Aktualitet
“Mbani frymën!”/ Artan Hoxha ironizon Bolinon: Njerëzit mund të pësojnë atak nga sondazhi

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka ironizuar Carlo Bolinon lidhur me një sondazh që media e këtij të fundit po bën për zgjedhjet e 25 prillit.
Hoxha kujton sondazhin e vitit të kaluar, ku sipas Bolinos, Rama ishte lideri më i dashur për italianët dhe thotë se edhe ky sondazhi i mbrëmjes së sotme do të jetë i njejtë me të kaluarin.
Me tone ironike, gazetari i kërkon njerëzve të mbajnë frymën dhe i bën thirrje Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, të mbajë në gatishmëri të lartë një flotë të tërë ambulancash, për shkak të rezultatit surprizë.
“Mbani frymen njerez….
Sot ne darke, kthehen serish ca italiane, qe i ka kontraktuar nje italian tjeter, per te bere sondazh ne lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Per koken e ketyre qe na udheheqin, jane plotesisht te besueshem.
Jane po ata qe e nxoren udheheqesin tone ne krye te lidereve boterore, mbi Putin, Makron, Merkel, Le pastaj Trumpin qe e groposen, e nxoren shume poshte, te 9-in ne liste, vetem 5 muaj para zgjedhjeve ne SHBA…
Qe te kuptohemi, keta italianet e sondazhit te sotem, me duket se jane italiane puljeze. Jane komplet te “ndershem”, nuk jane si ata “mashtruesit” kalabreze te Ndrangheta-s. Keta kane dhene prova, nuk i marrin leket me anije, i marrin me banke.
I bej thirrje Sherbimit Kombetar te Urgjences, te mbaje ne gatishmeri te larte sot ne mbremje, nje flote te tere ambulancash, sepse Denisi mund te na jape rezultate aq surprize nga sondazhi, sa mjaft qytetare me zemer te dobet, rrezikojne te pesojne atak kardiak“, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Peshkatari Luca dhe levreku i artë Meta
Gjergj Luca nëpërmjet një video shumë therëse ironike, deri në tallje dhe përbuzje ndaj Ilir Metës të cilit i tregonte “prokurorë dhe gjyqtarë” që punonin...
1 Koment