Connect with Us

Nga Agim XHAFKA/Dyqani i Ndranghetës dhe dyqankat e Ramës

Opinione

Nga Agim XHAFKA/Dyqani i Ndranghetës dhe dyqankat e Ramës

Publikuar

-

Më në fund kryeministri foli pas ditës së tretë. Pasi bllokoi në media përgjimet e prokurorisë antimafia italiane, pasi lëshoi nga zinxhiri Ballën që të thonte se mafiozët janë miqtë e Bashës, pasi Bolino torri lesh duke sjellë prova se Ndranghetan në Tiranë kishte veç një dyqan u turr vetë me pallë në gojë tamam si i quajturi Skënderbe.

Egër e me ckërmitje dhëmbësh na tha se ne populli t’u pijmë lëngun përgjimeve, nuk ka pse hetohen qeveritarët e qershia mbi tortë, e thënë nga çdo analist e militant, po ç’mafie zeza është kjo që në Tiranë nuk mban dot asnjë dyqan.

Pas këtij zulmi nisën të punojnë televizionet, me ritëm e papushim, njësoj si betonierat. Emisione, lajme, komente, tallje, ironira e në thelb, Ndrangheta me dyqan rrobash.

Në fakt nuk ndodhi siç Rama priste.

Opinioni ngeli te perceptimi se qeveria jonë është më keq se Mafia. E dinë të gjithë, e kanë provuar, në asnjë derë të shtetit nuk hyn dot po mos fute duart në xhep. Do një dokument në hipotekë, bëj gati pagesën. Do vizitë te mjeku, fut dorën në xhep. Do një vend pune, merr kredi. Do t’i shpëtosh një krimi, mbush një qese me euro.  Kështu nga mëngjesi në darkë ngelen duart te portofoli. Djersa e mundi i shqiptarit derdhen te qesja e qeveritarit, deputetit, gjyqtarit, policit, mjekut, sanitarit.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Lufta nuk është lojë, o komandant!

Ky perceptim është kaq i fortë sa shprehja, uji është i lagur.

Mes kësaj bindjeje masive erdhën përgjimet që e bënë mutin mullar. Diskutimet për to kishin brenda inat e vrer. Inat me këtë shtet që nuk mbajti qoftë një premtim dhe vrer pse ky vend po rrokulliset në greminë.

Rama si Rama, ia nisi refrenit bajat. Shpresonte që ndonjë nga Ndrangheta të qe fis me Saliun. Nuk i eci, atëhere, t’ja ngjeshim Bashës. Edhe pak Metës e më tej na shpëtoi dyqani që zbuloi Bolino. Dyqani, dyqani nisi kënga. Po harroi mavriu i gjatë plot koncesionarë të tij që nuk kanë as dyqane, kanë veç ca dyqanka.

Kështu një dyqankë në Berat mori koncesionin e dializës, miliona euro nga buxheti.

Një dyqankë tjetër u bë mirëmbajtëse e radarëve të ushtrisë.

Të tjera dyqanka projektuan rrugë e morën autostrada. Tamam si Ndrangheta, ngri një dyqan e thuaj, hapu Suzam!

Rama ka fatin e keq që është në vitin e tetë të qeverisjes. Pa një bilanc pozitiv e me thes rrenash. Të qepura kaq keq sa tani edhe po të thotë, o milet, unë quhem Edi Rama do i thonë, uf çfarë gënjeshtari!

Jeta e tij politike fiks si jeta e Xhezo arixhiut.

-Ky kalë që po shet është qorr, – i thoshin.

-Jo, jo nuk është qorr. Ashtu duket se…po ma bën mua me sy.- mashtronte Xhezo Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Edison Ypi/ Katundi ynë është Pordhopol

Publikuar

-

Nga

Pordha nuk pirdhet dokudo. Pordha pirdhet ku pordha vlerësohet, nderohet. Në mes të katundit. Ku nëse kërcet pordhën e duhur me mënyrën dhe aromën e duhur, thonë për ty fjalët më të mira, të ftojnë për kafe, dreka, darka, qoka.

Katundi ynë me më tepër pordhë se zaje lumi, nuk është fshat, qytezë, qytet, apo metropol. Katundi ynë është Pordhopol. Ne banorët e Pordhopolit jemi pordhëtarë.

Në Pordhopol, i vetmi mjet për të çarë në jetë është pordha.

Ne pordhëtarët e Pordhopolit nder e lavdi nuk kemi punën, por pordhën. Në Pordhopolin tonë po i the tjetrit “punë të mbarë” e bën hasëm edhe mik po ta kesh pasur. Ama po i the “pordhë të mbarë” e bën mik edhe nëse e ke patur hasëm.

