Connect with Us

E PABESUESHME/ Ja kujt i mbyll llogarinë Twitter, pas Donald Trump

Satire Politike

E PABESUESHME/ Ja kujt i mbyll llogarinë Twitter, pas Donald Trump

Publikuar

-

Është thuajse e pabesueshme, e mahnitshme ajo që ka ndodhur. Twitter, pas Donald Trump zbuloi edhe faktorin e rëndësishëm politik në Shqipëri, njeriun i cili me punën e tij të palodhur, me daljet e tij mediatike, me aktivitetin e pandalshëm në rrjetet sociale ka çmontuar qeverinë e Edi Ramës dhe mesa duket lidhja e Ramës direkt me Twitterin ka ndikuar që kundërshtarit më të madh të qeverisë t’i ndodhë gjëma.

Genc Pollos i kanë mbyllur Twitterin! Twitter ia mbylli llogarinë pasi zbuloi se Pollo mbështeti Trump, çfarë humbje e madhe për demokracitë botërore!

Çfarë është ky fat i zi për demokratët që nuk e dinë ku nuk e dinë ku ndodhet Pollo ka nja shtatë a tetë vjet që kur ka dalë në opozitë. Fshihet vrimave të PD, ende nuk ka marrë zonë elektorale dhe tani publikisht qan për Twitter se publikoi një video , kundër kryeministrit Rama. Në fakt, çdo ditë të gjithë eksponetët e PD publikojnë me dhjetëra video, edhe njerëz shumë aktivë si rasti i Jorida Tabakut, si rasti i Gazmend Bardhit, si rasti i Belind Këlliçit, si i Edi Palokës, por askush nuk qahet për Twitter-in.

Maksimumi Facebook mund tju heqë ndonjë video për shkak të të drejtave të autorit apo mbrojtjeve që bën kopmania Akromax në Shqipëri. Genc Pollos i kanë mbyllur Twitter dhe ky është një hall i madh që demokartët duhet ta zgjidhin, duhet të dalin në protesta para godinës së qeverisë, përpara AKEP. Të shkojnë dhe të shëmbin çdo godinë e cila nuk i çon një shkresë Twitter për të treguar se kush është i madhi Genc Pollo dhe pse atij nuk duhet t’i mbyllet Teitter-i.

LEXO EDHE:  A ishte i manipuluar emisioni i TV Klan, kundër konsulles shqiptare në Milano?

Ai me luftën e tij, me betejat e tij, me skandalet dhe tenderat e tij kur ka qenë ministër ka bërë atë që s e ka bërë askush, pa bërë asgjë ka qenë gjithë jetën në pushtet. Ky quhet Genc Pollo! Si mundet Twitter t’i mbyllë ciu ciu-t Genc Pollos, këtij zogu të vërtetë të fjalës së lirë dhe betejave të demokracisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Satire Politike

Efekti Berti Qerosi/ Mona fillon me këngët partizane

Publikuar

-

Nga

Lideri shpirtëror dhe udhëheqësi intelektual i shquar i fushatës së LSI në Korçë Berti Qerosi, ashtu siç pritej ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek Monika Kryemadhi, kryetarja legjendare e partisë së burrit të saj Ilir Meta.

Në takimin e fundit që pati Mona me Bertin duket se ngrohtësia, dashuria, fjala, magjepsja ndaj vlerave intelektuale dhe kapaciteteve gjeniale të Berti Qerosit do të kishin kaq shumë efekte tek Mona, askush nuk e besonte.

E pra, kështu ka ndodhur. Pas një bisede të gjatë “kokë më kokë”, ku janë shqyrtuar dhe janë diskutuar emër për emër kandidatët për deputetë, strategjitë elektorale, sukseset e pafundme që po ndodhin në Korçë, shpresën e madhe që ngjall Berti Qerosi si lider shpirtëror, i zgjedhuri i Monikës në rajonin e Korçës.

