Connect with Us

Konfirmohet rasti i parë i mutacionit britanik të COVID-19 në shtetin fqinj

Kosova & Rajoni

Konfirmohet rasti i parë i mutacionit britanik të COVID-19 në shtetin fqinj

Publikuar

-

Mutacioni i ri i Covid/ Specialisti i iSHP ngre alarmin: Po prek moshat e reja

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut konfirmoi sot regjistrimin e rastit të parë të variantit britanik të COVID-19 në RMV.

Gjatë analizës së testeve pozitive të janarit në klinikën private “Zhan Mitrev”, testi i njërit prej pacientëve ka rezultuar mutacion me karakteristikat e variantit britanik.

Bëhet fjalë për një 46-vjeçar tashmë të shëruar, i cili ka kryer dy teste në klinikën private më 29 dhjetor dhe 4 janar, të dyja pozitive. Pacienti nuk ka udhëtuar jashtë shtetit dhe nuk ka paraqitur kontakte me raste pozitive. Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në RMV bëhet me dije se tek të gjitha testet tjera pozitive të janarit nuk janë regjistruar karakteristikat e mutacionit britanik.

LEXO EDHE:  Mbi 1 mijë qytetarë rezultojnë pozitiv/ Shkon në 1696 numri total i viktimave

Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka shënuar 394 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID-19./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kosova & Rajoni

Kosova mund t’i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Publikuar

-

Nga

Kosova mund t'i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVOX, përmes së cilës pritet të shpërndahen vaksinat për koronavirus në vendet e varfra, ka bërë të ditur se Kosova mund të furnizohet me këtë vaksinë deri në muajin maj.

Sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, në përditësimin e fundit të kësaj skeme, për raundin e parë të ndarjes së vaksinave, periudha kohore e shpërndarjes së vaksinave në Kosovë është nga shkurti deri në maj të këtij viti.

Në dërgesën e parë përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Mbi 1 mijë qytetarë rezultojnë pozitiv/ Shkon në 1696 numri total i viktimave

LEXO EDHE:  Vijon të shtohen rastet me Covid-19/ Shifra të frikshme në 24 orë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë thënë në vazhdimësi se në muajin shkurt do të arrijë vaksina në Kosovë, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Mirëpo zyrtarë të kësaj kompanie i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende janë në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina./rel

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i 24 orëve në Kosovë/ Tetë viktima dhe rreth 500 të infektuar nga Covid

Publikuar

-

Nga

Shërbeu për 48 vite me radhë si pneumologe/ Humb betejën me koronavirusin një tjetër mjeke

Gjatë 24 orëve të fundiot në Kosovë, tetë persona kanë humbur betejën me Covid.

Nga 2,886 testime të realizuara, 488 persona rezultuan pozitivë për Covid-19. Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 270 persona janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 70.185 persona të infektuar me këtë virus, prej tyre 1.616 kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajçak vizitë në Prishtinë/ Përpjekje për rifillimin e bisedimeve Kosovë–Serbi

Publikuar

-

Nga

Lajçak vizitë në Prishtinë/ Përpjekje për rifillimin e bisedimeve Kosovë–Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, fillon të hënën vizitën treditëshe në Prishtinë prej nga më pas do të shkojë në Beograd, në një përpjekje për rifillimin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës.

Bisedimet pushuan në vjeshtën e vitit të kaluar për shkak të zgjedhjeve në Kosovë, që u mbajtën më 14 shkurt. Zyrtarët e Bashkimit Evropian që presin rifillimin e tyre pas themelimit të institucioneve të reja të Kosovës janë shprehur të shqetësuar më deklarimet e kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet të udhëheq qeverinë e re. Zoti Kurti ka thënë se bisedimet nuk do të jenë përparësi e punës së tij.

Analistët në Prishtinë thonë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të mësojë nga ngecjet e qeverive të kaluara në procesin e bisedimeve dhe duhet të çojë përpara tema që janë në interes të vendit.

“Kjo qeveri i ka numrat, e ka legjitimitetin, e ka forcën politike që ndoshta qeveritë tjera nuk e kanë pasur dhe kjo është një plus që të shtyjë përpara më fuqishëm në këtë proces gjithmonë duke pasur interesat e shtetit dhe disa tema të cilat nuk negociohen”,thotë Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

“Duke e ditur që kemi një qeveri të re që nuk ka presion siç ishte në administratën e kaluar amerikane me zotin ambasadorin (Richard) Grenell duhet të kemi një qartësim të procesit dhe një pozicionim të qartë të Kosovës. Kjo nuk do të thotë ta ndalim dialogun por ne duhet ta shohim atë si një proces afatgjatë dhe të planifikojmë si të tillë, jo duke u planifikuar hap pas hapi dhe duke dalur diçka ad-hok dhe vepruar në atë drejtim”, thotë Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Analistët thonë se qeveria e ardhshme duhet të ketë një platformë për mënyrën e zhvillimit të bisedimeve të ardhshme me Serbinë dhe nuk presin që ato të vazhdojnë njëlloj sikurse nga qeveria pararendëse.

LEXO EDHE:  Rriten rastet me Covid-19/ Mal i Zi shtrëngon masat kufizuese

LEXO EDHE:  UNHCR kritikon Maqedoninë për mbyllje të kufirit

“Nuk mund të presim që ajo të vazhdojë aty ku ka mbetur me diskutimin ku tema e fundit ka qenë e drejta pronësore që është diskutuar dhe nuk mund të presim që qeveria Kurti menjëherë tani të futet brenda këtij procesi dhe ta diskutoj atë. Është mëse e pritshme që kjo qeveri do të duhej ta riformatoj atë, t’ia jap atë dorën e vet dhe ta bëj këtë normalisht në diskutim me zotin Lajçak”, thotë Jeta Krasniqi.

“Një qasje e bashkëdyzuar BE dhe SHBA dhe një qasje e strukturuar e Kosovës karshi këtyre dy superfuqive do të krijonte një incetivë të re në raport me Kosovën por edhe Kosova duhet të krijojë asi pozicioni që të qetë tema përpara dhe ndoshta të kërkojë edhe një afat për një temë të caktuar për një marrëveshje që nuk është zbatuar nga pala serbe dhe të mos jemi ne gjithmonë në defansivë ku vihemi në kritikë për mos zbatim të marrëveshjeve të caktuara”, thotë Arbër Fetahu.

Shtetet e Bashkuara që janë mbështetëset kryesore të pavarësisë së Kosovës, në disa raste ditëve të fundit theksuan se mbështesin bisedimet Kosovë-Serbi të mundësuara nga Bashkimi Evropian, dhe presin “një marrëveshje gjithëpërfshirëse normalizimi që do të çonte në një njohje të ndërsjellë”./ VOA

LEXO TE PLOTE