Sport
VENDIMET/ Disiplina dënime te moshat, rrëzon kërkesën e Apolonisë

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa, këtë herë ka pasur më humë “punë” me ndeshjet dhe lojtarët e ekipeve të moshave.
Por, nderkohë ka rrëzuar edhe kërkesën e skuadrës së Apolonisë, pas vendimeve të dhënë në datën 13.01.2021.
Ja vendimet e sotme të disiplinorit, ku ka vendosur pas shqyrtimit të materialeve se:
- Lojtari i Akademia e Futbollit U-15, Oresti Rifa, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Besa U-15, Ervin Salliu, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Besa U-15, Rejfat Aga, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Juxhino Zeqiraj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Vllaznia U-19, Geralb Smajli, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Xheis Rushiti, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Rrëzimin e kërkesës së Sh.F.Pepa, në lidhje me lojtarin Luis Miftari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtares së Tirana – AS Femra, Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, për rishikimin e Vendimit nr. 12 datë 13.01.2021 të Komisionit të Disiplinës, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
Lajme të Rekomanduara:

Firmosi në Poloni, zbulohet rroga e majme e Ernest Muçit
Ernest Muçi është zyrtarisht futbollisti më i ri që i bashkohet Legia Varshavës. Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi dje për 4 vite e gjysmë me kampionët e...

Shorti i Kupës së Shqipërisë/ Goglat dhurojnë përplasje të forta mes pretendentëve, me fat Vllaznia
Është hedhur paraditen e sotme, shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020-2021. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në...