Politikë
Kush i bën gjithë këto ndërtime?/ Ironia e Ramës: I bën Ndrangheta me mafien

Kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj, dhe ministrin Arben Ahmetaj, kanë qenë sot në Vaqarr, ku kanë inspektuar kantierin e lagjes së re që po ndërtohet.
Gjatë inspektimit Rama bëri edhe një batutë referuar përgjimeve të të grupit mafioz ‘Ngragheta’ ku përmendeshin dhe emra zyrtarësh shqiptarë.
“Shkruante njëri në facebook, ore gjithë këto ndërtime kush i bën thoshte këto ndërtime kur s’ka punë. I bën Ndrangheta me mafien i thashë. 27 mijë vende punë të krijuara vetëm nga rindëritm për të gjitha kompanitë shqiptare faktikisht nuk ka kompani që nuk është përfshirë në proces”, tha Rama./CNA.al