LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Burri të respektojë gruan”! Kryemadhi “leksione” grave në Divjakë

27 Janar 2021, 10:25, Politikë CNA
“Burri të respektojë gruan”! Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me gratë në Divjakë.

Kryemadhi ka vlerësuar rolin e gruas duke theksuar se një nga prioritetet e LSI është fuqizimi ekonomik i saj.

?Gruaja është themeli i një familjeje dhe po ishte gruaja e fortë, po ishte në një komoditet për të jetuar, sigurisht edhe respekti mes burrit dhe gruas do të jetë i barabartë, por nga ana tjetër edhe fëmijët do të jenë më të ndjeshëm, më të mbarë dhe do të kenë mundësinë e një edukimi dhe shkollimi më të mire?, u shpreh Kryemadhi.

Ajo u ndal edhe tek bujqësia ndërsa tha se një tjetë rprioritet i LSI është që shqiptarët të hanë mirë dhe lirë.

?Këtu në Bashkinë e Divjakës faktikisht është një bashki që ka mundësi punësimi dhe zhvillimi të sektorit të turizmit jashtëzakonisht të mëdha, pavarësisht se çfarë ofron bujqësia në këtë zonë, që është një tjetër prioritet për ne, të cilin ne e prekim me kartën e fermerit, me TVSH-në për prodhimet, jo përsa i përket TVSH-së direkte, por përsa i përket konsumimit që shqiptarët të hanë mirë dhe lirë. Pra, të hanë prodhimet vendase dhe pse jo për të konkurruar prodhimet e huaja, po ashtu edhe për të bërë një barrierë për prodhimet e importit. Kujtojmë këtu që 30 për qind e kërkesës për ushqime që kanë shqiptarët, ne i plotësojmë me prodhimet tona vendase?, tha Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga