LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blindohet Partizani, Hasani dhe rikthime në ekip para "finales" me Vllazninë

27 Janar 2021, 13:31, Sport CNA
Blindohet Partizani, Hasani dhe rikthime në ekip para "finales"

Blerja më e re e Partizanit, Ferhan Hasani kreu sot seancën e parë stërvitore me ?demat?. 30-vjeçari i është bashkuar skuadrës në kompleksin sportiv ?Football Republic?.

Tetovari pritet me shumë interes se si do të paraqitet me 16-herë kampionët e Shqipërisë pasi konsiderohet si njëri prej lojtarëvë më të mirë të afruar te të kuqtë në vitet e fundit.

Një lajm i mirë për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja është rikthimi i mesfushorit Jurgen Bardhi. 23-vjeçari shleu pezullimin në ndeshjen me Teutën për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në derbi.

Ai do të marrë vendin e Valentino Muratajt, i cili mungon në sfidën e ardhshme kundër Vllaznisë për shkak të kartonit të kuq në Durrës.

Lajmet e fundit nga