Connect with Us

Ulen temperaturat/ Sinoptikanët parashikojnë ngrica dhe dëborë

Sociale

Ulen temperaturat/ Sinoptikanët parashikojnë ngrica dhe dëborë

Publikuar

-

Ashtu si dita e sotme, edhe ditën e nesërme vendi do të dominohet nga temperatura të ftohta.

Mësohet se vendi ynë, por edhe Rajoni i Ballkanit, do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta dhe të thata.

Në këtë mënyrë moti nesër do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Por sipas Shërbbimit Meteorologjik, gradualisht me kalimin e orëve (duke filluar nga orët e pasdites), mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe si rrjedhojë do të nisë shtimi gradual i vranësirave deri të dendura.

LEXO EDHE:  “E vranë se nuk kishte maskë”/ Babai i Klodjan Rashës: Po prisnim për ta martuar

Paqëndrueshmëria do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriut dhe atë të qëndrës. Në relievet relievet e larta malore këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe negative në pjesën më të madhe të vendit. Brymë e ngricë gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës në zona të thella malore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -9°C deri në 4°C

zonat e ulëta -6°C deri në 10°C

zonat bregdetare -2°C deri në 12°C./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Kemi rritje të shtrimeve në spitale”/ Brataj tregon qytetet me më shumë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë me dije se kemi një rritje të shtrimeve në spitale, për shkak të infektimve me Covid.

Sipas Bratajt, maksimumi i shtrimeve në spital është arritur me 15 shkurt. Ndërkohë Tirana mbetet në krye të listës për numrin më të madh të të infektuarve.

“Fakti pozitiv është te kontrolli i indiktarëve të infeksionit. Ka një ulje të lehtë të numrave. 598 vizita në banesë në datën 15. Nga 2500 thirrje që kemi pasur në 24 orë kemi shkuar në 2300. Më rëndësishme është numri i shtrimeve në spital.
Numri i shtrimeve nga 44 në 26 janar duke u rritur në datën 8 shkurt, duke arritur maksimumin me 15 në 119. Ska rritje proigrasive të thirrjeve për ndihmë dhe vizitave në banesë situate në kontroll. Sa i përket spitaleve rajonale ndihmojnë në menaxhim të situatës. Tirana, Fieri, Durrësi, Korça, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Dibra vijojnë të jenë në listën me numrin më të lartë të të infektuarve”, tha Brataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata nga Covid/ Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimin për masat shtrënguese

Publikuar

-

Nga

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin/ Ja masat që do të hyjnë në fuqi

Komiteti Teknik i ekspertëve në mbledhjen e sotme ka deklaruar se do të mbeten në fuqi masat kufizuese të dy javëve të para.

Duke analizuar situatën nga Covid, Komiteti i Eksperëtevë ka vendosur që të vazhdojmë të mbetemi në ato masa që u prezantuan dy javë më parë.

Masat që mbeten në fuqi është kufizimi i lëvizjeve që nga ora 20:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit.

LEXO EDHE:  Abraham dë Muavre: Matematikani që llogariti saktë datën e vdekjes së tij

LEXO EDHE:  Abraham dë Muavre: Matematikani që llogariti saktë datën e vdekjes së tij

“Duket se situata në vend është delikate një situatë që meriton vëmendje por duket se nga shifrat kemi një situatë të qëndrueshme dhe në ditët e fundit ka një tendencë ulje të indikatorit R nga 1.1 në 1.05. Masat që u propozuan para dy javësh kanë dhënë efekt. Ne do të vijojmë të mbetemi aty duke i vlerësuar ngushtësisht në kohë të shkurt “, u shpreh Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sot fillon vaksinimi për mjekët dhe infermierët në Berat

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme pritet të fillojë vaksinimi për bluzat e bardha edhe në qytetin e Beratit.

Vaksinimi do të bëhet në hollin e pallatit të kulturës “Margarita Tutulani” ku pritet të jetë dhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë krahas vaksinimit të mjekëve vijon edhe vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç dhe personelin kujdestar të tyre në azile.

Kujtojmë se pak ditë më parë në vendin tonë mbërritën dhe 8190 të tjera të vaksinës Pfizer./CNA.al

LEXO TE PLOTE