LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U ekzekutua me 5 plumba në Greqi/ Viktima pjesë e bandës së Çoles

26 Janar 2021, 09:33, Kronika CNA
U ekzekutua me 5 plumba në Greqi/ Viktima pjesë e bandës së

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit Mario Metaj, mbrëmë në Greqi.

Mësohet se viktima është emër i njohur për autoritetet greke por sidomos për blutë e Vlorës në Shqipëri.

27 vjeçari rezulton në listën e personazheve problematik të bandës së Çolës ku në vitin 2012 është arrestuar për një sërë grabitjesh.

Në vitin 2010 u grabit një bankë në qytetin bregdetar në kërcënimin e armës, ku një nga autorët e arrestuar ishte dhe Metaj. Nga operacioni ?Sfida 2? në atë kohë ranë në pranga edhe shtetasit Nardi dhe Joni Idrizi, të dy vëllezër të arrestuar 2 vite pas ngjarjes.

Ndërsa falë bashkëpunimit ndërkombëtar me strukturat e policisë së Greqisë, është bërë i mundur ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim Mili Veliko, i cili u akuzua për vjedhje me armë, të kryer në bashkëpunim. Më 26 gusht 2012 bashkë me Metajn u vu në pranga edhe Armando Likaj.

Sipas policisë në atë kohë, arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi nga hetimet ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në 10 raste, nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar, kanë vjedhur disa pika karburantesh, një kazino dhe bankën.

Emrat e mësipërm janë cilësuar rreth një dekadë më parë si anëtarë të bandës së re të Çoles, ku dikur bënte pjesë Zani Çaushi, i dënuar me burgim të përjetshëm. Dyshohet se përveç lidhjeve të afërta me ish-anëtarët e bandës së Çolës, disa nga personazhet e grupit ku bënte pjesë Metaj, mbanin edhe kontakte telefonike me të dënuarit që vuanin privimin e lirisë në burgje.

 

Lajmet e fundit nga