Connect with Us

Skënderbeu turpërohet në miqësore, e mposht edhe Maliqi

Sport

Skënderbeu turpërohet në miqësore, e mposht edhe Maliqi

Publikuar

-

Si të mos mjaftonte vendi i fundit në kampionat, Skënderbeu zhgënjen edhe në takimet miqësore. Korçarët e Juljan Ahmatajt u mposhtë ditën e sotme nga skuadra e Maliqit që militon në Kategorinë e Dytë në takimin e zhvilluar në qytetin e Korçës.

Pavarësisht se trajneri i skuadrës korçare, la pushim një pjesë të titullarëve, kjo humbje nuk i shkon fare përshtat një klubi të madh si Skënderbeu që disa vite më parë bënte krenar gjithë shqiptarët me paraqitjet në Ligën e Europës, ndërsa tashmë e mposht Maliqi.

Kujtojmë se në fundjavë Skënderbeu luan në kampionat me skuadrën e Kukësit në shtëpi. Një tjetër rezultat negativ në këtë takim do ti fundoste më tepër bardhekuqtë.

SKENDERBEU-MALIQI 0-1

FORMACIONET:

Skënderbeu: Rexhepi, Qaqi, Vitija, Tapi, Kacanolli, Kaso, Vangjeli, Zhan Viktor, Rrapaj, Shabani, Tereziu.

Maliqi: Lamellari, Ndoci, Çelniku, Isufi, Rezhda, Jaupllari, Muçollari, Avdillari, Tako, Kame, Demollari.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Surprizat në Europa League/ Slavia eliminon Leicesterin, Leverkuseni eliminohet nga Young Boys

Publikuar

-

Nga

Skuadra zvicerane, Young Boys, ka bërë befasinë e natës duke mposhtur Bayer Leverkusenin dhe duke e eliminuar nga Europa League, ndërsa Leicester ishte viktimë e Salvia Prague.

Young Boys kishin mposhtur Bayer Leverkusenin në ndeshjen e parë me rezultatin 4-3, por që pritej një rikthim i gjermanëve në ndeshjen kthyese.

Ishte Siebatcheu i cili shënoi golin e vetëm për Young Boys në min (43′). Skaudrat shkuan në pushime me avantazhin e zviceranëve. Ndeshje përfundoi, rezultati përfundimtar, Bayer Leverkusen 0-1 Young Boys.

Në anën tjetër, Leicesteri është shokuar në King Power Stadium nga skaudra çeke, Slavia Prague.

Pjesa e parë përfundoi pa gola në Angli, por çekët në pjesën e dytë shokuan anglezët. Ishte fillimisht Provod i cili shënoi në min (49′) për ti dhënë avantazhin Slavia Pragës.

Goditjen përfundimtare për Slavia Prague e dhe Sima në min (79′). Rezultati përfundimtar, Leicester City 0-2 Slavia Prague.

LEXO TE PLOTE

Sport

Milani kualifikohet me fat, ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve në Europa League

Publikuar

-

Nga

Milan ka triumfuar duke eliminuar Crvena Zvezdan nga një duel i vështirë në kuadër të 1/16 të Europa League.

Edhe pse skaudrat u ndanë në barazim 1-1, Milani ka shënuar dy gola në Beograd, dhe me rregullin e golit mik kualifikohet me tej.

Ndërkaq, në ndeshjet e mbrëmjes, nuk pa pasur shumë surpriza, teksa këto janë të gjitha rezultatet:

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

17-vjeçari i Bayernit zgjedh kombëtaren e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi 17-vjeçar i Bayernit të Mynihut, Jamal Musiala, ka zgjedhur “Pancerat” dhe do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së trajnerit Joakim Lëv në ndeshjet e muajit mars. Lëv është takuar personalisht me lojtarin dhe me sa duket e ka bindur atë që të refuzojë çdo tentativë të Anglisë për të zgjedhur kombëtaren e “Tre Luanëve”.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë “Sky Sport” dhe “Bild” ditën e djeshme, të cilët janë shkruar se Musiala është i bindur edhe nga trajneri i Bajernit, Hansi Flik për të zgjedhur kombëtaren gjermane. Kujtojmë që lojtari luan prej dy sezonesh në Mynih dhe konsiderohet një nga lojtarët më premtues për të ardhmen në skuadrën e Bajernit të Mynihut.

Vetë lojtari pranoi dje për faqen zyrtare të federatës gjermane të futbollit se e kishte patur të vështirë për të zgjedhur kombëtaren e duhur. “Nuk ishte e lehtë të zgjidhje mes këtyre dy kombeve. Mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur, kam lindur në Gjermani dhe luaj prej disa kohësh këtu. Edhe pse në Angli jam rritur dhe kam hedhur hapat e para si lojtar. Mezi pres të veshë fanellën e “Pancerave”, do të jetë një ndjesi e veçantë”, tha Musiala.

I pyetur nëse kishte shpresë për të qenë një lojtar i kombëtares në Europian, talenti u shpreh: “Është një ëndërr që dua ta bëj realitet. Edhe pse duhet që më parë të ingranohem me skuadrën. Shpresoj shumë që të jem pjesë e Gjermanisë në një turne aq të madh. Më parë duhet të bind trajnerin Lëv, nuk do të jetë lehtë pasi në skuadër ka shumë lojtarë të mëdhenj. Këtë e di shumë mirë pasi shumë prej tyre luajnë te Bajerni. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.

LEXO TE PLOTE