Ne Pordhopolasit mes pordhësh gdhihemi, ngrysemi, lindim, vdesim.

S’kemi muhabet tjetër ne pordhacakët; Pordha jote, pordha ime, pordha e këtij, pordha e atij, pordhë kot, pordhë plot, pordhë për pordhë, pordhë për hall, pordhë për sebep, pordhë dhe vetëm pordhë.

E gjithënjohura “pordhë me rigon”, për shembull, këtu në Pordhopol nuk është e vetmja pordhë e sofistikuar. Ne pordhacakët Pordhopolitanë pordhën e gatuajmë edhe me mish, me presh, me spinaq, me qepë, me hudhra. Ne me pordhë bëjmë edhe ëmbëlsira, kadaif, revani, bakllava, madje bëjmë edhe tavë me pordhë të mbushura.

Pordhët në Pordhopolin tonë variojnë nga pordhët e heshtura, pordhët bombë, pordhët artistike, pordhët sizmike që tundin dheun, pordhët karizmatike përmes të cilave intelektualët tanë mahnitin miletin, deri tek pordhët e larta, pordhët historike, pordhët patriotike, pordhët akademike, pordhët filozofike.

Pordhët tona nuk janë të njëllojta. Secili pordhën e vet. Pordha pordhës nuk i ngjan. Ka pordhë e pordhë. Ka pordhë të shtëna në momentin e duhur nga njeriu i duhur në mënyrën e duhur për të bërë efektin e duhur, po ashtu si ka edhe pordhë kotmëkët pa asnjë efekt.

E kam për nder që jam pordhëtar. Kemi në Pordhopol plot pordhëtarë dhe pordhologë të shquar që pordhën e njohin me rrënjë.

Kemi studiues të regjur pordhësh të cilët njohuritë e tyre pordhologjike i pjerdhin rregullisht nëpër gazeta pordhacake, revista pordhanjose, televizione pordhëtare. Kemi komisione të posaçme për promuovimin e pordhëve, pordhologëve, dhe shkencës së pordhologjisë, përmes dhënies së çmimeve dhe dekoratave si; “Pordha e Nderit”, “Pordha e Moralit”, “Pordha e Kombit”, “Pordha e Atdheut”, “Pordha e Popullit”, “Pordha Patriotike”, “Pordha Diasporike”.

Për dhënien e titujve kemi ngritur juri me ekspertë të famshëm në fushën e pordhologjisë që seleksionojnë dhe vlerësojnë me kujdesin më të madh pordhët e të gjitha llojeve dhe nënllojeve; Pordhë nga para, pordhë nga pas, pordhë nga brënda, pordhë nga jashtë, pordhë nga lartë, pordhë nga poshtë, pordhë frontale, pordhë anësore, pordhë tërthore, pordhë diagonale, pordhë vertikale, pordhë zigzage, pordhë spirale, pordhë rrethore, pordhë trekëndore, pordhë kuadratike, pordhë kubike, pordhë piramidale, pordhë shumë dimensionale, pordhë multifunksionale, pordhë primitive, pordhë integrale, pordhë e ngrohtë, pordhë e ftohtë, pordhë firmato, pordhë e piratuar, mono pordhë, multi pordhë, pordhë lokale, pordhë ndërkombëtare, pordhë totale, pordhë stratosferike, pordhë astronomike, minipordhë, maksi pordhë, stërpordhë, super pordhë, mega pordhë, giga pordhë, pordhë direkte, pordhë e nënkuptuar, pordhë e formatuar, pordhë e zip-uar, pordhë e enkryptuar etj.

LEXO EDHE:  Shkullaku i përgjigjet Ramës dhe kolegëve/ Numëron një më një faktet që nxjerrin zbuluar inceneratorët

LEXO EDHE:  “Boll më”/ Basha akuza Ramës: Puno për të shpëtuar jetë njerëzish, nuk ke mbajtur asnjë premtim

Jeta në Pordhopolin tonë është e tëra një kampionat pordhe ku garojnë parreshtur pordhanjosët më të talentuar të cilët hedhin pordhë nga më të ndryshmet; Pordhë të vogël, pordhë të madhe, pordhë kolosale, pordhë batare, pordhë me të shtëna një nga një, pordhë nazelie, pordhë lozonjare, pordhë tradhëtare, pordhë qesharake, pordhë serioze, pordhë që zgjat, pordhë që bëhet për një çast, pordhë me pasoja imediate, pordhë me sahat që plas pas një kohe, pordhë që e bën kur do vetë, pordhë që të shpëton, pordhë e folur, pordhë e shkruar, pordhë e printuar, pordhë elektronike, etj. etj. nuk po t’i rendis të gjitha se duke folur më merren ment, mund të më vijë për të pjerdhur, dhe pordhën s’dua ta humbas, por ta shes.

