Connect with Us

Vaksina anti-Covid/ BE rrit kontrollin për eksportin

Bota

Vaksina anti-Covid/ BE rrit kontrollin për eksportin

Publikuar

-

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të ashpërsojë rregullat për eksportet e vaksinave për koronavirus, të cilat janë të prodhuara në bllokun evropian, pas mospajtimeve me kompaninë AstraZeneca, e cila planifikon të ulë furnizimin.

Javën e kaluar, AstraZeneca ka njoftuar BE-në se nuk do të mund të përmbushë synimet për furnizim, për shkak të problemeve me prodhim.

Kompanitë Pfizer/BioNTech po ashtu kanë thënë se do të ulin numrin e vaksinave të prodhuara, çka nënkupton se do të ulet edhe procesi i vaksinimit në BE.

Furnizimi me vaksina është kthyer në çështje kritike, ndërkohë që shtetet tentojnë të ndalin numrin e madh të të infektuarve.

Problemi me furnizime që është nxitur nga AstraZeneca do të mund të ndikonte edhe në furnizimet e Mbretërisë së Bashkuar me vaksinë të kompanisë Pfizer, pasi kjo e fundit ka fabrikën në Belgjikë, për vaksinat e zonës evropiane.

Duke iu përgjigur komenteve të BE-së, ministri britanik për shpërndarje të vaksinës për koronavirus, Nadhim Zahawi, ka thënë të martën se shkalla e furnizimit është e “ngushtë”, mirëpo ka thënë se beson që AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech do të mund të ofrojnë sasi të mjaftueshme, ashtu që autoritetet britanike të përmbushin synimet e tyre.
Komisionarja për Shëndetësi e Bashkimit Evropian, Stella Kyriakides, ka thënë se 27 vendet e Bashkimit Evropian, “do të marrin çfarëdo veprimi që kërkohet për të mbrojtur qytetarët e vet”.

Bashkimi Evropian veçse është përballur me kritika për numër të vogël të vaksinave, të cilat i blen për të gjitha vendet anëtare.

Pse ka mospajtime?
Kyriakides ka thënë të hënën se bisedimet e së hënës me AstraZenecan “kanë qenë të pakëndshme, sepse ka pasur mungesë të qartësisë”.

“Shtetet anëtare të BE-së janë të bashkuara, zhvilluesit e vaksinave janë përgjegjësi shoqërore dhe kontraktuale, të cilat duhet t’i mbajnë”.

Komisionarja e Shëndetësisë ka paralajmëruar se “në të ardhmen, të gjitha kompanitë që prodhojnë vaksina kundër COVID-19 në BE, do të duhet të bëjnë njoftime më të hershme rreth asaj se kur duan t’i eksportojnë vaksinat në shtetet e treta”.

Kyriakides ka thënë se BE-ja ka kërkuar “plan të detajuar për furnizime me vaksina” dhe se takimi i ardhshëm me kompaninë do zhvillohet të mërkurën.

AstraZeneca, kompani britaniko-suedeze, me seli në Angli, ka thënë se “është duke bërë gjithçka që mundet për të ofruar vaksina për miliona evropianë sa më shpejt që është e mundur”.

Vaksina e saj për Evropë prodhohet kryesisht në Mbretëri të Bashkuar, ndonëse edhe qendra tjera në këtë kontinent janë duke prodhuar vaksinën.

AstraZeneca ka një fabrikë të madhe të prodhimit edhe në Indi.

Edhe kombet tjera, përfshirë Australinë dhe Tajlandën, kanë thënë se janë njoftuar për zvogëlime të furnizimit me vaksina.

Si po ndikojnë vonesat në BE?
Vaksina e kompanisë AstraZeneca, e zhvilluar nga Universiteti i Oxford-it, nuk është miratuar ende nga blloku evropian.

Mirëpo BE-ja ka një marrëveshje të nënshkruar nga muaji gusht për 300 milionë doza, me mundësi të furnizimit me 100 milionë vaksina shtesë.

