Connect with Us

Infektimi i Piperos pasi bëri vaksinën/ Brataj tregon kur arrihet imuniteti i plotë

Shëndeti

Infektimi i Piperos pasi bëri vaksinën/ Brataj tregon kur arrihet imuniteti i plotë

Publikuar

-

Kush e ka kaluar virusin krijon imunitet/ Skënder Brataj mban maskë në emision të bindë qytetarët

Infektimi i mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, disa ditë pasi kishte bërë vaksinën, ka ngritur dyshime mbi efektet e vaksinës.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili tha se doza e parë e vaksinës krijon antitrupa, por jo aq të mjaftueshëm sa për t’i bërë njerëzit imunë.

Ai theksoi në emisionin “Opinion” se trupi krijon imunitet të plotë vetëm 28 ditë pasi janë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19.

Doktor Pipero ka qenë dhe në ditën e fundit nga më të rrezikuarit se ka qenë në kontakt me të sëmurët. Në Izreal ka më shumë raste pasi është i vetmi shtet që ka vaksinuar 45% të  popullatës. Tek ne janë rreth 600 veta të vaksinuar me dozën e parë. Atë që dua të them është fakti që dallimi midis vaksinave dhe efekteve që ato japin. Në ditën e 7 dhe 17 me dozën e parë fillon të zgjohet imuniteti tek ne dhe mund të prodhojë disa anti-trupa nuk mjaftojnë për mbrojtjen ndaj virusit.

Vaksina MRNA që iu injektohet personave nuk është virus por janë përbërje proteinike të virusit të cilat nuk shkaktojnë COVID-19. Por, edhe pas bërjes së dozës së dytë nuk je i mbrotjur nga COVID-19, ajo arrihet minimumi pas javës së parë të dozës së dytë që i bie gati një muaj, 28 ditë, që vijon të jemi mbi 70% të mbrojtur nga virusi”, deklaroi Brataj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Shëndeti

A mund ta mposhtim përfundimisht kancerin?

Publikuar

-

Nga

A mund ta mposhtim përfundimisht kancerin?

Nga: Menia Koukougianni

Prej shtatë vjetësh, çdo Vit të Ri, dëshira ime është e njëjtë: kanceri të zhduket përfundimisht. Kështu ndodhi dhe këtë vit, pak kohë para se të ndeshja këtë libër, me titull provokues për zhdukjen e kancerit. Ma rekomandoi një mik, babai i një fëmije me kancer. Kështu që fillova ta lexoj në prag të atij Viti të Ri.

E mbarova për dy ditë. Një mjek shkruan për kacerin. Jo për patologjinë rreth kancerit, por për dështimin e sistemit për të zhdukur kancerin. Nuk mund të gjeja një faqe pa theksuar diçka. Kurioziteti i mjekut të ri për kërkimin, mënyra e vetme në të cilën qelizat kancerogjene mashtrojnë shkencën, mënyra e pashembullt që sistemi ynë imunitar lufton, lëvizshmëria e përjetshme e qelizave.

Çfarë është kanceri? Një qelizë, një proces, një mutacion, një kurs i pakontrollueshëm, një gjen i përjetshëm? E gjithë kjo së bashku dhe shumë më tepër.

Po shkenca? Mjeku? Unë u trondita nga përgjigjet e autorit. Ngjarjet që ai rrëfen, vendimet që duhej të merrte, mendimet dhe pyetja që nuk do të marrë përgjigje kurrë: Nëse?

Shëndeti është e mira më e madhe, por është gjithashtu para, përpjekje, kohë dhe ambicie. Shëndeti publik është një rezervuar i madh që kërkon para, shumë para. Mjekët janë njerëz me dobësitë e tyre, të mirat dhe të këqijat e tyre. Në shumë vende, autori përshkruan betejat e tij me mjekë të tjerë, të cilët nuk donin të rrezikonin, nuk donin të humbnin primatin e tyre, nuk donin të rrezikonin pagat dhe pozitat e tyre, nuk donin të dëgjonin, nuk donin të ndanin.

Në shumë vende autori flet për pacientët që humbi, sepse sistemi u vonua, burokracia mbizotëroi mbi vendimet mjekësore, kostoja shpëtoi jetë.

Ndihesha e çuditur kur lexoja. Nga njëra anë zemërimi dhe dëshpërimi, se jemi të humbur nëse mentalitetet nuk ndryshojnë. Nga ana tjetër, optimizmi se ka zgjidhje dhe nëse pengesat e paraqitura kapërcehen, shërimi, Ilaçi i kancerit, do të gjendet. Njeriu, nëse do, mund ta mposhtë kancerin. Sidomos sot, shkencëtarët, studiuesit kanë kaq shumë mjete. Teknologjia ka zgjidhur problemet e së kaluarës. Dituria është e arritshme për të gjithë.

LEXO EDHE:  Banesat e dëmtuara nga tërmeti/ Rama jep lajmin: Së shpejti do të…

LEXO EDHE:  Luli Basha’s anniversary/ 4 years from the protests under the tent, which he sold to Edi Rama

Pandemia na ka treguar se nëse të gjithë punojnë së bashku, akademia, industria farmaceutike, sistemet shëndetësore kombëtare dhe pacientët, ne mund ta mundim. Për vite me radhë, studiuesit në laboratorët e tyre kanë kërkuar përgjigje dhe zgjidhje.

Për vite me radhë shkencëtarët kanë kërkuar para, duke ndryshuar ligjet. Për vite me radhë pacientët u bëjnë thirrje mjekëve të tyre që të mos dorëzohen. T’i dëgjojë, të ndajë njohuri me ta. Burokracia, përshtatshmëria politike, vogëlsia e disave, kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. A mund të shkojmë një hap më tej?

