Sport
Nis aventura e re për Armando Sadikun, sulmuesi shqiptar zbarkon në Bolivi

Armando Sadiku ka zbritur në Bolivi, atje ku do të nisë edhe aventurën e re në karrierën e tij.
Sulmuesi shqiptar bëri një zgjedhje tërësisht të papritur duke shkuar në tokën “e panjohur” për futbollistët kuqezinjë, pas aventurës së dështuar te Erzurumspori.
Në ditën e djeshme Sadiku ka zbritur në qytetin Tarija, duke takuar fillimisht drejtuesit e klubit dhe duke iu bashkuar skuadrën në hotel për t’i njohur më nga afër.
Duke nisur nga dita e sotme futbollisti do të jetë gati nën urdhërat e trajnerit për t’u stërvitur, ndërsa ndeshja e parë miqësore do të zhvillohet në ditën e enjte kundër Tomayopo.
Lajme të Rekomanduara:

Firmosi në Poloni, zbulohet rroga e majme e Ernest Muçit
Ernest Muçi është zyrtarisht futbollisti më i ri që i bashkohet Legia Varshavës. Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi dje për 4 vite e gjysmë me kampionët e...

Shorti i Kupës së Shqipërisë/ Goglat dhurojnë përplasje të forta mes pretendentëve, me fat Vllaznia
Është hedhur paraditen e sotme, shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020-2021. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në...