Connect with Us

Përgjimet e antimafies italiane/ Këlliçi: Rilindja është kapur mat, do hanë kokat e njëri tjetrit

Politikë

Përgjimet e antimafies italiane/ Këlliçi: Rilindja është kapur mat, do hanë kokat e njëri tjetrit

Publikuar

-

“Tallen me qytetarët për rindërtimin e shtëpive”/ Këlliçi sfidon publikisht bashkinë

Kreu i FRPD ka komentuar ditën e sotme përgjimet e antimafjas italiane në lidhje me investimet e Ndranghetas në Tiranë dhe përfshirja e kupolës së qeverisë Rama.

Gjatë një interviste për “Syri Tv”, Këlliçi shprehet se Rilindja është shumë e dëshpëruar, duke shtuar se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po ia u shesin sapunin për djath shqiparëve.

Kreu i FRPD e cilëson si një çmenduri deklaratën e kryeministrit, i cili tha se Ndragheta do të hapte një dyqan rrobash në Shqipëri dhe nuk do të investonin në sektorin e ndërtimit, duke shtuar se Rilindja është kapur mat.

Fakti që kanë zgjedhur Taulant Jarisin, të nxjerri këto akuza dhe të shpifi, Taulanti që ka shpyllëzuar dhe varfëruar vendlindjen e tij, tregon sesa të dëshpëruar janë.

Që të nxjerësh një organizatë mafjoze ku ka 1 mijë faqe përgjim nga Antimafja italiane, që e vetmja arritje e tyre paska qënë që të hapin një dyqan rrobash në Shqipëri, këtë vetëm Rama Veliaj dhe Taulanti mund ta bëjnë. Të shesësh sapunin për djath shqiptarëve, ti trajtosh për budallenj, vetëm këta mund ta bëjnë. Ka 3 vitë që heton Antimafja kalabreze, ku përmendet kryebashkiaku, kryeministri, politikanë në pushtet dhe përmenden shifra konkrete 20 %, Rama del dhe thotë që e gjithë kjo ka qënë për të hapur një dyqan rrobash e citjanesh. Kjo është një cmënduri.

Kjo dosje tregon urgjencën e madhe të ndërtimeve në Tiranë, shkatërrimin që po I ndodh Tiranës, aksioner qënka mafja italiane, kjo shpjegon sesi në mes të pandemisë, në 17 maj të viti të kaluar, u vendos të shembej Teatri Kombëtar dhe më pas të kërkoheshin 36 milion euro për ta ndërtuar sepse pas tyre aksioner qënka mafja italiane. Prandaj po shkatërrohet Kulla e Sahatit, po ndërtohet 30 kate në krah të saj, sepse mafja italiane është aksionere në këtë zonë. Këta janë të kapur mat”, tha Këlliçi.

LEXO EDHE:  Zyrtari i DASH mbërrin në Tiranë/Nis takimin kokë më kokë me Ramën

Kreu i FRPD theksoi më tej se në përgjimet e antimafias italiane kanë dalë vetëm kryeministri dhe kryetari i bashkisë dhe jo kreu i opozitës, duke shtuar se firmosja e koncesioneve dhe PPP-ve nuk janë kompetencë e këtij të fundit.

Në asnjë gërmë nuk ka akuzë për kryetarin e opozitës, por në këto përgjime ka akuzë të drejtë përdrejtë për kryeministrin e vendin që merr 20 % të PPP si dhe për kryebashkiakun e Tiranës që merr 20 % për lejet e ndërtimit si dhe për drejtoerin e Policisë që e gostisin me djath dhe mish derri.

Koncesionet, PPP, kush i firmos, kryetari i opozitës apo kryebashkiaku me kryeminstrin. Nuk ka shqiptar që mos e kuptoj që kjo është një tentativë e Ramës për të hequr vëmendjen. Janë të kapur mat. Pse nuk mban standartin e Tahirit, Rama? Kjo është një organizatë kriminale dhe këta do hanë kokat e njeri tjetrit”, tha Këlliçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kanë lidhur besën të më heqin qafe”/ Rama i shqetësuar: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

Publikuar

-

Nga

“Kanë lidhur besën të më heqin qafe”/ Rama i shqetësuar: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

Partia Socialiste beson se pas 25 prillit do të formojë e vetëm qeverinë e re. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me gazetarin Neritan Sejamini në emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania.

