LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nëndrejtori i ISHP: Në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i COVID-19

27 Janar 2021, 09:13, Lifestyle CNA
Nëndrejtori i ISHP: Në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku u shpreh në Euronews Albania se situatën e koronavirusit në vend duhet ta marrim seriozisht.

?Unë do të konsideroja që më mirë të ngremë alarmin sesa të flemë mbi dafina. Gati 900 raste në ditë është një situatë që ne duhet ta marrin shumë seriozisht?, u shpreh ai.

Zoti Ulqinaku theksoi se ndoshta jemi në ditët më të këqija të përhapjes së koronavirusit në vend.

?Nuk duhet t?ia lemë rastësisë, duhet realisht të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar dhe përkundrazi jeni ndoshta në ditët më të këqija të këtij COVID-i”, tha ai.

Sa i përket mutacioneve të reja të COVID, mjeku theksoi se në Shqipëri po qarkullon një lloj i ri i virusit, por ende nuk është identifikuar saktësisht.

?Eshtë virus ndryshe, eshtë koronavirus, por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë. Por, nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili, apo i Afrikës së Jugut apo Anglisë?, tha ai.

?I kemi kapacitet, akoma nuk kemi arritur në fazën finale, por në këtë rrugë jemi”, u shpreh mjeku, teksa u pyet nga gazetarja Mulaj për identifikimin e plotë të këtij virusi./euronews

Lajmet e fundit nga