Connect with Us

“Ishte idhulli im”/ Jozefina Topalli nostalgjike për xhaxhain: E kam këtu në kokë…

Politikë

“Ishte idhulli im”/ Jozefina Topalli nostalgjike për xhaxhain: E kam këtu në kokë…

Publikuar

-

A do jenë Imami, Rusmali dhe Bode pjesë e listës së saj?/ Topalli: Do isha e nderuar, por...

Ish-kryeparlamentarja dhe drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka publikuar një letër të ministrisë së Brendshme, lidhur me arrestimin e xhaxhait të saj gjatë Luftes së dytë Botërore.

Topalli thotë se shteti shiptar ka mbrojtur xhaxhain e saj, për të cilin flet me superlativa dhe shprehet krenare.

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim tregon se xhaxhai i saj Ejell Çoba ishte njeriu që e drejtoi çdo ditë me modelin e tij, por që sipas saj e quajtën armik deri ditën që vdiq.

Ja si mbronte shteti Shqiptar hebrejt gjatë Luftes së dytë Botërore. Krenare për Ejell Çobën. Kam qenë me fat që kam jetuar me të. Ai ka qenë idhulli im. Në ‘45 e arrestuan dhe e dënuan me pushkatim. Ishte 34 vjeç.

Pastaj ia kthyen në burgim të përjetshëm. Doli pas 24 vitesh burgje të tmerrshme. Isha në klasën e parë kur babai shkoi ta merrte në burgun e Burrelit. E kam këtu në kokë kur u hap dera dhe hyri një burrë që se kisha parë kurrë.

E motra (halla ime) ishte ngrirë në shkallë duke qarë e nuk mundi të hidhte një hap për ta përqafuar. Më vonë xhaxhai im, Ejell Çoba u bë njeriu që më drejtoi çdo ditë të jetës me modelin e tij! Deri sa vdiq, armik e quajtën!!!!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Publikuar

-

Nga

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektihn pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur të ndryshojë zonat se ku do të aplikohet projekti pilot.

Sipas KQZ votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet në zonën e administrimit numër 40, në Njësinë Bashkiake nr.10 në Tiranë.

Kujtojmë që pak kohë më parë PD dhe PS patën përplasje sa i takon aplikimit të projektit pilot.

LEXO EDHE:  FBI e kishte futur në listën e më të kërkuarve/ Forcat afgane vrasin udhëheqësin e lartë të Al-Kaidës

LEXO EDHE:  Heqja e titullit të Veton Surroit/ Ibsen Elezi: Absurditet, anëtarët e këshillit të arsyetojnë

PD propozoi Korçën dhe Fierin, ndërsa PS bie deri diku dakord me PD për Korçën, por e propozon si Bashki dhe jo si qarku, teksa në anën tjetër propozon edhe Bashkinë e Tiranës, vetëm në disa Njësi Administrative të saj.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ ka regjistruar edhe koalicionin opozitar, “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Iu kërkoj votën sepse…”/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Publikuar

-

Nga

"Iu kërkoj votën sepse..."/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Plarent Aleksi është kandidati i pavarur për qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një postimi, Aleksi u ka kërkuar qytetarëve të  këtij qarku t’i besojnë votën, kundër aleancës së krimit, ashtu siç ai cilëson PD,PS dhe LSI.

Kandidati i pavarur Plarent Aleksi beson se ai është njeriu i duhur për të përfaqësuar vendin e tij me argumentin se ka studiuar në Perëndim dhe ka një jetë të pastër dhe pa rekorde kriminale.

Un jam Plarent Aleksi, Doktor në Shkenca Sociale dhe Filozofi: Kandidat për Deputet në Qarkun BERAT ( Kuçovë + Urë Vajgurore + Berat + Çorovodë) ju flas drejt dhe sinqerisht, ju kërkoj votën sepse vetëm kështu mund të përfundoj betejën që kam filluar kundër aleancës së krimit (PD+PS+LSI).

Un jam kandidati juaj më i mirë në Qarkun e Beratit nëse kërkoni një kandidat të shkolluar në Perëndim, pa CV kriminale, Atdhetar dhe me vullnet të fortë për të luftuar hajdutërinë në politikë. Un jam i sinqertë, mos u besoni më atyre që shkojnë pas politikës së Korruptuar në Shqipëri”, shkruan Plarent Aleksi./CNA.al

LEXO TE PLOTE