“Të jemi realistë. Kemi përballë një konglomerat forcash dhe partish, të cilat i lidh bashkë një betim: Të heqim qafe Edi Ramën. Është shumë e thjeshtë. Unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër përveçse ne të krijojmë një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur dhe për të vazhduar gjërat që duhet të bëjmë, shumë gjëra , të cilat u ngadalësuan për shkak të futjes në mes të tërmetit dhe pandemisë dhe shumë gjera të tjera që janë mundësuar tanimë mbi bazat që kemi vendosur”, tha ai.

Ai thekson se nuk sheh forca të ndërmjetme në këto zgjedhje, pasi sipas Ramës të gjitha partitë janë bërë bashkë për të larguar Partinë Socialiste nga qeveria.

LEXO EDHE:  Financimi anti-Covid/ Rama: Rimbursim 100% për shërbimet ambulatore në shtëpi

LEXO EDHE:  Blushi/Ja pse duhet të më votojnë, problemi i Shqipërisë nuk është PD

“Është një hipotezë teorike dhe më duket jorealiste dhe është e kotë ta diskutojmë, sepse po ju them përsëri se ne jemi përballë një konglomerati, i cili është krijuar me oportunizmin e të qenit gjithë bashkë për të hequr Edi Ramën edhe për të larguar PS nga qeveria. Nuk ka forca të ndërmjetme, por janë forca që rrëmojnë në një drejtim. Unë nuk shoh forca të ndërmjetme”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pronarin e akuzoi si oligark/ Basha “zapton” kullën në mes të Tiranës

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha is caught lying/ Here is the truth of the Krraba tunnel in Tirana-Elbasan road

Partia Demokratike ka filluar zaptimin e kullave të ndërtuara në Tiranë për të shpalosur sloganin e Aleancës për Ndryshim – PD, slogan ky i vjedhur nga partia e Jozefina Topallit.

Slogani i PD-së “Bashkë për Ndryshim!” është shpalosur mbrëmjen e sotme në një prej ndërtesave përballë selisë blu.

Duket se Basha ka filluar të shfrytëzojë kullat që ndodhen në Tiranë për të bërë sa më shumë përshtypje para qytetarëve, teksa po afrohen zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ndonëse kreu i opozitës bërtet në media dhe ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe pronarit të kësaj kulle, duket se po bëhet palë dhe po “ia rëmben” këto kulla PS-së, duke i shfrytëzuar për interesat e tij.

LEXO EDHE:  PD –ja në krizë drejtimi/ Protesta një modul që i shërben Ramës

LEXO EDHE:  Zbardhen përgjimet/ Biseda +18, mes Alizotit dhe drejtorit të policisë

CNA.al ka mësuar se pavarësisht çfarë deklaron Basha në media, kunati i Lulit Erion Isufi ka në pronësi 20% të kësaj ndërtese.

Kreu i PD-së së bashku me kunatin kanë vazhduar të “kapin” “oligarkët” për të cilët nuk kanë lënë gjë pa thënë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama sqaron qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën

Publikuar

-

Nga

Rama sqaron qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në emisionin “Me pak Fjalë” në Euronews Albania qëndrimin e tij në lidhje me diktaturën komuniste dhe debati që nxiti deklarata e kandidates për deputete Luljeta Bozo.

Rama i tha analistit Neritan Sejamini se është “antikomunist dhe antifashist”. Ai këmbënguli se në rastin e kandidates Bozo deklarata rreth vlerësimit si “me më shumë anë pozitive se sa negative” të diktaturës, ishte “e nxjerrë nga konteksti”.

“[…] mendoj se është nxjerrë jashtë kontekstit për arsye se zonja Luljeta [Bozo] po fliste për profesionalizmin, për profesionistët, shkencëtarët, shkencën e tjerë-e tjerë, dhe besoj që referenca e saj lidhej me këtë fakt, nuk lidhej me asnjë prirje për të amnistuar krimet e komunizmit, gjë të cilën ajo pastaj e tha shumë qartë edhe vetë që ‘nuk më shkon ndërmend që të mendoj se mund të amnistohen krimet e komunizmit’ – u shpreh Rama./euronews

LEXO TE PLOTE