Connect with Us

TIA njofton uljen e tarifës së pasagjerit dhe ndryshime rrënjësore në infrastrukturë

Aktualitet

TIA njofton uljen e tarifës së pasagjerit dhe ndryshime rrënjësore në infrastrukturë

Publikuar

-

Koncesioni i aeroportit të Rinasit kalon tek Kastrati/ Zgjatet afati nga 22 në 35 vjet

Ditën e sotme, Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar uljen e tarifës së pasagjerit dhe ka bërë të ditur një plan ambicioz investimesh në strukturën e aeroportit, për të kontribuar në lehtësimin e çmimeve të biletës dhe zhvillimit në tërësi të aviacionit dhe turizmit shqiptar.

Zhvillimet e reja vijnë pas datës 18 dhjetor 2020, ditë kur kompania shqiptare Kastrati Group, e themeluar që në vitin 1990, mori në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s, pas blerjes së aksioneve nga kompania kineze “Real Fortress Limited”.

“Ulja e tarifës së pasagjerit nga 12.5 Euro në 10 Euro është vendimi i parë që ka marrë TIA dhe që do startojë me ndryshimin e Kontratës së Koncesionit të miratuar në vitin 2004. Si pasojë e kësaj uljeje të tarifës, efekti në uljen e çmimit të biletës së avionit dhe në rritjen e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve, do të jetë më se i dukshëm.

Si pjesë e ndryshimeve të Kontratës së Koncesionit, TIA njofton se një paketë e plotë investimesh, të cilat arrijnë një total prej afërsisht 100 milionë Euro do të jetë në vëmendjen e menaxhimit duke patur në fokus, zgjerimin e kapacitetit akomodues të aeroportit me 6 milionë pasagjerë në vit, zgjatimin e pistës, përmirësimin e plotë të infrastrukturës së aeroportit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve.

Plani i investimeve nga koncesionari i ri synon të përmirësojë ndjeshëm operimin në aeroportin “Nënë Tereza” dhe ta shndërrojë Tirana International Airport në një shembull pozitiv në rajon, me një impakt të jashtëzakoshëm në rritjen e turizmit në Shqipëri dhe përmirësimin e lehtësisë së të bërit biznes.

LEXO EDHE:  Fluturimet nga Rinasi të kufizuara/ Konfirmohen linjat për nesër

Bashkë me uljen e tarifës së pasagjerit, pjesë e paketës së ndryshimit të Kontratës së Koncesionit është edhe liberalizimi i Ground Handling Services (Shërbimet në Tokë) dhe liberalizimi i tregut të karburantit të avionëve që do të sjellë kosto më të ulët në çmimin e këtij karburanti.

Të gjitha këto ndryshime të rëndësishme do kenë një efekt të menjëhershëm në tërheqjen e linjave të tjera “low cost”, përfshirë Ryan Air, dhe rrjedhimisht do të kenë efekt në uljen e çmimit të biletës që paguajnë udhëtarët e TIA-s. Më tej, me lehtësimin e kushteve të udhëtimit pas pandemisë, këto vendime do të ndikojnë në shtimin e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve”, thuhet në njoftimin zyrtar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Najada Çomo në listat e PS/ Kikia: Kemi humbur një mjeke që i duhet sistemit të shëndetësisë

Publikuar

-

Nga

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar lidhur me kandidimin e mjekes Najada Çomo në listat e PS.

Kikia thekson se sot ne kemi humbur një mjeke që i duhet sistemit të shëndetësisë, dhe kemi fituar një politikane që s’ka ç’i bën hiç sistemit politik. Gazetari shprehet i sigurt se edhe nëse mjekja e ka për mision, nuk do të mund të shërojë asnjë plagë nga trupi i kësaj politike.

