Showbizz
“Është për intubim”/ Çiljeta Xhilaga nuk shkon në emision, babai i saj në gjendje të rëndë prej Covid-19

Çiljeta Xhilaga nuk ka marrë pjesë në emisionin e mëngjesit në “Wake up”, pasi ka bërë të ditur lajmin se i ati është në gjendje të rëndë shëndetësore prej Covid-19.
Lajmin e ka dhënë moderatori Isli Islami duke treguar se për shkak të koronavirusit, babai i këngëtares është për intubim. Kjo ka qenë arsyeja pse këngëtarja nuk ka munduar të bëhet pjesë e emisionit.
“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e Wake Up, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, tha Isli./ CNA.al