Connect with Us

Infektimi i Piperos me Covid/ Drejtoresha e ISHP: Nuk dyshojmë në cilësinë e vaksinës

Shëndeti

Infektimi i Piperos me Covid/ Drejtoresha e ISHP: Nuk dyshojmë në cilësinë e vaksinës

Publikuar

-

Infektimi i Piperos me Covid/ Drejtoresha e ISHP: Nuk dyshojmë në cilësinë e vaksinës

Drejtoresha e ISHP Albana Fico ka hedhur poshtë aludimet për cilësinë e vaksinave Pffizer, pasi mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv ditën e sotme, ndonëse kishte marrë dozën e parë, para dy javësh.

Fiço tha se pas dozës së parë ka një mbrojtje pjesore, dhe se kujdesi duhet të jetë i njëjtë, maskë dhe distancë.

Sipas saj, trupi i njeriut nis të krijojë antritrupat e parë 12 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, dhe është i mbrojtur nga virusi një javë pas dozës së dytë.

“Do ta kisha të vështirë të pohoja situatën, sidomos kur vjen puna për prof.Piperon. Nuk jam as në pozicionin si drejtuese, apo si mjeke, për të pohuar rastin. Doktorit i urojmë shërim të shpejtë, pavarësisht faktit që Covid-i është një sëmundje që ka një kohëzgjatje të caktuar. Vaksinat hyjnë në kategorinë e barnave, dhe si të tilla futen në vende të ndryshme sipas një rregullatori, i cili është përgjegjës për sigurinë e vaksinës. Në Shqipëri vaksina Pfizer ka hyrë me leje, në kushte optimale. Ne nuk dyshojmë te Pfizer, dimë që ka ardhur në kushte optimale. Nga ISHP është transportuar në vendin e vetëm që kemi sot, Arenën Kombëtare dhe është aplikuar”, tha Fico.

E pyetur nga gazetarja nëse mund të ndodhë që një njeri të infektohet, ndonëse ka nisur procesin e vaksinimit, Fico u shpreh se “Po. Kur një vaksinë vjen, ose studiohet, ka diçka që quhet sensitiviteti i vaksinës. Pra, sa sensitiv është trupi në krijimin e kundërtrupave kur bën dozat e vaksinës. Vaksina Pfizer është në grupin e vaksinave, të cilat përdorin ANN mesagjere dhe ka dy doza me diferencë 7 ditësh. Ajo që është parë nga punimet klinike të tyre është që pas dozës së parë përtej 12 ditëshit nga bërja e vaksinës ka një mbrojtje pjesore në 52% të rasteve. Ndërsa me aplikimin e dozës së dytë, pas një jave, fillon rritja e kundërtrupave deri në 95%. Ne jemi në një situatë kur njerëzit që janë vaksinuar me dozën e parë, qëndrojnë të përballen me një infeksion nga Covid-19 dhe kjo është arsyeja që ne kemi ngulur këmbë që edhe gjatë procesit të vaksinimit, edhe pas, duhen zbatuar rregullat, maska dhe distanca. Kjo është e vërteta. Ky nuk është vetëm fenomen shqiptar. Është një fenomen i njohur, por që nuk cenon efikasitetin e vaksinës, që përveçse nga kushtet si prodhohet e ruhet, ka dhe një element tjetër, që për faktin që është me dy doza, ndërtimi i anti-trupave ndodh në një distancë 12-ditore nga doza e parë dhe pas një jave nga doza e dytë.

LEXO EDHE:  Manastirliu flet me shifra/ Tregon sa mjekë dhe infermierë janë vaksniuar deri tani

Ajo që dimë është pas dozës së parë nga dita e 12 fillon një mbrojtje paraprake, ndërsa pas dozës së dytë, një javë më pas, nis mbrojtja”, deklaroi ajo./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Shëndeti

‘Boom’ rastesh me Covid/ Rreth 900 të infektuar në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

‘Boom’ rastesh me Covid/ Rreth 900 të infektuar në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer  3369 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 892 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 19 viktima

