LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ka shenja të një varianti të ri virusi”/ Bino: Nuk e dimë cili është

27 Janar 2021, 22:06, Lifestyle CNA
“Ka shenja të një varianti të ri virusi”/ Bino: Nuk e

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, ka treguar se në Shqipëri ka shenja të një varianti të ri virusi.

Ajo deklaroi në emisionin ?Open? se deri më tani nuk dinë ta thonë me siguri se mutacion i kujt lloji është.

Bino tha se deri më tani janë evidentuar dy raste me variante të reja virusi në qytetin e Elbasanit, që kanë pasur kontakte me persona të ardhur nga jashtë vendit.

?Varet si është interpretuar, sepse për shembull në analizat e PCR që dalin, ka shenja që nuk është i njëjti virus si më parë, por nuk dimë të themi se cili është, a i Afrikës së Jugut apo ndonjë vendi tjetër.

Po ju them që ka pasur dy raste në Elbasan, po jua tregoj këtë, sepse ata kanë pasur kontakte me njerëz që kanë qenë jashtë vendit, dhe kanë qenë infektuar me variantin e ri?, theksoi shefja e ISHP-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga