LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkul pllaka, vër pllaka. Shkul pisha e mbill rrapa!/ Revoltohet Mentor Kikia: A ka urbanistë në këtë vend?

26 Janar 2021, 15:27, Aktualitet CNA
Shkul pllaka, vër pllaka. Shkul pisha e mbill rrapa!/ Revoltohet Mentor

Gazetari Mentor Kikia, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shpreh indinjatën për atë që po ndodh në Berat, restaurimin sërish të sheshit të qytetit, për ta bërë parking,  megjithëse është ndërtuar tre vjet më parë 3 milion euro.

I revoltuar Kikia, shkruan se përse çdo kryetar bashkie duhet të shkulë pllakat që ka vënë kryetari i mëparshëm?

A ka urbanistë në këtë vend shton ai, duke marrë si shembull rrugët e Romës, që nga koha e Musolinit.

Ky është sheshi i qytetit të Beratit. I ndërtuar tre vjet më parë, siç kam lexuar me nja 3 milion Euro investim. I shfaqur në TV me dhjetra herë si sukses i bashkëpunimit të qeverisë qendrore dhe asaj vendore. Tani po e prishin sërish, sepse do e bëjnë parking.

Ky parking mund të jetë vërtet i domosdoshëm në atë qytet, se vë në dyshim. Por kjo punë është fiks, po fiks punë shqiptarësh.

Më saktë punë hajdutësh do të thoja

Në çdo qytet, qepen e shqepen trotuare. Shkullen pllaka e ngulen pllaka. Shkulen pisha e mbillen rrapa. Aty ku është një stol druri, e bëjmë prej betoni e aty ku është prej betoni e vëmë prej druri.

Trotuaret, në vend që të riparohen nëse lëvizin ca pllaka, e shkulim nga e para, për të bërë tendera.

Bëjmë shtëpitë dhe dhe pastaj i shembim për të ndërtuar rrugët.

Shtrojmë rrugët, e pastaj hapim kanalet e ujërave të zeza. Pastaj të elektrikut e në fund të internetit.

A ka urbanistë në këtë vend apo jo?

A ka njerëz që të projektojnë sheshe e rrugë, që të jetojnë më shumë se 1 apo disa dekada?

Nëse duhej një parking aty, përse u shpenzuan 3 milion Euro për një shesh?

Përse çdo kryetar bashkie duhet të shkulë pllakat që ka vënë kryetari i mëparshëm?

Janë shtruar rrugët e Romës që nga koha e Musolinit dhe janë ende të paprekura, o trutharë!

 

 

Lajmet e fundit nga