“Politika e sëmurë dhe shpresa tek doktorët elektoralë. Pashë shumë fyerje e sharje ndaj doktoreshës së njohur Najada Çomo, në rrjet, pse ajo vendosi të heqë bluzën e bardhë dhe ti drejtohet fushë-betejës së politikës. Nuk është e para, e nuk do të jetë as e fundit, as majtas e as djathtas.
Pa asnjë dyshim, sot ne kemi humbur një mjeke që i duhet sistemit të shëndetësisë, dhe kemi fituar një politikane që s’ka ç’i bën hiç sistemit politik. Por është e drejtë e saj të zgjedhë çfarë do të bëjë me karrierën e saj.

Zoti Rama tha se doktoreshë Najada do të vijë që të mos bëhet një nga deputetët e radhës, por të ndikojë që të tjerët të bëhen si ajo. Nëse edhe vetë doktoresha mendon kështu, atëherë mendoj se duhet ta sigurojmë se e ka të humbur betejën.
Nuk është herë e parë që politika u hap derën njerëzve që nuk kanë qenë pjesë aktive e saj. 8 vjet më parë PS mori borxh shumë njerëz nga shoqëria civile. Më herët PD kishte bërë të njëjtën gjë me KOP-in. U shtua numri i grave, duke thënë se ato do ta zbusin politikën, do ta bëjmë ne qytetare, më civile etj etj.
Por asgjë nuk ndodhi.

Këta njerëz që u “importuan” vetëm për qëllime elektorale, ose u bënë më keq se ata që gjetën në parlament, ose nuk mund të bëjnë asgjë, pasi askush nuk i dëgjoi. Ndaj unë sot nuk u bashkohen atyre që e shigjetojnë doktoreshën pse dëshiron ti futet politikës, por jam i bindur se doktoresha, edhe nëse e ka për mision, nuk do të mund të shërojë asnjë plagë nga trupi i kësaj politike”, shkruan Kikia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Largimi i Tritan Kalos/ Brataj: Zgjedhje personale, ka mijra ekspertë të tjerë

Publikuar

-

Nga

U shfaq entuziast për rënien e shifrave/ Brataj reagon pas “kryqëzimit”

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka komentuar largimin e mjekut Trita Kalo nga Komiteti i Ekspertëve.

Brataj tha se largimi i Tritan Kalo ishte një zgjedhje personale, për të cilën ai i shpjegoi arsyet. Ndër të tjera Brataj shtoi se Kalo ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e tij gjatë gjithë jetës, por ekspertë ka pafund.

“Largimi i Tritan Kalo, zgjedhje personale. Kalo i shpjegoi arsyet e largimit nga Komiteti. Kalo ka dhënë kontribut gjatë gjithë jetës, por ka dhe mijra ekspertë të tjerë.”-u shpreh ai në intervistë për News 24./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Publikuar

-

Nga

Falsifikonin vaksinat anti-Covid/ Arrestohen 80 persona

Mbi dy mijë doza të vaksinës anticovid të falsifikuara janë sekuestruar në Kinë dhe në Afrikën e Jugut.

Lajmi është bërë i ditur nga Interpol, i cili dhe më herët ka ngritur alarmin se vaksinat do të ishin objektiv kryesor për organizatat kriminale.

Rreth 400 ampula, ekuivalente me rreth 2,400 doza të vaksinës se rreme u gjetën në një depo në Kinë së bashku me një sasi të madhe maskash. Policia arrestoi 80 persona në një fabrikë që pretendohet se prodhonte vaksinë false.

LEXO EDHE:  Rama prezanton projektin për rrugët/ Paralajmëron ndëshkime

LEXO EDHE:  Rinis transporti publik në Korçë/ Shoferët: Nëse situata vazhdon kështu, pezullojmë punën

Hetimet vazhdojnë dhe Interpol po merr gjithashtu raporte shtesë të shpërndarjes të vaksinave false dhe përpjekjeve të mashtrimit që synojnë organet shëndetësore, të tilla si shtëpitë e të moshuarve./CNA.al

LEXO TE PLOTE