Po, Vincent DeVita e thotë qartë. Të gjithë këta shkencëtarë që fituan nuk ishin as budallenj e as gjeni. Ata ishin këmbëngulës. Ata nuk iu bindën rregullave kur logjika e tyre, prova e laboratorëve të tyre, u tha atyre se rregulli ishte i gabuar. Ata ishin partnerë dhe po kërkonin informacion kudo. Kthimi prapa në historinë e kancerit ka shumë për të na mësuar. Kanceri i prek të gjithë. Kërkimet tregojnë se një në tre prej nesh do të përballet me kancer ose si pacient ose si i afërm i pacientit.  Koha nuk është aleate. Studiuesit në laboratorë janë./abc

*Menia Koukougianni drejton AMKE “Karkinaki”, e cila mbështet punën kërkimore-shkencore të komunitetit shkencor – mjekësor që merret me kancerin e fëmijërisë dhe adoleshencës, duke mbledhur fonde për të mbështetur qasjet inovative terapeutike për fëmijët dhe adoleshentët.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Lajm i mirë për ata që kanë kaluar Covid-in/ Alimehmeti publikon studimin e fundit

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë për ata që kanë kaluar Covid-in/ Alimehmeti publikon studimin e fundit

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit në rrjetet sociale, sa i përket atyre personave që kanë kaluar Covid.

Ai thotë se, bazuar te Agjencia Italiane e Medikamenteve, ata që e kanë kaluar koronavirusin kanë nevojë vetëm për një vaksinë dhe jo me parë se 6 muaj nga kalimi i covidit.

“Lajme te mira miqte e mi! Agjencia Italiane e Medikamenteve (AIFA) shprehet zyrtarisht se ata qe e kane kaluar Covidin kane nevoje vetem per nje vaksine dhe jo me pare se 6 muaj nga kalimi i covidit. Ky vendim shkon ne linje me te gjitha parimet imunologjike, pra qe ata qe e kane kaluar semundjen jane goxha te mbrojtur nga virusi” shkruan Alimehmeti në rrjetet sociale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Këtë 8 mars dedikoja shëndetit

Publikuar

-

Nga

Këtë 8 mars dedikoja shëndetit

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas është dita që që çdo vit i dedikohet historisë së grave, duke nënvizuar evenimentet dhe arritjet kryesore të tyre ndër shekuj, por në të njëjtën kohë synon të promovojë dhe të rrisë më tej ndërgjegjësimin për të drejtat e grave kudo në botë me qëllim arritjen e statusit të mundësive të barabarta për to në të gjitha sferat e jetës.

Tema e kësaj Dite Festive për vitin 2021 është zgjedhur të jetë: #ChooseToChallenge#ZgjidhTeSfidosh – sepse prej sfidave vjen ndryshimi. Ne të gjithë mund të zgjedhim të sfidojmë dhe të luftojmë  paragjykimet dhe pabarazinë gjinore. Le të kontribuojmë të gjithë në krijimin e një bote gjithëpërfshirëse, prandaj zgjidh sot të Sfidosh.

Krahas mirënjohjes dhe respektit që kjo Ditë evokon për të gjithë nënat, bashkëshortet, motrat,vajzat tona po aq e rëndësishme është edhe të kujdesemi për mirëqënien dhe shëndetin e tyre në çdo ditë të vitit sepse shëndeti i gruas është shumë i rëndësishëm për shoqërinë sepse është i lidhur drejtpërdrejt  me shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve, familjes dhe të komunitetit në tërësi.

Gratë kanë evoluar shumë ndër shekuj dhe po kështu ka evoluar edhe mënyra e jetesës së tyre drejt të jetuarit të tyre sa më shëndetshëm. Mjafton të përmendim faktin që në vitet 1900, jetëgjatësia e një gruaje ishte rreth 50 vjeç, ndërkohë në mijëvjeçarijn e fundit jetëgjatësia është rritur shumë, duke shkuar rreth mbi 70 vjeç, numër ky që vjen në rritje vit pas viti. Një ndër sloganët e famshëm dhe të njohur thotë “Gra të shëndetshme / Botë e shëndetshme”, slogan që mishëron më së miri rolin e rëndësishëm që gruaja luan në shoqëri.

LEXO EDHE:  E sulmojnë për rikthimin në politikë/ Patozi: Çfarë posti kërkon më Meta, pse ankohen për ne

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 21 dhjetor 2020

Kujdesi për veten dhe shëndetin e Gruas është investimi që ato bëjnë për të ardhmen e tyre dhe të të dashurve të tyre, prandaj sot më shumë se kurrë sidomos edhe në kohët e vështira që gjithë bota po përjeton si pasojë e pandemisë nga COVID-19 kujdesi ndaj shëndetit duhet të jetë prioritet maksimal.

Kjo është edhe arsyesja që Spitali Hygeia nën moton “Gjithçka për Shëndetin e Gruas” kërkon të përcjellë edhe këtë 8 Mars te të gjithë gratë shqiptare mesazhin se “Një Grua e shëndetshme = Familje & Komunitet i Shëndetshëm”.

Në kuadër të Festave 7 & 8 Mars, gjatë gjithë muajit Mars, Spitali Hygeia ja dedikon këtë muaj Shëndetit të Gruas, duke ofruar Paketën e Kontrollit me çmimin ofertë 7.000 lekë, paketë ku përfshihen ekzaminimet si më poshtë vijon:

  • Vizitë Gjinekologjike
  • Eko Gjinekologjike
  • Pap-test
  • Mamografi

Spitali Hygeia: 04 23 90 000

www.hygeia.al

Facebook:@hygeia.hospital.tirana

Instagram: #spitalihygeiatirane

LEXO TE PLOTE