LEXO EDHE:  Konfirmohen 234 raste të reja me Covid në Kosovë/ Arrin në 1528 numri i viktimave

Agjencia Evropiane e Ilaçeve pritet të miratojë këtë vaksinë në fund të muajit janar.
Dërgesat e para pritet të arrijnë më 15 shkurt, ndërsa deri në mars, vendet e bllokut evropian pritet të kenë 80 milionë vaksina të kësaj kompanie.

Megjithatë, javën e kaluar AstraZeenca ka njoftuar se ka zvogëluar “punimet në fabrikën për zinxhir të furnizimit në Evropë”, që nënkupton se numri i dozave të vaksinës për vendet e BE-së do të jetë më i vogël.

Fabrika, e cila gjendet në Belgjikë, mirëpo drejtohet nga një kompani partere, besohet se është shkaku i problemit.

Zyrtarët nuk kanë konfirmuar publikisht se sa e madhe do të jetë shkalla e zvogëlimit të sasisë së vaksinave, mirëpo Reuters ka raportuar se dërgesa do të zvogëlohet për 60 për qind.
Shtyrjet në vaksinim do të nxisnin dyshime të mëdha për zotimin e shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila pati thënë se BE-ja synon të vaksinojë 70 për qind të të rinjve deri në fund të muajit gusht.

Italia: Vonesat e vaksinave janë të papranueshme
Italia ka thënë se do të marrë hapa ligjorë kundër kompanive Pfizer dhe AstraZeneca rreth vonesave në dërgesa të vaksinave kundër COVID-19, në mënyrë që të sigurojë porosinë e kërkuar dhe të mos përballet me dëme, ka thënë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

“Ne jemi duke punuar ashtu që programi ynë i vaksinimit të mos ndryshojë”, ka thënë Di Maio për televizionin shtetëror RAI.

Më 22 janar, kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka thënë se vonesat e vaksinave janë “të papranueshme” dhe përbëjnë shkelje serioze të obligimeve të parapara në kontratë, duke thënë se Italia do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore.

Një zyrtar i lartë shëndetësor ka paralajmëruar se Italia do të duhet të rimendojë tërë programin e vet të vaksinimit, nëse vazhdon të ekzistojë për periudhë më të gjatë problemi me furnizim me vaksina.
I pyetur pse beson se kompanitë farmaceutike janë detyruar të njoftojnë për këto zvogëlime të furnizimeve, Di Maio ka thënë se mendon që ato thjesht kanë kafshuar më shumë sesa që mund të përtypin.

“Ne do të aktivizojmë të gjitha kanalet ashtu që Komisioni Evropian t’i detyrojë ata zotërinj të respektojnë kontratat”, ka thënë ai, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Kompania Pfizer ka thënë javën e kaluar se do të zvogëlojë sasinë e furnizimit të vaksinave në Evropë, meqë është duke bërë disa ndryshime që do të rrisnin më pas prodhimin.

Më 22 janar, edhe një zyrtar i lartë i ka thënë Reutersit se AstraZeneca po ashtu është informuar se Bashkimi Evropian do të zvogëlojë numrin e vaksinave që do të dërgojë te vendet e bllokut evropian për 60 për qind, për shkak të problemeve me prodhim./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Izraeli i shqetësuar për një marrëveshje të re me Iranin

Publikuar

-

Nga

Izraeli i shqetësuar për një marrëveshje të re me Iranin

Administrata e Presidentit Biden dhe zyrtarët evropianë vazhdojnë përpjekjet për të rihapur negociatat me Iranin në lidhje me një marrëveshje të re bërthamore, pavarësisht refuzimit të Iranit për të biseduar me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, siç raporton Linda Gradstein për Zërin e Amerikës nga Jeruzalemi, tensionet në rajon po rriten.

Tensionet midis Izraelit dhe Iranit janë rritur pas një sulmi ndaj një anijeje në pronësi të Izraelit dhe hakmarrjes së Izraelit ndaj objektivave iraniane në Siri. Udhëheqësit ushtarakë të Izraelit paralajmërojnë se ata do të veprojnë kundër të gjitha kërcënimeve të terrorizmit dhe zhvillimit të armëve bërthamore.

Përshkallëzimi vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe evropianët punojnë për të rifilluar negociatat me Iranin për një marrëveshje bërthamore. Izraeli kundërshtoi me forcë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe përshëndeti ish-Presidentin Trump për tërheqjen nga marrëveshja.

