LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE po luan pisët në “luftën” e vaksinave

27 Janar 2021, 08:24, Blog CNA
BE po luan pisët në “luftën” e vaksinave

Nga Fraser Myers ?Spiked Riview?

Gara e vaksinave është e shëmtuar. Vërtet e shëmtuar. Burime të qeverisë gjermane kanë përdorur shtypin gjerman për të shpërndarë lajme të rreme në lidhje me efikasitetin e vaksinës Oxford/AstraZeneca, ndërsa Bashkimi Evropian ka kërcënuar të bllokojë eksportet e vaksinës Pfizer në Britaninë e Madhe.
Derisa të ndodhnin këto që sapo thashë, shumëkujt mund t?i falej po të pyeste nëse BE-ja do të merrte pjesë në garën e vaksinave, pasi Britania e Brexit e ka tejkaluar shumë unionin në lidhje me shpërndarjen vaksinës.

Në fakt, mbrojtësit e qëndrimit tonë nëBE (me sa duket njerëz të tillë ekzistojnë ende) na kanë siguruar se nuk kishte asgjë të keqe me ritmin më të ngadaltë të Evropës kontinentale me shpërndarjen e vaksinave anti-Covid. ?E çfarë gjëje e mrekullueshme është të vaksinohesh i pari?-tallej një analisti në ?The Guardian? ditën kur u vaksinuan britanikët e parë. Ndoshta më pak të vdekur? Një fund të masave të bllokimit? Një zëdhënës i qendrës së menaxhimit të krizës kundër Covid-19 në Belgjikë, sugjeroi që vendi i tij (që ka pësuar numrin më të madh të vdekjeve nga Covid-19 për frymë në të gjithë botën) ka mundësinë t`a ngadalësojë procesin e vaksinimit pasi masat kufizuese po funksionojnë mirë.

Një eurodeputet, me sa duket i bindur se shpërndarja kishte nevojë për më shumë pengesa, i ka bërë kërkesë Komisionit Evropian qëtë gjitha automjetet dhe kutitë që shpërndajnë vaksinat tëjenë të stampuara me flamurin e BE-së. Dhe është e lehtë të shpjegohet pse mbështetësit e BE-së në Britani, do të dëshironin t`a shmangin këtë temë. BE mori përsipër 2 aspekte kryesore të procesit të vaksinës -blerjen dhe miratimin – dhe që të dyja këto kanë krijuar vonesa të pakuptimta me pasoja vdekjeprurëse.

Agjencia Rregullatore e Medikamenteve dhe Produkteve Shëndetësore në Britaninë e Madhe (MHRA) ishte agjencia e parë në botë që e miratoi vaksinën Pfizer, që më2 dhjetor 2020, 20 ditë para Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA),duke i dhënë një avantazh të madh Mbretërisë së Bashkuar. Pastaj, më 30 dhjetor, MHRA miratoi vaksinën Oxford/AstraZeneca, që nuk është miratuar ende nga Bashkimi Evropian. Edhe procesi i blerje së vaksinave ka hasur në probleme. Në fund të vitit të kaluar, gjermania?Der Spiegel? paralajmëroi se sasitë në dispozicion do të ishin të vogla. BE-ja kishte siguruar blerjen e vetëm 300 milion dozave të vaksinës Pfizer, e vetmja që kishte marrë miratimin në atë kohë. Dhe përkundër faktit që vendet anëtare të BE-së kishin rënë dakord të bëheshin bashkë në procesin e prokurimit, në fillim të këtij muaji u zbulua se Gjermania kishte blerë 30 milion doza shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech, prapa shpinës së të gjithëve.

Pastaj javën e kaluar, kompania AstraZeneca njoftoi se nuk do të jetë në gjendje të prodhojë në kohën sasinë e vaksinave që ka porositur BE. Bashkimi Evropian duhej të merrte 100 milion doza në tremujorin e parë të këtij viti. Por tani, një zyrtar i lartë i Brukselit ka frikë se mund të dorëzohen vetëm 31 milion doza. Unioni ka fajësuar kompaninë AstraZeneca për problemin e furnizimit, por në fakt kjo është një katastrofë e ?gatuar? në Bruksel. Siç ka theksuar Robert Peston i ITV, Mbretëria e Bashkuar nënshkroi një marrëveshje me AstraZeneca që në muajin maj 2020, 3 muaj para se t`a bënte BE-ja, duke i dhënë kompanisë 3 muaj kohë shtesë për të zgjidhur problemet me zinxhirin e furnizimit të Britanisë së Madhe.

Në qershor, AstraZeneca arriti marrëveshje paraprake me Aleancën Gjithëpërfshirëse të Vaksinave – të përbërë nga Gjermania, Holanda, Franca dhe Italia. Por më pas, Komisioni Evropian mori përsipër negociatat në emër të gjithë anëtarëve të BE-së, duke u angazhuar në 2 muaj bisedime shtesë, që nuk sollën në fakt asnjë ndryshim thelbësor në marrëveshje.

BE po paguan tani koston e asaj kohe të humbur. Dhe përballë këtij dështimi, BE dhe Gjermania, po tentojnë të fshehin fajin e tyre. Burime të qeverisë gjermane e informuan gazetën ekonomike ?Handelsblatt? të hënën në mbrëmje, se vaksina Oxford/AstraZeneca ishte vetëm 8 për qind efektive tek njerëzit e moshuar. Kjo do të ishte shkatërrimtare për shpërndarjen që ka planifikuar Gjermania, por më shumë për Britaninë, e cila tashmë ka vaksinuar miliona njerëz të pambrojtur, duke përdorur pikërisht vaksinën e zhvilluar në shtëpi. AstraZeneca e mohoi menjëherë këtë lajm. Dhe pasi lejuan përhapjen e këtij mashtrimi brenda natës – autoritetet shëndetësore gjermane deklaruan se burimet kishin ngatërruar shifrat:?Rreth 8 për qind e pjesëmarrësve në testet e efikasitetit të vaksinës së AstraZeneca, ishin të moshës 56-69 vjeç, dhe nuk rezulton të ketë një efikasitet prej vetëm 8 për qind midis të moshuarve.?

Të martën, BE i ka kërkuar Pfizer se duhet të sigurojë lejen e unionit, para se të eksportojë dozat e vaksinës nga fabrika e saj belge drejt Britanisë. Madje,Gjermania ka sugjeruar që eksportet e vaksinave të bllokohen për të siguruar më parë furnizimin e BE-së. Qeveria britanike thotë se është e sigurt se do të përmbushë objektivin e saj për të vaksinuar më të rrezikuarit deri në mesin e muajit shkurt. Dhe sasitë e vaksinës së Oxford /AstraZeneca që ka porositur Britania janë të paprekura. Gjithsesi, ndërhyrja e BE-së ka vënë në dyshim fazat e mëvonshme të fushatës së vaksinimit. Pasi ka dështuar me programin e saj të vaksinimit, BE dëshiron tani të sabotojë programin britanik të vaksinimit./Përshtatur ga CNA.al

Burimi: https://www.spiked-online.com/2021/01/26/the-eu-is-playing-dirty-in-the-vaccine-wars/

Lajmet e fundit nga