LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas arma në Vlorë/ Plagoset një person në mes të qytetit

26 Janar 2021, 11:32, Kronika CNA
Plas arma në Vlorë/ Plagoset një person në mes të

Plagoset me armë zjarri një person në qytetin e Vlorës.

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës ?Land Rover?, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al 

Lajmet e fundit nga