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
374 raste në Tiranë, 55 në Fier, 47 në Vlorë, 45 në Durrës, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Krujë, Berat, nga 25 raste në Kavajë, Lushnje, Kuçovë, 23 në Librazhd, 22 në Gjirokastër, 17 në Mallakastër, 15 në Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Mirditë, 10 në Përmet, nga 9 raste në Sarandë, Shijak, nga 8 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, nga 7 raste në Kamëz, Tepelenë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Devoll, Has, Malësi e Madhe, Peqin, 3 në Vorë, nga 2 raste në Pogradec, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Pukë, Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Bulqizë, Memaliaj, Maliq, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Mati, të moshave 48-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Manastirliu flet me shifra/ Tregon sa mjekë dhe infermierë janë vaksniuar deri tani

LEXO EDHE:  Dalin shifrat/ Ja sa doza vaksine anti-Covid kanë siguruar vendet e Ballkanit përmes Covax

Statistika (2 Mars 2021)
Raste të reja ditore 892
Të shëruar në 24 orë 760
Të shtruar në spitale 650
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 3369

Testime totale 472,868
Raste pozitive 108,823
Raste të shëruara 71,173
Raste Aktive 35,815
Humbje jete 1,835

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23123
Fier 2657
Vlorë 1789
Durrës 1651
Shkodër 1357
Gjirokastër 1140
Elbasan 917
Korçë 865
Berat 840
Lezhë 790
Dibër 347
Kukës 339

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Qendër e re shëndetësore në Katund Sukth/ Manastirliu: Moment delikat, duhet gatishmëri dhe kujdes i shtuar

Publikuar

-

Nga

Qendër e re shëndetësore në Katund Sukth/ Manastirliu: Moment delikat, duhet gatishmëri dhe kujdes i shtuar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar Qendrën e re Shëndetësore në Sukth- Katund i Ri, e rehabilituar në kuadër të Programit të 300 Qendrave Shëndetësore, e cila i shërben 4 mijë banorëve të kësaj zone.

“Tashmë me përmirësimin e infrastrukturës së 300 qendrave shëndetësore, ne do të vijojmë me kujdesin dhe mbështetjen për grupet në nevojë, duke i kthyer qendrat shëndetësore në qendra që ofrojnë shërbim dhe kujdes socio-shëndetësor”, nënvizoi Ministrja.

Duke e konsideruar moment delikat të pandemisë, Manastirliu ka kërkuar gatishmëri të shtuar nga ana e stafeve mejkësore, ndërsa tha se pavarësisht se vaksinimi po intesifikohet, nuk duhet ulur vigjilenca për zbatimin e masave të thjeshta.

“Është një moment delikat, është një moment që kërkon shumë angazhim. Dhe kërkon që gatishmëria të jetë e shtuar, pasi, pavarësisht faktit që ne kemi filluar vaksinimin dhe tashmë përfundojmë stafet mjekësore dhe gjithashtu jemi shtrirë në grupmoshat +80 vjeç, patjetër që duhet të vijojë kujdesi i shtuar për zbatimin e masave të thjeshta”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Cilësia e Kryesisë së PD-së/ Murrizi: S’vlejnë as për kryepleq fshati

LEXO EDHE:  Trump dhe Biden, përplasje për vaksinën e koronavirusit

Me programin e 300 qendrave shëndetësore, janë rehabilituar 20 qendra dhe ambulanca në qarkun e Durrësit, me të njëjtën cilësi, si në qendër dhe zonat periferike.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

U shfaq entuziast për rënien e shifrave/ Brataj reagon pas “kryqëzimit”

Publikuar

-

Nga

U shfaq entuziast për rënien e shifrave/ Brataj reagon pas “kryqëzimit”

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj iu është përgjigjur të gjitha akuzave, pas deklaratës së tij ditën e djeshme, se shifrat e infektimeve në vend kanë rënë, dhe për këtë nuk është e nevojshme një mbyllje e vendit.

Brataj thotë se të gjithë ata që e kryqëzojnë janë askushi në vendet nga flasin, dhe nëse vërtetë do ta kishin dashur vendin e tyre nuk do të ishin larguar prej tij.

Postimi i plotë i Bratajt:

Sqarim! Duke marë shkas nga postimi në faqen Mjekët shqipëtar në luftën kundër coronavirusit të ri, Covid-19, po ju pergjigjem disa pyetjeve, ironive, akuzave apo sygjerimeve të disave prej tyre! Në një intervistë timen dje në mbrëmje referova të dhënat e deritanishme dhe njëfarë entuziazmi që këto shifra nuk ishin më në rritje, përkundrazi kishte një rënie të lehtë të tyre.

