LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhi nxjerr videon me përgjime/ Qeveria më e korruptuar në historinë e Shqipërisë

27 Janar 2021, 08:31, Politikë CNA
Bardhi nxjerr videon me përgjime/ Qeveria më e korruptuar në

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku kujton përgjimet e publikuar vitet e fundit që kanë implikuar njerëzit e qeverisë Rama.

Sipas Bardhit, kjo është qeveria më e korruptuar dhe më e keqe në historinë e Shqipërisë Ai thekson se askush s?e beson më Ramën dhe shqiptarët do votojnë për ndryshimin.

?Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.
Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë. Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t?i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin?, shkruan Bardhi bashkëngjitur videos./CNA.al

Lajmet e fundit nga