Aktualitet
Infektimi i Pëllumb Piperos/ Shehu “ultimatum” Ministrisë së Shëndetësisë

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se Ministria e Shëndetësisë duhet të kërkojë nga Kompania Pfizer të verifikojë gjendjen bioaktive të atyre dozave vaksinash të arritura në Shqiperi.
Sipas tij, kjo nevojë lind pas infektimit të mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, 16 ditë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës. Shehu thekson se Ministria e Shëndetësisë duhet të kërkojë sa më parë një verifikim laboratorik nga Pfizer për këto doza e një certifikim te rezultateve,.
“Ministria e Shendetesise duhet te kerkoje nga Kompania Pfizer te verifikoje gjendjen bioaktive te atyre dozave vaksinash te aritura ne Shqiperi pa transparence!
Kjo nevoje nuk lind vetem nga infektimi Covid i kolegut mbas 16 dite te marjes se dozes se pare (te cilit i uroj sherim te shpejte e te plote), qe e ben kategorike kete, por dhe nga gjithe ajo “Odise” e mbuluar me mister dhe paregullsi ligjore.
E kam ngritur kete shqetesim qe diten e pare:
–Asnje medikament, aq me shume nje vaksine si kjo qe kerkon kushte shume speciale rruajtje, transporti e aplikimi nuk mund te futet e te perdoret pa Certifikaten e Origjines se mallit nga Kompania Farmaceutike qe e dergon e dokumentat e tjera te domosdoshme sipas ligjit.
–Termi i perdorur ne dogane “dorrazi” eshte anti ligjor, dhe te ben te mendosh per “kontrabande”.
–Agjensia e Kontrollit te Barnave, qe tregoi se realisht nuk egziston, duhej te kishte nje dosje te plote mbi te cilen te dilte Urdheri i Importit nga Titullari i Ministrise, si medikament i pa rregjistruar.
–Dhe per kete dokumentacion nuk ka asnje “konfidencialitet”, ka vetem detyrim ligjor per transparence deri ne publikim On line; asnje shtet i BE, donator e kompani farmaceutike serioze nuk mund dhe nuk do te kerkonte te kunderten.
–Eshte tjeter gje per ate qe mund ta kete paguar a sponsorizuar mallin, ajo eshte nje ceshtje tjeter dhe hyn ne kompetencat e organeve te tjera.
–Une kam ngritur alarmin e shkeljes se rregullave me elementare te “Sigurise medikamentoze” e “farmako vigjilences”, rregulla qe duhen respektuar me fanatizem, ndryshe se paku vihet ne dyshim siguria e efekshmeria e medikamentit.
Prandaj Ministria e Shendetesise duhet te kerkoje sa me pare nje verifikim laboratorik nga Pfizer per keto doza e nje certifikim te rezultateve, gje qe duhet bere public”, shkruan Shehu në një postim në rrjetet sociale./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...