Connect with Us

VIDEO/ Shpërthejnë shqiptarët! Gjimshiti dhe Muriqi tundin rrjetën

Kombëtare

VIDEO/ Shpërthejnë shqiptarët! Gjimshiti dhe Muriqi tundin rrjetën

Publikuar

-

Luhet në këto momente ndeshja mes Atalantës dhe Lacios, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka gjetur golin e parë sezonal, teksa ka shënuar dhe ka kaluar Atalantën në avantazh në minutën e 7’.

Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 10 minuta, teksa në minutën e 17’, një tjetër shqiptar vendosi baraspeshën. Vedat Muriqi, pas një krosimi perfekt të marrë nga e majta nga Açeri, gjuan bukur me kokë dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kombëtare

“Tradhëti, vuajtje dhe polemika”/ Thomas Strakosha i lë pas të gjitha, i merr vendin Pepe Reinës

Publikuar

-

Nga

Thomas Strakosha ka kaluar periudhën më të vështirë të këtyre viteve të fundit në karrierë. Që nga prekja nga COVID, për të vazhduar me dëmtimin e pësuar dhe më pas me vendin e marrë nga Pepe Reina. Një tjetër dëmtim i bezdisshëm e detyroj portierin shqiptar që të shkonte në Gjermani për të marrë një trajtim më të specializuar.

Rrugën ia prenë gazetarët gjermanë që “e detyruan” për të dhënë deklaratën e famshme: “E kush nuk do të dëshironte që të luante për Dortmundin?”. Por në klubet elitare të Europës nuk pranohen kurrsesi fjalë të tilla për një tjetër skuadër, për sa kohë bëhet fjalë për një lojtar që është në kontratë.

Mediat italiane raportuan asokohe se Igli Tare e priti menjëherë Strakoshën pasi mbërriti në Itali nga Gjermania për t’i shpjeguar gjithçka. Kjo është historia e së shkuarës dhe për gardianin e Kombëtares pritet që të hapet një tjetër dritare. Mediat raportojnë se Strakosha do të marrë vendin e Pepe Reinës shumë shpejt për të provuar që të fitojë sërish besimin e Inzagit dhe tifozëve.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Anglia në Tiranë, leje speciale nga ministria

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të presë Anglinë më 28 mars për ndeshjen e dytë të vlefshme për kualifikueset e “Katar 2022”. Mirëpo, duke qenë se në Britaninë e Madhe po qarkullon një tip i ri i COVID-it, me rrezikshmëri dhe përhapje edhe më të lartë sesa varianti i parë, atëherë Anglia është izoluar dhe linjat e fluturimit me të janë thuajse të bllokuara me të gjithë Europën. Mes tyre, edhe Shqipëria e ka të ndaluar komunikimin me linja ajrore me Anglinë.

ANGLIA NË TIRANË – Mirëpo, Anglia do të mbërrijë në Tiranë për të zhvilluar ndeshjen e datës 28 mars. “Panorama Sport” ka mësuar se për këtë, në zbatim të protokolleve dhe rregullores së UEFA-s, FSHF ka ndërmjetësuar me shtetin shqiptar, që delegacioni britanik të mos ketë asnjë problem për udhëtimin drejt Tiranës. UEFA u kërkon shteteve europiane lejekalime dhe korridore kalimi të skuadrave në shtete të ndryshme, pa bërë karantinë në vendet ku shkojnë për të luajtur dhe për këtë, sanksionon ekipet që të bëjnë teste COVID-i disa herë deri ditën e ndeshjes.

GJOBA – Referuar masave në vendin tonë, çdo individ që vjen në Shqipëri, duhet të kryejë një vetëkarantinim dyjavor ose në të kundërt të paguajë një gjobë prej 700 mijë lekësh (të vjetër). Po Anglia? Në rastin normal, një delegacion nga 40-50 vetë do të duhet të paguante gjobën nga 28 milionë deri në 35 milionë lekë (të vjetër).

Në këtë rast, dakordësia e dhënë nga qeveria, është në sinkron me atë që po e bëjnë shumë shtete europiane, duke mos penguar federatën respektive të futbollit në organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe duke pranuar respektimin e protokollit strikt nga UEFA, për disa kontrolle me tampon të delegacionit zyrtar të një ekipi kombëtar.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Zvicra “mban peng” Bajramin të luajë me kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Nedim Bajrami do të jetë një nga risitë më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare në grumbullimin e parë për edicionin e kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”. Mesfushori në pronësi të Juventusit, i cili prej dy vitesh është i huazuar tek Empoli, siç është raportuar nga “Panorama Sport”, ka zgjedhur që të luajë me Shqipërinë, pasi ka qenë pjesë e Zvicrës në ekipet e moshave.

Pas insistimit të bërë nga trajneri Reja dhe Federata Shqiptare e Futbollit, fantazisti i cili ka qenë pjesë e Zvicrës deri në përfaqësuesen U-21, ka bërë kërkesën që të ndryshojë kombëtaren për të zgjedhur në vijim kuqezinjtë. Për këtë, gazeta ka raportuar edhe se Bajrami ka kërkuar një ndarje paqësore me helvetët dhe me anë të një videokonference ia ka komunikuar trajnerit Vladimir Petkoviç dhe drejtuesve të federatës zvicerane dëshirën që ka për vijimësinë. Mirëpo, duke qenë se Shqipëria po i merr talentet, helvetët zgjedhin të tregohen hakmarrës…

PËRGJIGJJA – “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht edhe se si kanë rrjedhur procedurat në vijim. Lojtari, me anë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ka bërë një kërkesë drejtuar FIFA-s, në të cilën paraqitet dëshira dhe zgjedhja e tij për të ndryshuar përfaqësuesen dhe për të qenë pjesë e Shqipërisë në vazhdim. Për këtë, lojtari ka marrë edhe një përgjigje paraprake nga federata helvete. Mirëpo, kjo nuk është e gjitha. Që Bajrami të jetë në dispozicion të Shqipërisë dhe Rejës në ndeshjet e marsit, duhet edhe një tjetër veprim.

“ENDE PENG” – Nedim Bajrami është ende peng i sjelljes së federatës zvicerane. Kjo e fundit nevojitet që pas përgjigjes së kthyer ndaj talentit që ka zgjedhur Shqipërinë, duhet që të dërgojë edhe një përgjigje zyrtare në FSHF, që jep lejen përfundimtare që mesfushori fantazist të ketë dakordësinë finale për të veshur fanellën e Shqipërisë në ndeshje zyrtare.

Këtë procedurë federata helvete e vonoi në maksimum kur bëhej fjalë për Florian Kamberin. Tanimë, ka në dorë të bëjë të njëjtën gjë edhe me Bajramin, për të mbajtur peng djaloshin në zgjedhjen e tij, por edhe trajnerin Reja në planet që ka nisur të bëjë për tri takimet e muajit mars.

LEXO TE PLOTE