Sport
Kukës prezanton goditjen e radhës në merkato

Numan Kurdic është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Mbrojtësi boshnjak, vjen te skuadra verilindore në formë huazimi nga klubi i FK Sarajevos dhe do të jetë pjesë e skuadrës deri në fund të sezonit.
Mbrojtësi 21-vjeçar është aktivizuar së fundmi në kampionatin serb me ekipin e Novi Pazar, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Sarajevon.
Kurdic stërvitet prej disa ditësh me skuadrën kuksiane duke u njohur me ambientin dhe futbollistët, por problem ishte dokumentacioni. Së fundmi, klubi ka arritur të zgjidhë problemin dhe Kurdic do të jetë gati për ndeshjen e radhës.
Skeda e Lojtarit:
Emri: Numan Kurdic
Mosha: 21 vjeç
Kombësia : Boshnjak
Pozicioni: Mbrojtës
Lajme të Rekomanduara:

Firmosi në Poloni, zbulohet rroga e majme e Ernest Muçit
Ernest Muçi është zyrtarisht futbollisti më i ri që i bashkohet Legia Varshavës. Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi dje për 4 vite e gjysmë me kampionët e...

Shorti i Kupës së Shqipërisë/ Goglat dhurojnë përplasje të forta mes pretendentëve, me fat Vllaznia
Është hedhur paraditen e sotme, shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020-2021. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në...