Mos kujto se po ja fus pordhës. Nuk po flas për pordhë. S’lë pordhë të më shkoj dëm. Kam ngritur dy vila dhe kam blerë tre makina me pare pordhësh.

S’dimë mënyrë tjetër për të fituar ne Pordhopolitanët pordhologë veçse duke shitur pordhë.

Pordhën, e cila, siç ka dalë nga studimet më të fundit, është më unikale edhe se shenjat e gishtave, ne pordhanjosët e përdorim si mjet identifikimi, pasaportë, kartë identiteti.

Ne nuk e pyesim tjetrin për emrin, mbiemrin, moshën, grupin e gjakut. Ne i biem shkurt. I themi të pjerdhi. Prej aromës, krismës, kohëzgjatjes, dhe disa cilësive të tjera të pordhës që i dimë vetëm ne pordhëtarët, mësojmë për fatin e tashëm dhe të ardhshëm të pordhacakëve më tepër se çdo sferë e kristaltë, magjistar, psikanalist, apo llum kafeje.

Për ta njohur një njeri, s‘është i rëndësishëm emri që ai mban por pordha që ai bën. Më thuaj çfarë pordhe bën, të të them se cili je, themi ne Pordhopolasit.

Pa pordhë nuk çahet jeta. Nga pordha, për pordhën, me pordhën, ne bëjmë mbledhje, mbajmë kongrese, sympoziume, organizojmë panaire, shkruajmë libra, kompozojmë muzikë, vemë në skenë pjesë teatrale, bëjmë filma, dhe shumë e shumë gjëra të tjera që s’i merr mendja.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Ca fakte për skenaristët dhe konspiracionistët antiamerikanë!

Publikuar

-

Nga

Nga Denis Dyrnjaja

Amerika e ruajti Shqipërinë shekullin e kaluar nga copëtimi fatal territorial, rrëzoi komunizmin në Europë, përfshirë dhe Shqipërinë. U vu në krye të bombardimeve për çlirimin e Kosovës dhe i dha asaj pavarësinë. Këto sa për parantezë historike. Tani vijmë te realitetet politiko/faktike.

Amerika na e ka fajin që nuk krijuam dot një sistem real demokratik, ku zgjedhjet bëhen zgjedhje e jo vjedhje?!

Amerika na e ka fajin qe partitë politike i krijuam dhe trajtuam si biznese private familjare, ku ligji i pashkruar është si të bëjmë më shumë pasuri e pare?!

Amerika na e ka fajin që në vend që të ndërtonim drejtësinë reale, krijuam drejtësinë banale, me pazare, korrupsion e paaftësi me pasoja fatale?!

Amerika na e ka fajin që nuk krijuam dot shtet, besim dhe prosperitet si çdo komb e qytetërim që nuk ka si zgjidhje largimin e popullit në emigirn?

Amerika na e ka fajin që për lakmi pushteti e pasurim, telendisim njëri tjetrin duke u bëre për botën referencë habije dhe dëfrim?!

Amerika na e ka fajin për hipokrizinë gjenetike, për skuthërinë epike, për krenarinë e përdalë tamam si një prostitutë që pretendon se është me virtyte dhe grua e rrallë?!

Amerika na e ka fajin që prodhojmë dhe bazojmë gjithçka mbi intriga e kulisa ku e drejta dhe merita s’kanë premisa?!

Amerika na e ka fajin për hajninë e pamatë ku disa pasurohen padrejtësisht e të tjerë s’kanë as bukë të vënë në pjatë?!

Amerika na e ka fajin për degjenerimin urban, për degradimin ambiental apo për deformimin mental e kultural?!

Le tja vëmë atëherë fajin për të gjitha Amerikës. Po atëherë ne kush jemi, pse jemi kështu siç jemi që Amerika të na trajtojë si qenie të magënta apo kurva haremi?!

LEXO EDHE:  Çështja e detit në Hagë/ Ish-deputeti i PS i hakërrehet Ramës: Të mbrosh shtetin tënd përballë Greqisë do b***

LEXO EDHE:  Edi Rama zbulon fatin e koalicionit PS-LSI/Si do jenë më 18 qershor

Këtë dilemë ekzistenciale duhet të zgjidhim para se të përflasim nga mëngjesi deri në darkë bëri mirë apo keq ambasadorja amerikane që foli?! E teproi apo e tejkaloi cakun?! Duhet të vazhdojmë me fodullëk apo të pranojmë se brenda nesh kemi thjeshtë spurdhjakun?!