Incidenca dy javore është 495 raste nga 525 të infektuar për 100.000 banorë. Incidenca një javore nga 1112 kaloi në 905 javën e fundit. Indexi spitalor javor nga 17 në fillim të shkurtit në 8 në javën e fundit të muajit. Numri i thirrjeve drejt 127 nga 2.500 zbriti nën shifrën 2.000 në 24 orë.

Numri i vizitave në banesë nga urgjenca 127 nga 550-600 në ditë, dy javët e kaluara po zbret poshtë 500. Numri të shtruarve në spital nga 127 ka qenë mbi 100 në ditë, në këtë moment ka zbritur në 83.

Gjendja është kritike, arritëm shifra shumë të larta në muajin shkurt, duke pasur edhe shumë humbje jete. Duhen respektuar masat, ndoshta duhen ashpërsuar, kjo po monitorohet çdo ditë. Ajo që më bën entuziast është fakti që ka një lloj qëndrueshmërie, jo rritje, përkundrazi një ulje të lehtë të shifrave. Unë jam optimist dhe çdo tregues pozitiv dua ta ndaj me qytetarët.

Kjo ishte pak a shumë përmbajtja e intervistës time. Nuk e kuptoj që persona që nuk jetojnë këtu, nuk e njohin sistemin tonë shëndetësor, nuk kanë drejtuar ndonjëher institucione apo evente të tilla indinjohen kaq shumë!

Nuk gjej etike intervistën time me fotografi në një grup ku mendohet të jenë profesionistë mjeksor. Në këtë grup ka shumë njerëz që nuk janë personel mjeksor, ka politikanë, ka profesionistë të tjerë, që nuk më krijojnë asnjë problem. Më vjen keq që ky grup është larguar nga objektivi i dhënies së ndihmës dhe shkëmbimit të eksperiencës në kohë pandemie. Fatkeqësisht kjo pandemi korrispondon me zgjedhjet dhe sigurisht tensionet janë shumë të mëdha.

Më vjen keq për përçmimin dhe përgjegjësinë që u ngarkohet profesionistëve shqipëtarë edhe pse antëtar të komitetit, nga profesionistë që nuk e njohin realitetin shqipëtarë. Disa prej tyre kanë shkopin magjik dhe në këtë moment Shqipëria do të ishte jashtë pandemisë mjaftonte të ndiqeshin këshillat e tyre! Sa do të dëshiroja të ishte kaq e thjeshtë!

Jetojmë pandeminë botërore më të madhe të historisë dhe disa prej tyre kërkojnë të jetojnë sikur të mos ketë ndodhur asgjë!

Jetojmë në një presion të përditshëm ku çdo shqipëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë të ka shënjestruar me ngjyrën politike që atij i intereson. Çdo ditë të nxjerrin librin e shtëpisë, familjen, miqtë, bashkëpunëtorët të njohurit dhe këdo tjetër. Çdo ditë kolegë të angazhuar në politikë të bëjnë skanerin, por ja japin partisë për interpretim jo imazheristit!

Rrjete sociale të pozicionuara, ku kapen me lojë fjalësh nga bisedat dhe intervistat për memet e tyre dhe ja servirin qytetarëve për like! Opinionist dhe analist që të japin zgjidhje të pandemisë brenda dy orësh duke i servirur nëpër emisionet televizive, por edhe pas tridhjetë vjetësh askush nuk i ka dëgjuar! Media dhe televizione që gjetën emra mjekësh nëpër botë dhe na i shfaqën nëpër ekrane. Kolegë të nderuar, profesionistë që i shërbyen dhe shërbejnë me ekspertizën e tyre.

Mos të harrojmë edhe shumë jo ekspertët, të cilët filluan të okupojnë këto ekrane duke larguar të tjerët, të cilët filluan ta shërojnë Covidin vetëm me teste dhe tumin e cigares, apo mjaftonte të dëgjoheshin fjalët e tyre dhe çdo gjë do të kalonte. Sikur të thoshin të njëjtat fjalë në çdo intervistë! Disa prej tyre kërkojnë protagonizmin me fjalë të mëdha, me gishtin tregues duke gjetur fajtorët.

