Connect with Us

Përgjimet e antimafias italiane/ Balla: Për tentativë lidhjeje politike kanë Bashën, të flasë dhe Meta!

Politikë

Përgjimet e antimafias italiane/ Balla: Për tentativë lidhjeje politike kanë Bashën, të flasë dhe Meta!

Publikuar

-

Burg përjetë për 'Kasapin’ e Ballkanit/ Vjen reagimi nga Balla: Drejtësia vonon por nuk harron

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur për përgjimet e antimafias italiane ndërsa thekson se banda kriminale në fjalë nuk ka investuar asnjë qindarkë në Shqipëri.

Nga studio e “Opinion” në News 24, Balla nuk ngurron të shigjetojë Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Sipas tij, kreu i PD e ka mik eurodeputetin e përfshirë në pastrimin e parave nga ‘Ndrangheta’, Lorenzo Cesa-n, dhe nëse bëhet tentativë për lidhje politike, atëhere ata do të shkojnë tek Basha.

Balla deklaron se për këtë ccështje bën mirë të flasë edhe Ilir Meta, përderisa në përgjime përmendet me emër institucioni i Presidencës.

”Edhe pse duket tërësishst qesharake që vazhdon të diskutohet për këtë çështje. Meqenëse bëhet për dosje hetimore, që konkluzionet janë të qarta. Kjo bandë kriminale e një grupi mafioz, nuk ka investuar asnjë qindarkë në Shqipëri. Pra konkluzionet.

E dyta i mbetem, nëse një person i papërgjegjshëm si Basha që ngre gishtin kundër kryebashkiakut Tiranë, apo qeverisë, minimalisht dueht të japë përgjigje për dy elementë për një akuzë shumë herë më të madhe ndaj tij. E para politikani i dyshuar nga Prokuroria, ndaj të cilit është bërë dhe kontroll në banesë Lorenzo Cesa, ish-eurodeputet i djathtë, anëtar i PPE, parti simotër i PD është mik i Bashës. Meqenëse ky polikan italian është dukshëm në ato përgjime, që kërkon kontakte politike, madje ka folur edhe për në vende të tjera, në Gjermani, dhe nuk di të kenë akuzuar një politikan gjerman në Gjermani. Ky është mik i Bashës, me të drejtë kam thënë ore pyesni këtë. Ky ka qenë kritikues i kahershëm i qeverisë aktuale, mazhorancës e PS. Ka mbajtur gjithmonë krahun e Bashës. I përmendur me emër është Presidenti. Ose duhet të mbash një qëndrim të qartë para shqiptarëve, meqë je PD nëse ngre gishtin kundër kryebashkiakut, ngrije dhe ndaj Presidencës. O dil para qytetarëve shqiptarë e thuaj të vërtetat. Ose mos abuzo dhe ngre ndaj diçkaje që s’ka ndodhur. Nuk është e vërtetë të ketë investuar në ndërtime ky grup. Konkluzioni është një dyqan rrobash. Po them pse u tentua të bëhej një ndërlidhje politike në Shqipëri. Deklaroj se nëse tentohet një lidhje politike, e kanë tek Luli, tek Nard Ndoka që e ka pritur në Kongres. Në vitin 2017, në 2 korrik kur ishte një nga përgjimet, PD ishte në qeveri. Në 2 korrik 2017 gjysmën e qeverisë e kishte Basha, gjysmat e ministrave. Unë s’po abuzoj dhe të them që i referohen ministrave të Bashës. Minimalisht kur bëhet fjalë për një politikan, që aderon në parti simotër, sqaro pozicionin tënd, dhe kur e ngre gishtin ndaj kryeabshkiakut, bëje dhe ndaj Presidentit. Apo e ke aleat, kurse Veliajn armik. Kjo çështje ështëdebatur në Itali. Në dosje prej 2 mijë faqesh, ka emra të tjerë eurodeputetë. Nuk do të thotë që gjithë njerëzit janë bashkëpuntorë të tij.

Basha është një i mbytur i cili është i gatshëm të bëjë pis, të kapet pas çdo dege e vele. Nuk ka degë e varkë shpëtimi pë Bashën, sepse një mashtrues përsëritës që mundohet të përdorë çdo gjë për të bërë pis imazhin e Shqipërisë. Ndërkohë që autoritetet hetimore italiane konkludojnë se në Shqipëri nuk kanë investuar 1 qindarkë. E vërteta është që sot kemi institucione të drejtësisë që i besojmë. Ambasadori italian dhe qëndrimin më të plotë. Ishte më shumë i shqetësuar për imazhin e Shqipërise se sa ndonjë politikan karrakatinë në opozitë. Në mediat italiane kjo s’bën aspak lajm se nuk kishte investime në Shqipëri, me përjashtim një dyqan rrobash siç keni transmetuar ju. Do bënte mirë të fliste dhe Ilir Meta.
Jemi mësuar. Sa më shumë afrohet 25 prilli do keni lloj-lloj abuzimi me të pavërteta të mëdha. Ajo që na intereson ësthë që procesi i Rindërtimit ecën në mënyrë të shkëlqyer. Jemi në proces të avancuar. Nuk do e kisha menduar që në 27 janar 2021 Rindërtimi të ishte në këtë fazë. Qytetet e reja në Laç, Durrës, Shijak, Manzë të ishin në këtë fazë të avancuar. Ky është objektivi ynë. E dyta ka të bëjë me qasjen ndaj armikut të padukshëm COVID-19.”-tha Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut, simboli i pazarit të Lulit për protestën e “Astirit”

