LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Spitalet rajonale janë në kaos si pasojë e mbingarkesës”/ Mjeku ngre alarmin

26 Janar 2021, 18:56, Aktualitet CNA
“Spitalet rajonale janë në kaos si pasojë e

Mjeku Erion Dasho, përmes një postimi në facebook, ka ngritur alarmin se situata në spitalet rajonale është në kaos si pasojë e mbingarkesës nga pacientët Covid.

Sipas mjekut familjarët e pacientëve refuzojnë transferimin në Tiranë dhe preferojnë trajtimin në shtëpi.

Dasho thekson se vdekjet e raportuara janë vetëm një fraksion i numrit të personave që kanë ndërruar jetë dhe numri real do të ishte po të shtohej dhe numri i të vdekurve në rrethe ose në shtëpi.

?Spitalet Rajonale në kaos si pasojë e mbingarkesës me pacientë të prekur nga COVID!

Familjarët e pacientëve refuzojnë transferimin në Tiranë dhe, kur nuk u ofrojnë vende në spitalin rajonal, preferojnë të trajtohen në shtëpi duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shkatërruar ekonominë!

7, 8 apo 9 humbjet e jetëve që raportohen çdo ditë janë vetëm një fraksion i numrit real të vdekjeve duke injoruar pacientët që vdesin në spitale rajonale, shtëpi, madje edhe në spitalet COVID (por që ministria dhe komiteti vazhdojnë t?i klasifikojnë si ?SARS-CoV-2 negativë?!

Ministria vazhdon të mbajë stadiumin hapur dhe ende nuk ka përfunduar 975 vaksinat e ?kontrabanduara? para tre javësh, kurse përqindja e rasteve që testojnë pozitiv në raport me rastet e testuara ka kaluar sërish mbi 25%!

Katastrofa shëndetësore e paralajmëruar prej muajsh të tërë është ulur këmbëkryq në Shqipëri këtë fund janari?, shkruan Dasho./CNA.al

Lajmet e fundit nga