LEXO EDHE:  Vaksinimi anti Covid/ Berisha: Shqiptarët do të kenë nga 1000 doza pas çdo skandali

LEXO EDHE:  Nisja e vaksinimit/ Brataj tregon kur hiqen përfundimisht masat kufizuese

Nga ana tjetër mjekë dhe infermier të spitaleve Covid, të Urgjencave, të Q.SH-ve, që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri në tmerrin e sëmundjes, ballafaqimin me vdekjen, presionin e shoqërisë, presionin e mediave, presionin e familjarëve, presionin me stresin dhe burnout-in e tyre. Personel që nuk ka kohë të shikoj dhe të shkruaj, të ankohet, të çlodhet, të shkëmbejë eksperiencën. Personel që nga ferri largohet dhe tek ferri kthehet çdo ditë!

Së fundmi shpëtimtarët janë paraqitur me shumicë nëpër rrjete sociale! Grupe profesionistësh të cilët kanë dhënë një kontribut të shquar në shumë raste, por fatkeqësisht protagonizmi i ka rrëmbyer disa prej tyre duke u larguar nga objektivi. Disa prej tyre të larguar nga Shqipëria, të rehatuar, të frustuar aty ku janë kërkojnë të dëgjohen! Edhe pse aty ku janë askush nuk i dëgjon, ndoshta për mungesë experience! Disa prej tyre mendojnë se duke qenë administrator e kanë pronësi grupin e këtyre profesionistëve dhe mund të vendosin ata, kë të kryqëzojnë dhe kë të shpëtojnë!

Censura ka arritur deri aty sa nuk mund të kesh mendim ndryshe, nuk duhet të thuash atë që mendon, atë që është realiteti, por duhet ta shikosh çdo gjë me sytë e tyre,: Të zezë, të errët, katastrofë, kriminale, të gabuar! A thua se një grup injorantësh i mblodhën dhe i vunë ekspert të komitetit, i vunë si kuklla se duheshin të ngrinin dorën! A thua se duhen vënë në qendër të memeve, të grupeve, me emër dhe fotografi, për tu gjykuar nga mijëra veta anembanë botës! Administratorë të këtyre grupeve që të thonë se e kanë vendosur foton tënde për ballafaqim, por me liri të shprehuri pa asnjë limit, pa etik, pa deontologji!

Aty duhet kryqëzuar dikush, sepse fajin që erdhi virusi në Shqipëri e kanë ekspertët, fajin që nuk ikën virusi nga Shqipëria e kanë ekspertët! Fajin që sistemi shëndetësor ka tridhjet vjet në atë gjendje e kanë ekspertët! Profesionistë të të njëjtës kategori të gjykojnë për menaxhamin, terapinë, rehabilitimin e tjer. Këta profesionistë që i ndjekin privatisht pacientët dhe sapo rrezikohet jeta e tyre, ata i dërgojnë që ta humbin atë në spitalin publik!

Profesionistë që e kanë kuruar në banesë, janë paguar për shërbimin që kanë dhënë privatisht, por në momentin e përkeqësimit ata nuk kanë më faj, fajin e ka komiteti, e kanë ekspertët! Le ta zgjidhin ata pse humbasin jetën pacientët!

Kujtojë se në 30 dhjetor 2020 kur u dha mesazhi se në Shqipëri e kanë kaluar 50% e shqipëtarëve Covidin, personalisht u pozicionova kundër këtyre shifrave dhe koha më dha të drejtë! Për këtë, me ditë të tëra u kryqëzova si i pa aftë, jo specialist i fushës e tjer. Ku ishte ky grup?

Sot pozicionohem me të dhënat reale, me pandeminë dhe tragjedinë e sajë. Masat mund të ndryshojnë në çdo moment sipas situatës, por jo vetëm nga unë, jo vetëm nga ekspertët, jo vetëm nga Ministria, por nga Qeveria që analizon gjëndjen totale të shoqërisë shqiptare!

Në një vit pandemie nuk pashë patriot dhe vullnetarë të bluzave të bardha të ofroheshin, të vinin në atdheun e tyre qoftë edhe disa ditë, nuk pashë asnjë kërkesë, asnjë radhë! Nuk i gjykoj sepse kanë ndërtuar të ardhmen e tyre aty ku jetojnë. Por për ata që vetëm gjykojnë, nëse nuk na ndihmoni, mos na pengoni në punën tonë!

Me të metat, mangësitë, gabimet apo çfardolloj difekti ne jemi këtu në ndihmë të qytetarëve. Do të vazhdojmë ta kryejmë detyrën tonë derisa kjo sëmundje të zhduket. Koha do të gjykojë!

Dr.Skender Brataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE