LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OBSH: Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në 70 vende

27 Janar 2021, 16:41, Lifestyle CNA
OBSH: Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në 70

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britani të Madhe në fund të vitit 2020, është përhapur në 70 vende të botës, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekspertët besojnë se varianti i Mbretërisë së Bashkuar, mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.

Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara gjithashtu njoftoi se një variant tjetër i koronavirusit, i zbuluar në Afrikën e Jugut është përhapur në 31 vende tjera.

OBSH-ja tha po ashtu se një variant i zbuluar në Brazil ishte përhapur në tetë vende tjera.

Varianti i identifikuar në Afrikën Jugore përbën shqetësim në veçanti, pasi studimet kanë treguar se ai mund të zvogëlojë efikasitetin e vaksinave që janë tani në treg.

Megjithatë, vaksina e kompanisë amerikane Moderna duket se funksionon kundër varianteve të reja të koronavirusit, të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut, kanë thënë shkencëtarët e kompanisë.

Sipas tyre, testet e hershme laboratorike sugjerojnë se antitrupat që nxit vaksina, mund t?i njohin dhe luftojnë variantet e reja.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se për ta konfirmuar këtë, duhet të bëhen më shumë studime./rel

Lajmet e fundit nga