LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifër e lartë për futbollin shqiptar, zbulohet rroga e frikshme e Ferhan Hasanit

26 Janar 2021, 12:49, Sport CNA
Shifër e lartë për futbollin shqiptar, zbulohet rroga e frikshme

Ferhan Hasani u prezantua paraditen e sotme tek klubi i Partizanit dhe do të jetë në dispozicion në ditët në vazhdim për trajnerin Ilir Daja. Lojtari, i cili më parë ka luajtur me Helsinkin dhe ka një vlerë prej 400,000 euro sipas Transfermarkt, do të jetë një vlerë e shtuar për ?Demat e Kuq?.

Edhe pse në moshë 30 vjeçare Hasani do të marë një trajtim të veçantë nga drejtuesit e Partizanit. Sipas burimeve jozyrtare nga ?Infosport?, sulmuesi do të përfitojë një pagë që varion nga 10,000-14,000 euro në muaj. Këto shifra mund të duken mjaft normale për vendet europiane, por për Shqipërinë cilësohen stratosferike.

Përvoja e Ferhan Hasanit me skuadrat e mëdha si Brondby dhe Wolsburg ka tërhequr drejtuesin Olsi Rama për ta sjellë në kryeqytet, me synimin për të përmbysur Vllazninë në luftën për titullin kampion.

Lajmet e fundit nga