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e KED, Meta del kundër ndërkombëtarëve/ "S'po bëj shaka, Kushtetuta vepron mbi gjithçka"

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Petrit Vasili, ‘zagari’ që i kundërvihet ambasadores së SHBA duke ‘lehur’ kundër Reformës në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

Petrit Vasili, zagari që i kundërvihet ambasadores së SHBA duke lehur kundër Reformës në Drejtësi

Nuk ka se si të ndodhte ndryshe. Petrit Vasili si gjithnjë pritej të ishte i pari që do t’i kundervihej amdasadores se SHBA Juri Kim dhe këtë e ka bërë me devotshmërinë e tij të njohur sa herë është fjala për t’iu sulur reformës në drejtësi.

Ish ministri më torrollak i drejtësise dhe deputeti me 362 vota, zagari i njohur që leh sa herë e ndërsen padroni i tij Ilir Meta, edhe sot iu kundërvu ambasadores se SHBA duke lehur kundër reformës në drejtësi.

Sot është mbajtur në Tiranë Tryeza e Rrumbullakët për Përfundimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë në kuadër të 5 vjetorit të nisjes së Reformës në Drejtësi, ku midis të ftuarve të tjerë ka qenë edhe ambasadorja e ShBA në Tiranë zonja Juri Kim, e cila në fjalën e saj ndër të tjera tha:

“Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt Reformës në Drejtësi që qytetarët e saj kërkojnë dhe ne po shohim rezultatet e atyre përpjekjeve. Të gjitha institucionet e ngritura nga Reforma në Drejtësi në 2016 janë tashmë plotësisht funksionale”.

Mirëpo një vlerësim i tillë nuk mund t’i pëlqente Ilir Metës, ndaj prej paburrërisë për të dalë vetë hapur dhe publikisht kundër ambasadores Kim, ai ndërseu Petrit Vasilin i cili mezi pret të shpalosë talentin e tij prej zagari të devotshëm sa herë që i duhet Metës kundër partnerëve ndërkombëtarë dhe reformës në drejtësi.

“Me institucionet e drejtësisë tashmë të ngritura, ato po tregojnë tani se mund të veprojnë dhe se mund të japin rezultate në emër të popullit shqiptar. Ato po tregojnë se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël. Askush, askush, sado i fuqishëm mendon se është në këtë çast, askush nuk është mbi ligjin dhe është në dorën e institucioneve shqiptare të drejtësisë, është në dorën tuaj të tregoni nëpërmjet veprimeve tuaja se kjo është e vërtetë dhe do të jetë e vërtetë”, thotë ambasadorja Kim, ndërsa Petrit Vasili i përgjigjet duke e quajtur tryezën e rrumbullakët të organizuar sot ditën e përshpirtjes apo të vajtimit të reformës në drejtësi.

LEXO EDHE:  Balla merr në mbrojtje Gjiknurin/ Mesazh të prerë Bashës

“ Reforma në drejtësi nuk ka nevojē as për deklarata apo të përshpirtjeve që bëhen një herë në vit, sepse vit për vit bëhet nga një përshpirjte më 22 korrik” shprehet Petrit Vasili e më tej ai ju ka kujtuar ambasadorëve se “po flasin shumë, nderkohë që duhej të flisnin shumë më pak se ne nuk flasim për reformat e tyre, ambasadorët tanë nuk flasin për reformat e tyre, nuk fusin hundët!”

Vetëm një trutharë si ky Petrit Vasili mund të flasë më këtë gjuhë si komunistët e 1970-ës në Shqipëri e t’i thotë ambasadores amerikane dhe ambasadorit të BE-së qe “nuk duhet të flisni kaq shumë” për një reformë që është investimi më i madh në Shqipëri i qeverise se SHBA dhe BE.

LEXO EDHE:  “A keni moral ju, a keni turp”/ Demokratët “dush të ftohtë” Bashës: Je një dështim

Pra ata që e inicuan dhe që po e realizojnë reformën, ata që po e financojnë dhe që po udheheqin luftën kunder korrupsionit, SHBA dhe BE nuk duhet të flasin e duhet të vazhdojë të flasë Petrit Vasili i LSI-së, zagari lehës i Ilir Metës.