Dhe kur spurdhjaku bie në lekë, harron që deri dje ishte pa brekë dhe sot thotë: tani qepe ti që më ftillove se unë e di dhe do bëj siç dua vetë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

I përdoruri për turp, i paturpi Petrit Vasili!

Publikuar

-

Nga

I përdoruri për turp, i paturpi Petrit Vasili

Çdokush tjetër në vend të tij të paktën do të heshte, do ulte kokën e do të mbyllte gojën për të pritur ditën kur do të nisë punimet kuvendi i ri e të shkojë atje për të marrë pagën e deputetit. Kështu do të bënte cilido me dy gramë mend e me sado pak cipë turpi.

Mirëpo Petrit Vasili, torrollaku më kokëbosh ndër shumë të tillë e i pacipë i politikës shqiptare qysh prej kur bëhet politikë në këtë vend, jo vetëm që nuk e di se çfarë është cipa e turpit, por pranon paturpësisht të përdoret si gyp jashtëqitjeje për helmet dhe mëllefet e Ilir Metës kundër reformës në drejtësi, posaçërisht kundër ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, e shfaqur që në krye të herës si mbështetësja më e flaktë dhe më e vendosur e reformës në drejtësi.

Qendrimi më i fundit i ambasadores amerikane që i kërkoi kryetarit të PD Lulëzim Basha ta përjashtojë nga grupi parlamentar i PD ish kryeministrin Berisha të shpallur non grata nga Sekretari i Shtetit Blinke, ka ndezur sensorët e alarmit tek ai që më fakt është targeti kryesor i luftës së ShBA kundër korrupsionit, Presidentit të shkarkuar nga Kuvendi Ilir Meta.

Qëndrimi amerikan ndaj zotit Berisha në fakt është vetëm parathënia e asaj që pritet të ndodhë me çakenjtë e korrupsionit në Shqipēri, ku padyshim kryeçakalli është Ilir Meta.

Eshtë kjo arsyeja që Ilir Meta shfaqet jo vetëm i pirë e i dehur tapë kudo që shkon, por edhe nervoz e i çakërdisur nga trutë.

Por, prej burracakërisë së tij tipike, ai nuk ka guxim të dalë vetë hapur, por ka gjetur lehësin e vet Petrit Vasili, i vetmi që i ka mbetur ta përdorë për të lehur kundër reformës në drejtësi dhe kundër ambasadores amerikane në Tiranë.

LEXO EDHE:  Çështja e detit në Hagë/ Ish-deputeti i PS i hakërrehet Ramës: Të mbrosh shtetin tënd përballë Greqisë do b***

LEXO EDHE:  Samiti i Diasporës/ Nuk përmbahet më Berisha

Me një status idiot si të gjithë statuset e tij prej injoranti politik, Petrit Vasili sot na bëri të ditur se kushdo, që duatroket për drejtësinë me regji, siç e quan ai,meriton vetëm përbuzje dhe neveri si dhe tregon qartë ortakërinë me mafian qeveritare.

Vetëm pak ditë më parë ambasadorja e SHBA në Tiranë ritheksoi edhe një herë mbështetjen e saj, pra të qeverisë amerikane për reformën në drejtësi, pirëpo ja që Petrit Vasili ka tjetēr mendim.

Themi Petrit Vasili sepse ai është vetëm lehësi, pasi në fakt kush është si që nuk e di se sa herë flet Petrit Vasili teksti është i Ilir Metës?
Ndaj nuk na mbetet të vrasim mendjen shumë se përse Petrit Vasili është i përdoruri.

E para, sepse ai vetë e bën me qef rolin e të përdorurit ngaqë nuk di të bëjë gjë tjetër, sepse gjithë jetën nuk ka bërë punë tjetër.

E dyta, është i vetmi që i ka mbetur Metës të përdorë, pasi emrat e tjerë të LSI si Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj, Erisa Xhixho nuk pranojnë të bëjnë rolin që e bën aq mirë Petrit Vasili.

Ndërsa nënkryetari Luan Rama, dikur figura më e besueshme e LSI-së në publik prej profilit të tij të papërgojuar për afera korruptive dhe padyshim më i artikuluari, pasi u shpall nga vetë Meta tradhëtari i madh në zgjedhjet e Vlorës, nuk dihet se ku ka humbur e nuk shfaqet publikisht prej kohësh.

E treta, Petrit Vasili i djegur që i djegur është, pasi ai është në listën e zezë të SHBA dhe nuk i jepet prej kohësh vizë nga ambasada amerikane në Tiranë. Ndaj e kanë zgjedhur ta përdorin ta çojë deri në fund misionin e tij të lehjes kundër ambasadës amerikane./CNA.al

LEXO TE PLOTE