LEXO EDHE:  “Presidenti ynë tr*p, mesazh kundër Presidentit Trump”/ Kreshnik Spahiu bën reagimin e fortë

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Presidenti Trump do të ndalojë përkohësisht imigracionin

Më në fund edhe Monika nuk rezistoi më. Pasi zhvilloi disa takime sipas axhendës së përcaktuar nga Berti, Mona ka publikuar efektin e takimit me të. Nga një Mona që kafshonte veshë e godiste me çizme, është kthyer në Mona partizane. Asaj i janë kujtuar tingujt e filmit “Dimri i fundit” dhe me muzikën e tij brilante, ajo ka shoqëruar takimet e saj. Puth këtë e puth atë, puthu këtu e puthu aty, nuk dihet sa Covid ka shpërndarë dhe sa njerëz do vdesin pas takimeve me Monën, por mësohet se ajo ka thënë: Berti Qerosi më la gjurmë të pashlyera nga takimi me të, prandaj le të vdesi kush të dojë, le të rrojë kush të dojë, Berti Qerosi do jetojë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Të plasin çelozët/ Lulin do e votojnë edhe kinezët

Publikuar

-

Nga

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Lulzim Bashën nuk mund ta votojë gruaja, nuk e voton djali i xhaxhait por do e votojnë vllezërit dhe motrat kinezë.

Sipas një lajmi të dhënë sot nga zyra e propagandës të Lulit, vajza shqiptaro-kineze Tina Dang ka deklaruar votën e saj për Lulzim Bashën.

Nuk e dime, ky është amanet që nga koha e miqësisë shqiptaro –kineze, kur shoku Mao dhe shoku Enver u lidhën si dy vëllezër, apo ka lindur një dashuri e re nga kinezët për Lulzim Bashën ekskluzivisht.

Shpresojmë që Luli me premtimet e tij të edhe zgjidhjen globale të virusit kinez që ka bërë botën lëmsh.

Lulzim Basha njihet për afeksionet e tij ndaj kinezëve. Dikur premtoi investime të mëdha kineze në Tiranë, por kuptohet, si gjithmonë gënjeu.

LEXO EDHE:  E pabesueshme/ Çifti zbulon gjininë e bebit duke ndriçuar ndërtesën më të lartë në botë

LEXO EDHE:  Trump shkarkon këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton

Mësohet se pasi vajza kineze Tina Dang deklaroi se do votoj PD-në në Tiranë ka reaguar edhe i riu korean Sum Qim Mo.

Ai deklaroi se ka mbetur i befasuar nga puna e Opozitës në Elbason …..dhe do votoj patjetër për të!!/CNA.al

Tina Dang, votuesja kinezo-shqiptare e Lulit

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Ekskluzive/ Meta takon Berti Qerosin

Publikuar

-

Nga

Çelja e negociatave/ Meta bisedë online me Isabel Santos dhe Luigi Soreca

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga CNA.al pak ditë më parë, Ilir Meta u shfaq sot në Korçë.

Takimin kryesor Presidenti  i Rilindjes e ka zhvilluar me Berti Qerosin, intelektualin, personalitetin politik të rajonit të Korçës, strategun elektoral të LSI.

Të pranishëm në takim ka qenë edhe Tedi Blushi dhe kandidati lider i LSI në Korçë, Endrit Braimllari.

Në këtë takim është diskutuar mjaft gjerë për largimet nga LSI, pra ato të të vjetërve dhe të rinjvë, për problematikat që kanë në këtë qark, si u iku avokati biznesmen dhe u kthye me një telefonatë të Ilir Kullës e shumë të tjera si këto.

Gjithashtu Ilri Meta më pas ka zhvilluar një takim kokë më kokë dhe e ka larguar jashtë Blushin dhe Braimllarin.

Sipas Qerosit, mësohet se Iliri t’i ketë kërkuar  të vazhdojë fort fushatën e tij elektorale në mbështetje të LSI dhe fitores së saj të padiskutueshme. Dikur kryetari lokal u bë drejtor pa shkollë, mund të duket pak e roitur kryetarja, paska jashtë linje, rëndësi ka që LSI ta kemi të fortë, partia mbi të gjitha, theksoi Meta.

LEXO EDHE:  Një vaksinë kundër COVID, përballë mëdyshjesh dhe rezistence

LEXO EDHE:  Trump urdhëroi ndalimin e shkarkimit të aplikacionit/ Gjykatësi merr vendimin

Berti ka mbushur sytë me lot dhe i ka premtuar Ilirit se ska Flori më të mirë se ai.

Pas një puthje të fortë janë ndarë të dy, Berti ka rufitur i lumtur kafen e radhës dhe më pas ka dalë në shesh dhe ka bërtitir: Rroftë Ilir Meta dhe poshtë tradhtarët!/CNA.al

Berti Qerosi telefonon Ilir Kullën, i përgjigjet Ilir Meta

 

Zbulohet marrëveshja e Berti Qerosit me Monën

LRI në festë për Berti Qerosin/ Mona drejt Korçës

 

Monika Kryemadhi krenare për Berti Qerosin!

Një mandat për Berti Qerosin në Korçë

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: