Sport
Vllaznia nuk ndalet në merkato, arrin akordin me një lojtar cilësor

Pas dështimit me Klodian Gjinon, kryesuesit e Vllaznisë kanë gjetur mesfushorë në Malin e Zi. Bëhet fjalë për futbollistin Milosh Kaleziç, i cili së fundmi ishte pjesë e OFK Titograd në kampionatin malazez, ku numëron 17 paraqitje, dhe 1 gol të shënuar.
Mësohet se palët kanë arritur akordin, teksa prezantimi pritet të vijë ditën e nesërme. Gjatë karrierës së tij, 27-vjeçari është aktivizuar edhe me Buduçnost, Mogren, Grbalj, Samorin, Iskra, Sloboda Tuzla dhe Petrovaç. Me afrimin e Kaleziç mesfusha e shkodranëve duke e kompletuar.