Mirëpo për ca langonj si ky kokëboshi i Metës dhe për ata që e ndërsejnë këtë të sulmojë ambasadoren e SHBA dhe reformën në drejtësi, zonja ambasadore foli shumë qartë sot teksa tha:

“Shumë vetë thanë se nuk mund të bëhej. Shumë vetë në fakt, nuk donin që të bëhej. Por po ndodh. Shumë do të vazhdojnë të shpresojnë dhe shumë do të vazhdojnë të veprojnë, për t’a ndaluar së ndodhuri”.

Mirëpo të gjithë ata si ky Petrit Vasili që po bëjnë ç’mos ta ndalojnë reformën në drejtësi e kanë të kotë. Ajo do ti djegë e përvëlojë të gjithë, sepse në fund të fundit ky është vullneti i popullit shqiptar, do apo nuk do zagari lehës dhe ai që e ndërsen zagarin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

5 vite reformë në drejtësi/ Xhafaj: Shumë nga ata që e votuan janë penduar

Publikuar

-

Nga

5 vite reformë në drejtësi/ Xhafaj: Shumë nga ata që e votuan janë penduar

Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar në kuadër të 5 vjetorit të kësaj reforme.

Rreth 40 % e kushtetutës që u ndryshua me votimin e vitit 2016 në parlament, i hapi rrugë një sistemi që shkaktoi furtunë mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sot pas 5 vitesh, Xhafaj është i mendimit se reforma ishte dhe mbetet gjëja e duhur e cila jo vetëm e ringriti por dhe e rithemeloi pushtetin gjyqsorë.

Sipas tij në 25 vite pushteti gjyqsor ka qenë nën kontrollin politik dhe ky projekt sot ka garantuar pavarësinë kushtetuese dhe ligjore.

“Çdo gjyqtar, prokuror dhe çdo institucion është jashtë ndikimit të politikës, jashtë interferencave, mekanizmave ndërhyrës në sistem. Sistemi sot drejtohet përmes institucioneve të veta. Gjyqtari dhe prokurori që deri dje jo vetëm që ishte i varur nga pushteti politik, ndikimi politik në karrierën e tij apo disiplinimin e promovimin e tij, ishte i varur edhe nga eprori i tij. Sot prokurori është i pavarur në procesin investigativ, e hetimit dhe vendimmarrjes së tij. Për të shkuar në Gjykatën e Lartë nuk duhet të shkosh te Presidenti, Kuvendi apo partia politike që ka qeverisjen e vendit. Mjafton të konkurrosh konform kritereve ligjore dhe profesionale dhe të bësh karrierë dhe të jesh i pavarur në ushtrimin e detyrës”, deklaroi Xhafaj në intervistë për RTSH-në.

Ai theksoi se reforma kishte kundërshtarë, por falë presionit publik dhe atij ndërkombëtar e kishin të pamundur të ndërhynin.

LEXO EDHE:  Kryemadhi fillon pazaret/ Paralajmëron Bashën, i “shkel syrin” Ramës?

“E kam thënë atëherë dhe e ritheksoj se që në atë kohë kishte njerëz që nuk e dëshironin këtë reformë, aq më tepër kur e panë të formësuar se ku do të shkonte ajo. Por, ishin të pamundur për ta ndaluar për shkak të presionit të madh të opinionit publik, shoqëror e ndërkombëtar. Jemi të gjithë dëshmitarë të atij momenti e presioni të jashtëzakonshëm për të garantuar ato 140 vota.

Disa nuk e donin, 24 orë përpara nuk diskutohej projekti kushtetues, por diskutohej rrëzimi i qeverisë. 24 orë më pas u votua me 140 kartona”, deklaroi Xhafaj.

LEXO EDHE:  Balla merr në mbrojtje Gjiknurin/ Mesazh të prerë Bashës

I pyetur nga se duhet të kenë frikë sot gjyqtarët e prokurorët, nga vetë sistemi i drejtësisë, ku bëjnë pjesë, publiku apo presioni i politikës, Xhafaj deklaroi se Kushtetuta nuk i lejon të ndikohen dhe të pranojnë asnjë lloj ndikimi të të tretëve, dhe aq më tepër të politikës.

“Unë e them shpeshherë me një fjalë: deri dje prokurorët e gjyqtarët ishin tej mase të varur nga politika, sot ata janë, vetëm nëse duan të vetëvaren. Kushtetuta, ligji nuk i lejon të ndikohen dhe të pranojnë çdo lloj ndikimi të të tretëve dhe jo më të politikës në veprimtarinë e tyre”, shprehet Xhafaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE