hapësirat e duhura në fushë.

Në lidhje me këtë, trajneri i Legias, Mishnievicz, u shpreh se ai takim tregoi se çfarë lige është Polonia për lojtarët me teknikë si Muçi.

“Nga ata që kanë ardhur nga merkato, sigurisht është më e lehtë që të integrohet më shpejt dikush që ka pasur stërvitje të rregullta. Muçi duket që është në mesin e sezonit, shihet, është i përgatitur fizikisht. Por, ndeshja ndaj Gornik, tregoi se çfarë lige jemi ne për futbollistët teknikë si ai. Do të jetë pak e vështirë në fillim.

Ai u përball me ekipin që ka vrapuar më shumë se të gjithë në kampionat, kishte pak hapësira në fushë.

Mendoj se lojtarët që vijnë nga lindja, përshtaten më lehtë se portugezët apo spanjollët. Kjo edhe prej temperaturave. Lojtarë nga Ukraina, Uzbekistani, Shqipëria nuk janë të frikësuar nga klima në fund të shkurtit apo fillim të marsit.

Nuk iu vjen si e papritur koha e ftohtë. Është mirë sepse janë lojtarë të ngjashëm me mentalitetin polak. Iu pëlqen të punojnë shumë”, u shpreh trajneri i Legias.

LEXO TE PLOTE