Connect with Us

Kupa e Italisë/ Berisha rikthehet në skenën e madhe, sfidon Bufon dhe Juventus

Seria A

Kupa e Italisë/ Berisha rikthehet në skenën e madhe, sfidon Bufon dhe Juventus

Publikuar

-

Sot në mbrëmje, Juventus do të presë në shtëpi SPAL, në një takim që është i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Siç dihet pjesë e SPAL është edhe gardiani i kombëtares, Etrit Berisha, i cili tashmë ka kaluar plotësisht problemet nga COVID dhe është rikthyer te performancat e shkëlqyera me ekipin. Edhe sot, teksa rikthehet në skenën e madhe të futbollit italian duke qenë se SPAL luan në Serinë B, Berisha do të provojë të ndalë ofensivën e Juventus që në këtë ndeshje si lojtarin më të rrezikshëm ka Moratën, me Ronaldon që pritet ta nisë ndeshjen nga stoli.

Por, Berisha do të ketë edhe një duel në distancë me Xhixhi Bufon, i cili rikthehet titullar, ndërsa mbetet për t’u parë se cili nga të dy do të jetë më deçiziv. Edhe pse duhet theksuar, se Berishën e pret një mbrëmje impenjative dhe me vështirësi të lartë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Seria A

Ibra dhe trajneri i Serisë A në Sanremo, zbulohet kënga që do të këndojnë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç dhe trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, këtë të enjte do të jenë prezent në Festivalin e Sanremos, i cili zhvillohet nga 2 deri më 6 mars.

Prezantuesi i Festivalit, Amadeus, në një konferencë zbuloi edhe këngën që do të këndojë sulmuesi i Milanit, së bashku me trajnerin Mihajloviç, një mik të vjetër të tij. Kënga që do të këndojnë është “Io Vagabondo”, e kënduar nga grupi Nomadi në vitin 1972.

Suedezin do e shikojmë kështu në një version ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë më parë, ku pas shkëlqimit në fushat e lojës, tani do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në mikrofon.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Pioli tregon lojtarin që e impresionoi ndaj Romës

Publikuar

-

Nga

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, është shprehur tejet i impresionuar nga mbrojtësi, Fikayo Tomori.

Tomori ishte titullar në ndeshjen ndaj Romës, të cilën “Rossonerët” e fituan në Stadio Olimpico me rezultatin 1-2.

Tomori në fakt i zuri vendin kapitenit Romagnoli, i cili bëri disa paraqitje të këqija ndeshjet e fundit dhe u kritikua shumë nga mediat italiane, madje në atë masë sa konsideruan se ai nuk është i denjë për shiritin e kapitenit.

Tomori ishte fantastik krah Simon Kjaer dhe Pioli ishte i impresionuar.

“Po, e prisja që Tomori të kishte personalitet, e ka demonstruar sapo erdhi në itali me prezencë dhe forcë”, tha Pioli.

“Por mendoj që kjo fitore ishte punë e të gjithë skuadrës”, përfundoi Pioli.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ernest Muçi sheh larg: Dua të transferohem në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Ernest Muçi ka debutuar me Legian, teksa trajneri i dhuroi 45 minuta në fitoren e skuadrës në transfertë ndaj Gornik me rezultatin 1-2. Në një prononcim për Zona Gol, Muçi shprehet i luntur për debutimin, por sa i takon emocioneve thekson se më shumë emocion ka pasurkur ka zbritur për herë të parë në fushë për Tiranën. Ndër të tjera, talenti shqiptar zbulon edhe objektivin e tij që është të luaj në Serie A.

Transferimi dhe debutimi në kampionat? “Transferimin e kam përjetuar shumë mirë dhe kjo tratativ zgjati rreth një muaj. Ishte besim shumë I madh nga ana e trajnerit që luajta për 45 minuta. Jam shumë i lumtur që debutova dhe që mora fitoren.

Ofertat i kam shqyrtuar me familjen time dhe më pas vendosëm për transferimin te Legia. Këtu e ndjen pak presionin pasi klubi të plotëson çdo kusht. Skuadra më ka pritur mirë dhe jam bërë menjëherë pjesë e grupit”.

Ish lojtarët shqiptarë te Legia? “Nëse stërvitesh mirë mund të luash pa problem dhe nuk e shikoj aspak problem këtë gjë”.

Je gati të heqësh dorë nga jeta e natës për t’u stërvitur si profesionst? “E kam filluar që 16 vjeç dhe nuk jam tip që dal. Siç kam qenë do të jem edhe këtu pasi dua të bëj krenar familjen time”.

Klauzola 5 milionë euro nga Legia? “Nuk i di këto shifra, por besoj se pas dy sezonesh do të bëj mirë te kjo skuadër.

Këto ndeshje që kanë ngelur mendoj se do të shërbejnë për t’u ambientuar. Nga sezonin tjetër do mundohem të bëj maksimumin me gola dhe asiste. Skema? Nuk e kam problem dhe u futa sulmues dhe trajneri e di që nuk kam pozicion fiks, por luaj në fazën sulmuese. I vetmi që ka luftuar për mua është familja ime dhe menaxheri im”.

Emocionet më shumë me Tiranën apo me Legian? “Kisha më shumë te Tirana pasi isha edhe më i vogël”.

Nëse kthehesh në Shqipëri? “Nuk e di se çfarë do të sjelli e ardhmja, por shpresoj të jetë larg kjo ditë dhe unë të luaj shumë kohë jashtë”.

Kampionati që ëndërron? “Kam objektiv të luaj në Serie A dhe kjo nuk është ëndërr, por objektiv personal”.

Kombëtarja A? “Shpresoj të marrë një ftesë sa më shpejt. Nëse jo do të mundohem të luaj sa më mirë në skuadrën time dhe të marrë ftesën”, u shpreh Muçi.

LEXO TE PLOTE