Aktualitet
Infektimi i Piperos pas vaksinës/ Bino: Trupi krijon mbrojtje pas dozës së dytë

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ka komentuar infektimin me COVID të mjekut Pëllumb Pipero pas 14 ditës që kishte bërë dozën e parë të vaksinës duke thënë se kjo është diçka që mund të ndodhi pasi me dozë e parë të vaksinë organizmi i njeriut nuk ka krijuar të gjitha antitrupat që duhen për të qenë i mbrojtur.
Bino tha se trupi krijon mbrojtje pas dozës së dytë të vaksinës që bëhet me diferencë kohë 21 ditë nga e para.
“Kjo mund të ndodh pasi organizmi nuk mund të krijojë antitrupa mbrojtës menjëherë pas dozës së parë dhe e gjithë kjo periudhë deri në marrjen e dozës së dytë mund të shërbejë si rast infektimi. Për këtë pas vaksinimit duhet të jemi sa më të kujdesshëm, menjëherë pas vaksinimit nuk jemi të mbrojtur.
Doza e dytë është pas tre javës, ku organizmi mund të ketë krijuara antitrupa. Doza e parë nuk krijon mbrojtje totale, do të duhet deri në dy javë ku mund të filloj të krijojë antitrupa, kjo varet nga organizmi”, tha Bino./CNA.al