LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreth 200 banesa të përmbytura në Sukth, banorët apel për ndihmë

27 Janar 2021, 12:26, Sociale CNA
Rreth 200 banesa të përmbytura në Sukth, banorët apel

Rreth 200 banesa u përmbytën në zonën e Sukthit, pas daljes nga shtrati të lumit Erzen.

Gazetari Renaldo Salianji raporton se ditën e sotme uji është larguar nga banesat dhe banorët aktualisht po largojnë mbeturinat dhe baltën nga shtëpitë e tyre.

Një banor u shprehën për Euronews Albania se kishte dy ditë që banesa e tij ishte nën ujë.

Ndërkohë gruaja e tij theksoi se nuk kanë marrë një asnjë ndihmë nga shteti dhe se asnjë përfaqësues i autoriteteve lokale nuk ka qenë i pranishëm në këtë zonë.

?Gjithë shtëpia ka ikur dëm. Kjo është hera e dytë që u mbytëm dhe nuk na kanë dhënë asnjë gjë. Asnjë nuk ka ardhur. A jeni gjallë? Asgjë”,  u shpreh një banore.

Gruaja më tej bëri apel për ndihmë.

?Të na ndihmojmë. Edhe tërmeti na shkatërroi dhe me forcat tona u rregulluam vetë. Këtë herë na i mori gjërat uji. Katastrofë e madhe?, u shpreh banorja.

Për situatën e përmbytjeve, një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka bërë një bilanc dhe se do të bëhet pubik në përfundim të kësaj situatës.

Rama u shpreh se situata është nën kontroll. /euronews

Lajmet e fundit nga