Sanksionet që rivendosi ish-Presidenti Trump kanë dëmtuar ekonominë e Iranit, por jo programin e tij bërthamor. Irani ka vazhduar të pasurojë uranium, shumë më tepër sesa ishte lejuar sipas marrëveshjes bërthamore, thotë Izraeli, si dhe u ka vendosur kufizime inspektorëve të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA).

“Nga pikëpamja izraelite është shumë e qartë. Është një marrëveshje shumë e keqe që u lejoi iranianëve të vazhdojnë me sistemin e tyre të pasurimit (të uraniumit). Tani ata kanë centrifuga shumë më të mira sesa kishin para marrëveshjes. Perëndimi i diellit është shumë pranë – mendoj se në vitin 2025 ata fillojnë të kthehen në normalitet dhe për shtatë vjet do të kenë të gjithë legjitimitetin për të vazhduar me projektin bërthamor”, thotë Yaakov Amidror, nga Instituti Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës.

Por disa zyrtarë të ushtrisë dhe zbulimit izraelit kanë shprehur mbështetjen për një kthim të Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore të Iranit, në kundërshtim me politikën e qeverisë izraelite.

LEXO EDHE:  Kocijançiç: BE nuk do korrigjimin e marrëveshjeve, por zbatimin e tyre

LEXO EDHE:  Nuk ndalen përpjekjet për të ikur/ Fillojnë të rriten aplikimet për azil të shqiptarëve, rekord në rajon

“Unë nuk mendoj se mund t’i besojmë Iranit, por kjo është arsyeja pse ka një marrëveshje. Dhe ka vëzhgues, vëzhgues të OKB-së. Dhe unë u besoj aftësive të zbulimit të Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit për të parë nëse iranianët do ta zbatojnë marrëveshjen”, thotë deputeti Omer Bar Lev.

Disa analistë ushtarakë izraelitë thonë se përpjekja e Iranit për armë bërthamore është pjesë e politikës së tij më të gjerë të jashtme.

“Irani në thelb po përdor një mega-strategji për t’u bërë një superfuqi rajonale, mbase një superfuqi globale. Së pari duke zhvilluar aftësitë bërthamore dhe së dyti, hegjemoninë në Lindjen e Mesme përmes mbështetjes së grupeve terroriste dhe të gjitha aktiviteteve të tyre në Irak, Siri, Liban dhe Jemen”, thotë Amos Jadlin, nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Ndërsa tensionet rajonale rriten, Shtetet e Bashkuara sulmuan gjithashtu objektivat e mbështetur nga Irani në Siri, përdorimi i parë i forcës ushtarake nga Presidenti Biden./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova mund t’i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Publikuar

-

Nga

Kosova mund t'i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVOX, përmes së cilës pritet të shpërndahen vaksinat për koronavirus në vendet e varfra, ka bërë të ditur se Kosova mund të furnizohet me këtë vaksinë deri në muajin maj.

Sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, në përditësimin e fundit të kësaj skeme, për raundin e parë të ndarjes së vaksinave, periudha kohore e shpërndarjes së vaksinave në Kosovë është nga shkurti deri në maj të këtij viti.

Në dërgesën e parë përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Kocijançiç: BE nuk do korrigjimin e marrëveshjeve, por zbatimin e tyre

LEXO EDHE:  BE, sinjal paralajmërues drejt Polonisë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë thënë në vazhdimësi se në muajin shkurt do të arrijë vaksina në Kosovë, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Mirëpo zyrtarë të kësaj kompanie i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende janë në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina./rel

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i 24 orëve në Kosovë/ Tetë viktima dhe rreth 500 të infektuar nga Covid

Publikuar

-

Nga

Shërbeu për 48 vite me radhë si pneumologe/ Humb betejën me koronavirusin një tjetër mjeke

Gjatë 24 orëve të fundiot në Kosovë, tetë persona kanë humbur betejën me Covid.

Nga 2,886 testime të realizuara, 488 persona rezultuan pozitivë për Covid-19. Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 270 persona janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 70.185 persona të infektuar me këtë virus, prej tyre 1.616 kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE