Sport
Portier i ri dhe një brazilian, njihuni me dy goditjet e Skënderbeut në merkato

Skënderbeu ka zyrtarizuar së fundmi dy futbollistë të cilët do t’i bashkohen menjëherë skuadrës nën urdhrat e trajnerit Julian Ahmataj.
I pari është mesfushori Zhan Viktor Gonsalves.
Brazialiani 25-vjeçar së fundmi është aktivizuar në ligën e tretë portugeze me Uniao Santarem. Një lojtar qqë pritet të bëjë diferencën në kapionatin shqiptar.
Ndërkohë, i afruari tjetër në merkato është një portier. Bëhet fjalë për Bekim Rexhëpin, i cili vjen si një huazim nga klubi i Shkëndijes së Tetovës.
24-vjeçari nuk kishte hapësirat e duhura në Tetovë dhe tashmë do të provojë aventurën me bardhekuqtë teksa do të duelojë për një post titullari me Dajsinanin.
Kujtojmë se Rexhepi nuk është i vetmi i huazuar nga Shkëndija te Skënderbeu, pas me këtë formulë është afruar edhe Leard Sadriu./ CNA.al