LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falsifikonin testet e Covid dhe garancitë për në Gjermani/ Arrestohen 4 persona në Tiranë

27 Janar 2021, 07:42, Kronika CNA
Falsifikonin testet e Covid dhe garancitë për në Gjermani/

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe elektronike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ?Shtegtimi?, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. V., 34 vjeç, G. K., 44 vjeçe, K. Ç., 32 vjeçe dhe P. C., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë, me aktivitet tregtar biznes privat agjenci udhëtimi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga situata e pandemisë ??COVID-19??, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ??COVID-19?? dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ?Mashtrimi?, ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Fshehja e të ardhurave? dhe ?Mospagimi i taksave dhe tatimeve?.

Lajmet e fundit nga